5 gabime që duhet të evitoni në palestër
 
Shperndaje
ikub#: 1703020053
Jeni te sigurta se e dini kush është mënyra me e mire për tu stërvitur dhe te qëndroni ne forme pa bere gabime?
Cilat janë gabimet qe duhet te evitoni ne palestër? Ekzistojnë shume por janë te paktën 5 ato me te zakonshmet te cilat është mire ti njihni për te mos bere gabime gjate stërvitjes tuaj. Jeni te sigurta se e dini kush është mënyra me e mire për tu stërvitur dhe te qëndroni ne forme pa bere gabime? 
 
1. Mos harroni nxehjen
Te mos bëni nxehjen është një nder gabimet me te zakonshme. Nxehja është një faze e rëndësishme për çdo sport sepse i lejon trupin te përgatitet për sforcimin . Para se te filloni te stërviteni bëni te paktën 10 minuta nxehje.
 
2. Mos e teproni me intensitetin dhe ushtrimet
Sapo keni filluar stërvitjen tuaj ne palestër dhe pretendoni se për një jave te shihni rezultatet e para? Mos harroni kudo qe te stërviteni është e rëndësishme te ndiqni një stërvitje te ekuilibruar duke u treguar te durueshëm pa e tepruar me intensitetin dhe ushtrimet. Kur e shihni se jeni te lodhur mbase është momenti te pushoni. Te çoni ne ekstrem rezistencën tuaj mbi te gjitha ne fillim është e rrezikshme për shëndetin.
 
3. Te mos pini ujë
Një nder gabimet me te zakonshme ne palestër është ajo qe te mos konsumoni ujë. Mos harroni te pini shume ujë edhe gjate stërvitjes trupi juaj për një ore do te nxjerre jashtë rreth 1 litër e gjysme lëngje kështu qe është e rëndësishme te mbani te hidratuar organizmin.
 
4. Te mos jeni konstant dhe te rregullt ne stërvitje
Te pretendoni te shkoni ne palestër çdo 10 dite dhe te shihni rezultate ne trup është e gabuar. Këshillohet e bëni aktivitet fizik ne mënyrë konstante dhe te ekuilibruar te paktën 3 here ne jave.
 
5. Te mos pyesni profesionistet
Te përpiqeni te improvizoni personal trainer kjo është shume e gabuar, kërkoni gjithmonë këshilla prej tyre për te evituar kështu bërjen e ushtrimeve jo korrekte.
 
Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: EVITONI GABIME PALESTER

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved