Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
7 formula veshjesh fotozhenike që duhet ti dini
 
Shperndaje
ikub#: 1703200022
Këshilla si të bëni kombinimet më të bukura dhe fotozhenike.
Veshja e bukur ndikon në ngritjen e humorit dhe vetëbesimit të femrave.
 
Mirëpo ekzistojnë ditë kur nuk janë shumë produktive dhe kombinimi i një veshje të duket gjëja më e vështirë duke marrë një kohë të konsiderueshme.
 
Për të mos gabuar në kombinimet tuaja ja disa formula të gatshme, shumë fotozhenike, që mund ti përdorni në çdo kohë.
Xhaketë + pantallona të gjera + këpucë elegante me majë
 
Pantallonat e gjera krijojnë një pamje shumë elegante dhe kanë aftësinë të hollojnë belin dhe t’ju bëjnë të dukeni më të dobëta. Ndërsa këpucët me majë i bëjnë këmbët tuaja të duken edhe më të gjata. Sipër vishni një xhaketë elegante për tu dukur më e sofistikuar. Zgjidhni një model pak të lirshme dhe jo shumë të ngushtë pas trupit.
Pallto e gjatë + xhinse te gjera në fund + shall
 
Ndryshe nga xhinset e ngushta, ato që vijnë të gjera në fund bëjnë të mundur balancimin e pjesës së vitheve dhe i bëjnë këmbët të duken më të holla. Gjithashtu lidhni bukur një shall mëndafshi në qafë dhe kombinojeni  me një pallto të gjatë. Kjo do të bëjë që e gjithë vëmendja do të theksohet tek fytyra. Kështu që sigurohuni që të keni një makeup të bukur dhe flokët të jenë të stiluar mirë.
Golf i thurur + xhinse me prerje drejtë + çizme të shkurtra
 
Kjo veshje krijon volum në pjesën e sipërme dhe dukeni më elegante dhe e hollë tek vithet dhe këmbët. Sigurohuni që xhinset me prerje drejtë të jenë me bel të lartë në mënyrë që të dukeni më e gjatë dhe më fotozhenike.
Bluzë e shkurtër e  lirshme + culottes + sandale me rripa ngjyrë bezhë
 
Culottes kanë aftësinë të krijojnë një bel dhe vithe më të ngushta, ndërsa i bëjnë këmbët të duken më të gjata. Kombinimi i tyre është ideal me një bluze të shkurtër të lirshme.  Vishni një palë sandale ngjyrë bezhë për ti bërë këmbët të duken edhe më të gjata.
Fustan i gjatë + sandale moderne 
 
Zgjidhni një fustan të gjatë dhe të gjerë që janë pjesë e trendëve të 2017. Zgjidhni një model me shpatulla jashtë, me printe lulesh dhe që të jetë i çarë në njërën anë. Kombinojeni atë me një palë sandale moderne me detaje unike dhe do të dukeni mahnitëse.
Pallto e gjatë pa mëngë + këmishë + xhinse të ngushta + këpucë me taka 
 
Xhinset e ngushta dhe këmisha janë një kombinim klasik shumë i bukur që nuk del kurrë nga moda. Vishni sipër një pallto të gjatë pa mëngë dhe një palë këpucë me taka moderne dhe do të krijoni një stil unik dhe shumë modern.
Bluzë e bardhë me jakë V + xhinse të zeza të ngushta + sandale me ngjyrë të theksuar
 
Xhinset e zeza janë gjithmonë trend, të bëjnë të dukeni më të holla dhe japin një pamje klasike. Ndërsa bluza e bardhë lejon të mbani aksesorë të ndryshëm pa krijuar problemin e mbingarkimit. Kjo është një veshje e thjeshtë, por që me një palë sandale me ngjyrë të fortë do e kthejë në shumë trendi dhe fotozhenike.


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FORMULA FOTOZHENIKE KESHILLA MODA VESHJET

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living

Digicom

Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved