Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Nuk e di pse parandiej ndarjen
 
Shperndaje
ikub#: 1703040061
Një ditë i thashë të mos ja tregonte familjes së tij fotot e mia sepse doja të isha një surprizë, por arsyeja ishte se nuk doja të më shikonte ajo.
Përshëndetje. Para tre vitesh isha në universitet. Gjatë asaj kohe isha e lidhur me një djalë. Ai vinte gjithmonë te shkolla ime kur kisha pushim dhe pinim kafe në një lokal të vogël aty afër. Nuk pinim kafe në vende shumë publike se kisha frikë mos më shihnin familjarët dhe merrnin vesh për lidhjen time. Tek lokali që pinim kafe, në banak ishte një zonjë e cila ishte dhe pronare e lokalit.
 
Ngaqë ishte vend i vogël dhe kishte pak njerëz, hymë në muhabet me të. Ndonjëherë ulej me ne dhe bënte muhabet.
Por në fund të vitit të tretë ne u ndamë. Pas disa muajsh unë u lidha me dikë tjetër ku gjërat shumë shpejt filluan të merrnin drejtim serioz. Pas vitit të parë të lidhjes ai filloi të më fliste për plane fejese dhe unë me shumë entuziazëm po prisja të më ndodhte ndonjë propozim dhe të njihja familjen e tij të cilën e kisha parë vetëm në foto.
 
 
Një ditë ishim duke pirë kafe afër qendrës kur ai më thotë “Po kalon mami im”. Po ç’të shihja? Ajo ishte bashkë me zonjën që ishte pronare e lokalit. Po ajo kush është?-e pyeta. Ai më tha se ishte tezja. U preva fare. Unë dhe ish i dashuri im çfarë s’kishim bërë tek lokali i saj. Rrinim me orë të tëra, pinim cigare, bënim gjeste intime, madje shpesh bënim shaka me atë grua rreth marrëdhënieve tona intime. Ka një muaj që unë shmang çdo bisedë për familjen e tij, por jam shumë e shqetësuar. Një ditë i thashë të mos ja tregonte familjes së tij fotot e mia sepse doja të isha një surprizë, por arsyeja ishte se nuk doja të më shikonte ajo. Një mike më sugjeroi t’i thosha të vërtetën sa më shpejt të dashurit sepse përballja ishte e pashmangshme dhe sa më shumë ta shtyja aq më keq do ishte puna.
Por unë s’mundem.  Ai s’di shumë gjëra për mua që ajo i di. Nuk e di pse parandiej ndarjen. Pse kaq e pafat?
 


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FAMILJE FRIKA NDARJE TAKIM


Pushimet
(Ku i kaluat këtë verë?)
loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
loading...
FAF
Teuta

Raiffeisen

Më të lexuarat
Living


Cineplexx
Chez Moi


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved