Dekori shtëpisë me tulipan
 
Shperndaje
ikub#: 1703030038
Pranvera është stina ku lulet çelin, ngjyra delikate dhe arome dehëse, por tulipanët janë nder lulet me karakteristike te kësaj periudhe te vitit.

Pranvera është stina ku lulet çelin, ngjyra delikate dhe arome dehëse, por tulipanët janë nder lulet me karakteristike te kësaj periudhe te vitit.

Te kuq, te verdhe, te bardhe, roze, boje qielli, vjollce, te zinj, mijëra sfumatura dhe ne shtëpi japin një pamje elegante dhe freskie. Por si mund ti përdorni ato ne dekorin e shtëpisë?

1. Tulipan ne vazo

Mënyra klasike për te dekoruar shtëpinë me tulipan është ti vendosni ato ne vazo. Nuk është e nevojshme te keni domosdoshmërish vazo design por mund ti vendosni tulipanët edhe ne kavanoz qelqi.

Mjafton te jene te pastër dhe te fusni lulet. Mund ti varni ne tavan me fjongo me ngjyra delikate. Ne alternativ mund te përdorni edhe broke.

Po edhe ato mund te transformohen ne vazo duke mbajtur tulipan te freskët.

[Mund të pëlqeni: Shitet aktiviteti i nje farmacie ]
Ku ti vendosni? Kudo, ne rafte, mbi tavolinën e sallonit, ne kuzhine, ne mobilie dhe kudo qe ju preferoni por mund ti vendosni edhe te mbjellë ne vazot e tyre ne shume ngjyra te bukura.

2. Kurora me tulipan

Kurorat me tulipan te freskët kane një kohëzgjatje te limituar por duken me te vërtet shume bukur nëse i varni ne dyer. Ne te kundërt për ti bere qe te zgjasin me shume mjafton te zëvendësoni lulet e freskëta me lule artificiale duke i zgjedhur sa me natyrale te jete e mundur.

3. Kosha me tulipan

Edhe koshat prej kashte apo ne materiale te tjera duken bukur me tulipan. Ne këtë rast duhet te preferoni tulipan natyral ti vendosni ne një vazo me ujë dhe me pas ti vendosni ne brendësi te koshit.

Koshat janë dekori ideal për ato qe pëlqejnë stili country sidomos nëse i zgjidhni ne tonalitetet e bezhës, te grise dhe ne ngjyra neutro.

Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DEKOR LULE SHTEPI TULIPANE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved