Mish lepuri me krem
 
Shperndaje
ikub#: 1703040001
Receta e Dites

Përbërësit
 
- 1 kg mish lepuri
- 1 karote
- 2 qepe te vogla
- 1 dege selino
- 30 gr kërpudha te thata
- verë e bardhe
- konjak
- 1 veze
- 1 dl qumësht
- majdanoz i grire
- 50 gr miell
- vaj
- gjalpe
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Vendosni kërpudhat ne ujë te vaket ndërkohë pastroni mire perimet dhe pritini ne kuba te vegjël dhe me pas vendosini ne një ene me 20 gr gjalpë dhe skuqini me zjarre te vogël duke i kaurdisur shpesh.
[I ngjashëm: Mish vici pikant me curry ]
Me pas përzieni miellin me pak kripe, piper dhe një luge majdanoz te grire me pas kaloni copat e mishit te lepurit ne këtë përbërje dhe perimet dhe me pas vërini për te skuqur. Me pas pastroni mire kërpudhat dhe grijini vendosini ne ene dhe gatuajini për 5 minuta shuajini me konjak dhe vere dhe lërini derisa te avulloje, kriposini dhe aromatizoni me piper dhe me pas shtoni një gote ujë te ngrohte. Mbuloni me kapak enën dhe mbajeni ne një vend te ngrohte. Me pas grini perimet trashe dhe përzieni bashke me fundin e gatimit. Bashkoni te verdhen e vezës me qumështin dhe përziejini te gjithë përbërësit mire duke i vendosur përsëri ne zjarre. Vendosni copat e mishit te lepurit ne një pjate dhe me pas hidhini sipër salcën qe përgatitët dhe dekoroni me majdanoz te grire.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: GATIM LEPURI MISH RECETA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved