Ventouris
Joga, 5 kundër indikacionet që duhet të keni parasysh   
Ne vitet e fundit edhe ne Shqipëri Joga është një nder disiplinat me te praktikuara qofte nga meshkujt ashtu dhe nga femrat.
Nga ikub.al 17 Mar
 
0
0

Ne vitet e fundit edhe ne Shqipëri Joga është një nder disiplinat me te praktikuara qofte nga meshkujt ashtu dhe nga femrat. Dhe arsyeja është shume e thjeshte, ka shume te mira për trupin dhe mendjen dhe na lejon te qëndrojmë te shëndetshëm dhe ne forme por edhe te relaksohemi. Por sipas mjekeve dhe eksperteve kjo disipline nuk mund te praktikohet nga te gjithë. Ja perse!

1. Duke praktikuar joga mund te dëmtoheni

Ne fakt thuhet se jo te gjithë mund te praktikojnë joga. Duke pasur parasysh zgjatjet e muskujve nga pozicionet e ndryshme ndërsa praktikoni këtë disipline mund te dëmtoheni sidomos nëse behet fjale për ato persona qe kane probleme me kockat apo muskujt. Joga është me e këshilluar për ato qe kane një gjendje te mire fizike dhe shëndetësore ndërsa për te tjerët është me e rekomanduar diçka e ngjashme por me soft.

2. Jo te gjithë mësuesit e jogës janë kompetent

Tashme joga është një disipline e transformuar ne një mode dhe ne fakt ka mësues te cilët nuk janë ekspert kështu praktikimi i jogës nuk behet ne mënyrën e duhur. Kështu rreziku i lëvizjeve te gabuara dhe jo te kontrolluara mund tu ekspozoje ndaj dëmeve te mundshme.

3. Kur joga nuk përputhet me stilin e jetës

Për ato qe kalojnë ore te tera ne zyre dhe bëjnë kane një stil jete sedentare, një aktivitet si joga behet pothuaj e papërputhshme me zakonet tona. Shume nga ushtrimet e jogës derivojne nga pozicione qe për një praktikant janë te natyrshme por qe ne rastin tone na detyrojnë te marrim pozicione te vështira.

4. Joga mund te ketë efekte anësore mbi ciklin

Gjithmonë joga është konsideruar si një lloj mjekësie alternative për çdo lloj problemi madje edhe ato qe lidhen me ciklin menstrual. Kështu joga mund te ketë efekte pozitive ne menopauze por edhe negative. Për shembull ajo qe duhet te dini është se ka disa pozicione te cilat nuk janë te këshillueshme nëse nuk keni një cikël te rregullt por edhe për ato qe janë ne muajt e pare te shtatzënisë. Nuk duhet te ushtrojmë joga? Patjetër qe po, por sigurohuni ta bëni me mësues te kualifikuar.

5. Joga mund te jete shkaktare për dhimbje shpine dhe muskulore

Çdo gjë qe i përket praktikimit te jogës është e mire por sigurisht qe ka dhe shqetësime te cilat ndikojnë ne shëndetin tuaj sidomos ne muajt e pare siç janë dhimbjet e muskujve apo e shpinës dhe kontraktimet. Mund te evitohen? Jo tërësisht, por është diçka qe duhet ta merrni ne konsiderate.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Mos u dashuroni me ata qe zgjedhin fjale te bukura, por me a...
RECETA E DITES

Gatuaj për një, për veten tënde
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: JOGA KUNDERINDIKACIONE PRAKTIKA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1703170045






Digitalb


UnionBank