5 grindjet e çifteve që nuk ja vlejnë të bëhen
 
Shperndaje
ikub#: 1703060092
Askush nuk do të përfundojë në divorc, pas grindjes se kush do i derdhi plehrat.
Lidhjet janë të shoqëruara me zënka dhe debate nga më seriozet deri tek ato më absurdet dhe të panevojshmet. Shpesh çiftet zihen jo për atë që ato po kalojnë në marrëdhënien e tyre, por për atë që po ndodh me ato personalisht.
 
Kur njeri nga partnerët është në humor të keq, ai do të kapet me gjërat edhe më të vogla duke i kthyer në një çësjhtje me rëndësi.
 
Prandaj përpara se të nisni një sherr dhe në rastin më të keq të përfundojë në divorc, mësoni cilat janë disa nga gjërat që nuk ja vlejnë të shkaktoni sherr.
 
1-Kush do ti hedhë plehrat. 
 
Kjo është një nga arsyet më koti, por edhe më të shpeshta që bëhet mes çifteve. Shpesh kjo situatë përfundon duke ulëritur dhe përplasur derën. Në vend të kësaj flisni qetësisht me partnerin dhe shpjegojini atij rëndësinë që ka për ju derdhja e plehrave dhe ndihmesën që ai jep në punët e shtëpisë.
 
2-Bërja e planeve vetëm.
 
Kur çiftet bëjnë plane vetëm për të dalë me miqtë apo njerëzit e tyre pa informuar partnerin apo marrë parasysh dëshirat e tij do e bëjë atë të ndihet i parespektueshëm në marrëdhënien në çift. Kjo do të shkaktojë zënka dhe zhgënjime.
 
3-Larja apo nderja e rrobave.
 
Vendosja e rrobave ne lavatriçe apo nxjerrja e tyre nga ajo, për meshkujt mund të duket fundi i botës. Në fakt kjo është një gjë shumë e thjeshtë dhe që e ndihmon shumë femrën në punët e shtëpisë.
 
4-Grindjet për batanijen gjatë natën.
 
Çiftet zihen gjithmonë natën me pretekstin se njëri nga partnerët e lënë tjetrin zbuluar duke e marrë të gjithë batanijen për vete.
 
5-Qëndrimi jashtë natën.
 
Në fakt nëse partneri vonohet dhe nuk ju lajmëron, kjo do të shkaktojë sherre në darkë. Mirëpo në vend të kësaj mos u acaroni por të nesërmen sqarojini me qetësi partnerit se ai duhet t’ju lajmëroj kur vonohet pasi ju bëheni merak se mos ka ndodhur ndonjë gjë.

 

Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: CIFTI GRINDJET SHMANGIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved