Ventouris
4 gabime që duhet të evitoni në palestër nëse dëshironi të dobësoheni   
Dobësimi na kushton lodhje, është mire qe ta nisni mbare, te evitoni ato gabime qe shpesh i bëni ne palestër pa e kuptuar.
Nga ikub.al 18 Mar
 
0
0
Dobësimi na kushton lodhje, është mire qe ta nisni mbare, te evitoni ato gabime qe shpesh i bëni ne palestër pa e kuptuar. Por cilat janë ato? 
1. Te bëni shume aktivitet aerobik
Te qëndroni për një kohe te gjate ne roulant nuk shërben për te djegur kalori. Ne fakt stërvitjet shume te gjata bëjnë qe trupi te lëshojë kortizol, armiku me i madh i dobësimit. Kostizoli është një lloj sinjali qe trupi ynë tregon për një situate emergjence, te mbilodhjes. Funksionon si një frenim i përdorur nga organizmi për te mbajtur nen kontroll demet e kësaj situate. Efektet kryesore te këtij hormoni janë ngadalësimi i metabolizmit, shtimi i mbajtjes hidrike, reduktimi i masës muskulore dhe lodhja e përgjithshme. Me pak fjale kortizoli jo vetëm qe ndalon trupin te reduktoje kaloritë  dhe te dobësoheni por stimulon efektin e kundërt duke favorizuar akumulimin e lëngjeve. Çfarë te bëni? Puna kardiovaskulare duhet te zgjasë nga 20-40 minuta edhe intensiteti nuk duhet te jete shume i larte. Ideale është ta mbani rreth 70-80% frekuencën kardiake maksimale.
2. Te bëni pak ushtrime për tonifikim
Për se i kushtoni pak kohe pajisjeve për tonifikim? Shume nga ne janë me idenë se nëse përdorin pajisjet ne palestër do te pësojnë "fryrje" dhe si pasoje nuk preferojnë pajisjet. Ne te vërtet, femrat nuk rrezikojnë te bëhen si meshkujt sepse kane me pak hormone mashkullore, duhet te ndjekin një regjim ushqimor hiperproteinik dhe te bëjnë stërvitje shume te renda për muskujt. Ne fakt ajo qe duhet te bëni është te tonifikoheni 2-3 here ne jave duke i kushtuar 60-70%  te stërvitjes. Dhe kjo jo vetëm për te forcuar muskujt por edhe per tu dobësuar me shpejt. Muskujt ngrenë metabolizmin bazal duke e bere trupin te konsumoje me shume kalori edhe gjate ditës apo pushimit.
 
3. Te zgjidhni ushtrimet me komode
Ne përgjithësi përpiqemi te evitojmë squat dhe përthyerjet e këmbëve etj për te preferuar ushtrimet e barkut apo ushtrime te tjera disi me komode dhe me pak te lodhshme për ne. Por kjo është diçka e gabuar.
 
4. Te mos përdorni peshat
peshat janë një aleat shume i mire për tu dobësuar. Sa me e madhe te jete pesha aq me shume rezultate efikase do te shihni. Sigurisht peshat duhet te jene te tilla qe tu lejojnë te ndiqni mire ushtrimet. Sa peshe mund te ngrëne femrat? 60% te fuqisë tone maksimale. Por mos u shqetësoni, muskujt nuk do te rrisin vëllimin por do te bëhen me te tonifikuar dhe do ti japin forma trupit tuaj. Për me tepër peshat do tu ndihmojnë te dobësoheni.
 
Mos harroni! Për tu dobësuar stërvitja nuk duhet te zgjasë me shume se 60-70 minuta. Duhet te përfshijë ushtrime tonifikimi me squat dhe përthyerje, pesha me te cilat ndjeni muskujt te lodhur. Mos ushtroni me shume se 40 minuta aerobi.
 




loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Mos u dashuroni me ata qe zgjedhin fjale te bukura, por me a...
RECETA E DITES

Gatuaj për një, për veten tënde
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIM GABIME PALESTER
Postuar nga: a.k
ikub #:
1703180006






Digitalb


UnionBank