Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
5 kërcimet me efikase për tu dobësuar dhe tonifikuar
 
Shperndaje
ikub#: 1703200038
Nëse jeni duke ndjekur një diete për te humbur peshe me siguri qe keni dëgjuar se është e rëndësishme te praktikoni edhe një aktivitet fizik edhe pse nuk keni dëshirë, sepse ndonjëherë te mbylleni ne një palestër mund te jete me te vërtet diçka jo shume e këndshme.
Nëse jeni duke ndjekur një diete për te humbur peshe me siguri qe keni dëgjuar se është e rëndësishme te praktikoni edhe një aktivitet fizik edhe pse nuk keni dëshirë, sepse ndonjëherë te mbylleni ne një palestër mund te jete me te vërtet diçka jo shume e këndshme. Por nëse janë ne kërkim te një aktiviteti argëtues dhe ju pëlqen te kërceni atëherë duhet patjetër te provoni këto 5 lloje kërcimi te cilët janë shume efikas për tu dobësuar dhe tonifikuar.
 
1. Kërcimi i barkut për tonifikim
Kërcimi i barkut është një aktivitet i shkëlqyer për te djegur kalori dhe ju lejon te tonifikoni zona specifike te trupit si për shembull barkun dhe ijët. Mund tu duket e pamundur fillimisht por ne te vërtet është një lloj aktiviteti qe bazohet ne lëvizjet rrethore energjike dhe te shpejta. Kështu jo vetëm do te dobësoheni por edhe do te tonifikoheni.
 
2. Te humbni peshe duke kërcyer tango
Një tjetër lloj kërcimi qe ne te vërtet nuk do ta kishit menduar kurrë se mund te ishte kaq efikas për linjat është tango e cila kërkon një aktivitet shume impenjativ dhe përqendrim, studim dhe një lloj elasticiteti. Ky kërcim është ideal për te tonifikuar muskujt e te gjithë trupit por edhe për te djegur kalori.
 
3. Te humbisni peshe me zumba
padyshim qe është një nder aktivitet me te gjetura dhe preferuara ne palestra, qoftë për ato qe janë ne forme ashtu dhe për ato qe dëshirojnë te humbasin peshe apo te tonifikohen. Zumba përfaqëson një kërcim latin alternativ.
 
4. Digjni kalori me hip-hop
Një aktivitet qe u pëlqen me se shumti moshave te reja dhe lejon te punoni me kofshët dhe fund shpinën edhe pse ne te vërtet shume lëvizje ne hip hop implikojnë edhe muskujt e barkut. 
 
5. Kërcimet latine
Me këtë lloj aktiviteti nuk rrezikoni te mërziteni por e kundërta. Kush ndjek një kurs latino-amerikan ne palestër shkon gjithmonë me dëshirë ne palestër. Përveç se është shume zbavitës ky lloj kërcimi është ideal për te djegur kalori dhe punon mbi muskulaturën e këmbëve dhe barkut. Një zgjedhje shume e mire.


Ventouris
Albtelecom


Postuar: 20 Mar
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI KERCIME TONIFIKIM

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Digitalb


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved