5 aktivitete që mund të bëni në fundjavë me fëmijët tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1703070076
Nuk dini ku të shkoni si familje për të argëtuar fëmijët? Ja disa ide të thjeshta.
Fundjava është për të kaluar kohë me familjen. Kur keni fëmijë të vegjël dëshironi që ato të gëzojnë dhe të merren me punë krijuese. Ja disa ide se si mund ta shpenzoni fundjavën duke kaluar kohë me fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë duke u argëtuar.
 
1-Punoni ose mbillni diçka në kopsht apo vazo. Fëmijët argëtohen shumë kur luajnë me dheun, ujin dhe kur përpiqen të mbjellin vetë një fidan të vogël. Në këtë mënyrë ju e nxisni atë të dojë edhe natyrën.
 
2-Eksploroni qytetin. Silluni sikur jeni të rinj në qytet dhe çojini fëmijët tuaj në vendet më të bukura që njihni si parku, muze, teatër apo duke eksploruar rrugë të ndryshme. Më pas uluni me ndonjë restorant duke ngrënë një drekë si familje.
 
3-Nëse nata është e ngrohtë eksploroni qiellin duke parë yjet. Mund të blini ose ndërtoni vetë një teleskop të vogël nëse dëshironi. Fëmijët mahniten pas tyre. Në këtë mënyrë do të nxisni edhe mendjen e fëmijëve për të mësuar më shumë rreth qiellit dhe natyrës.
 
4-Gatuani së bashku. Bëni një ëmbëlsirë së bashku dhe jepini një pjesë brumi të vogël fëmijës që të shpreh kreativitetin e  tij. Ato do të kënaqen me këtë pjesë.
 
5-Organizoni lojëra të ndryshme në shtëpi apo kopshtin tuaj.  Në këtë mënyrë e gjitha familja do të argëtohet së bashku.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ARGETIMI FAMILJA FEMIJET FUNDJAVE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved