5 këshilla për të organizuar dollapin tuaj në pranverë
 
Shperndaje
ikub#: 1702270084
Një sezon i ri po vjen dhe gardëroba ka nevojë për ndryshim.
Kjo është koha e përkryer për të organizuar dollapin tuaj duke larguar gjërat e dimrit dhe duke sjellë ato të pranverës.
 
Ja 7 hapa si ta arrini thjeshtë këtë gjë.
 
1-Investoni në varëse rrobash cilësore.
 
Zgjidhni ato sa më të holla dhe me veshje kadife pasi në këtë mënyrë nuk do të rrëshqasin rrobat sidomos ato të pranverës që pjesa më e madhe janë prej mëndafshi dhe tyli.
 
2-Pastroni gardërobën nga veshjet që nuk i përdorni më.
 
Nëse keni mbi 6 muaj që nuk i përdorni ato veshje, nuk i pëlqeni apo thjeshtë nuk ju bëjnë më atëherë është koha ti largoni nga gardëroba juaj.
 
3-Vendosni rrobat sipas prioritetit që keni.
 
Veshjet më të holla dhe për përditshmëri vërini përpara në mënyrë që ti keni më praktike se ato që vishni më rrallë.
 
4-Organizoni veshjet tuaja.
 
Vendosini ato sipas ngjyrave apo rasteve që i përdorni, në këtë mënyrë nuk do të humbisni kohë duke kërkuar një veshje të caktuar.
 
5-Përdoni kuti për të mbajtur veshjet që nuk ju duhen.
 
Organizojini ato nëpër kuti duke futur veshje, çanta apo këpucë që nuk ju nevojiten për përdorim të përditshëm.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: DOLLAPI GARDEROBA ORGANIZMI PRANVERE VESHJET

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved