Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
8 gabimet që bëni me makeup-in tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1703200080
Të gjitha femrat bëjnë gabime në aplikimin e makeup-it të tyre. Ja cilat janë 9 gabimet më të zakonshme që bëhet me makeup-in.
1-Përdoni laps për mbushjen e vetullave. Lapsi krijon një pamje të pikturuar dhe jo natyrale. Më mirë mbushini vetullat me ton pluhur në të njëjtën ngjyrë me atë të vetullave tuaja. Aplikojeni atë me një fuçë të hollë me kënd. Kjo do t’ju sigurojë një pamje më natyrale dhe më të  bukur.
 
2-Zgjidhni ngjyrën e gabuar të fondatinës.  Ajo nuk duhet të jetë as shumë e hapur dhe as shume e errët. Nëse nuk po e gjeni dot pigmentin e lëkurës tuaj, bëni një kombinim mes dy fondatinave. Sigurohuni që ajo ta lë lëkurën e butë, të njëtrajtshme dhe të mbulojë njollat dhe puçrrat.
 
3-Përdorni penelin e zi gjatë ditës. Gjatë ditës mos aplikoni penel të zi por një më ngjyrë të lehtë në mënyrë që sytë të duken më të mëdhenj dhe të hapur.
 
4-E konturoni fytyrën shumë. Konturimi është një teknikë e bukur sidomos kur doni të theksoni mollëzat , holloni hundën etj. Mirëpo kur kjo ekzagjerohet atëherë nuk do të dukeni natyrale. Kjo teknikë është e bukur për fotografi dhe film, por jo për jetën e përditshme. Theksoni vetëm mollëzat tuaja gjatë ditës dhe do të dukeni shumë bukur.
 
5-Përdoni më shumë se 2-3 ngjyra në kapët e syrit. Për një makeup të bukur duhet që të vendosni një ton shkëlqyes në cepin e brendshëm të syrit, një ton neutral në qepalla dhe një ton më të errët në bishtin e syrit. 
 
6-I holloni vetullat shumë. Një vetull e bukur duhet të jetë e trashë dhe e plotë. Vetullat e holla ju rrisin në moshë dhe duken shëmtuar.
 
7-Përdorni xixa dhe shkëlqim. Ato nuk duken bukur gjatë ditës dhe ruaji për raste speciale festash.
 
8-Aplikoni makeup-in në lëkurë të thatë dhe të pa hidratuar. Kjo do të bëjë që makeup të qëndrojë keq dhe të dukeni shumë shëmtuar.


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA GABIMET KESHILLA MAKEUP

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living

Digicom

Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved