Ja peneli i duhur për çdo lloj forme sysh   
Peneli duhet te kombinohet me formën tuaj te syve. Ja disa këshilla.
Nga ikub.al 20 Mar
 
0
0
Makijazhi i syve është art me vete. Qe ai te realizohet sa e mire duhet te dini si ta përshtatni me formën e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe kur duhet te vendosni penelin, pra qe ai te duket sa me bukur duhet te mësoni ta vendosni si duhet.
Nëse keni sy larg njeri-tjetrit duhet te mundoheni ta korrigjoni këtë "defekt". Vendosni pak me shume penel te dukshëm dhe te tejzgjatur tek fillimi i syrit dhe do dukeni me mire.
Nëse keni sy te futur aplikoni pak penel vetëm tek pjesa e fundit te syrit. Duke vendosur dhe një rimel te mire shikimi do hapet edhe me tepër.
Nëse keni sy te vegjël me e mira është te aplikoni penelin egjiptian sepse ai do ua zmadhoje sytë edhe me shume. Vendosini penel sipër, bëni bishtin ne fund dhe zgjateni penelin deri tek mesi i pjesës se poshtme. 
Nëse keni sy ne forme bajameje jeni me fat. Peneli për ju është vetëm për ta bere shikimin sa me sublim. Mund te bëni një vije te holle apo te trashe, sipas veshjeve qe do zgjidhni. Çdo gjë mund t'iu lejohet. 
Nëse keni sy shume afër njeri me tjetrin duhet te punoni me tepër tek pjesa e fundit ne mënyrë qe te krijoni idenë e syve te tejzgjatur. Peneli grafik do jete me i përshtatshmi.
Nëse keni sy rrumbullake ju duhet te aplikoni një lloj peneli qe t'i bëni te duken me te tejzgjatur. Aplikoni një vije shume te holle ne fillimin e syrit dhe me pas trasheni pak nga fundi.
Nëse keni sy te rene filloni ta vendosni penelin qe nga mesi i irisit e duke e zgjatur deri ne fund sa te bëni një bisht. Poshtë syrit mos aplikoni asgjë.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Bukuria
Chez Moi
alviero
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Për te qene te lumtur ne jete duhet thjesht t'i lini te vijn...
RECETA E DITES

Qofte peshku me salcë domatesh
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: FORMA PENELI SYTE
Postuar nga: at.k
ikub #:
1703200061




Reklame


Reklame
Abissnet