Si të shpëtoni martesën tuaj nga divorci   
Këshilla për një martesë të lumtur nga avokatët e divorcit.
Nga ikub.al 20 Mar
 
0
0
Martesa kërkon përkushtim, kohë, tolerancë, respekt dhe dashuri. Shesh duket se në jetën e çifteve vjen një moment kur asnjëra nga këto gjëra nuk ekziston dhe bashkëjetesa e dy personave duket e kotë. Ja disa këshilla si të shpëtoni martesën tuaj nga divorci.
 
1-Flisni hapur lidhur me të ardhurat që keni.
 
Shumica e martesave përfundojnë në divorc, pasi ato nuk bien dakord lidhur me shpenzimet që kryejnë. Prandaj diskutoni hapur mbi të ardhurat që merrni, borxhet që duhet të paguani dhe bëni një plan lidhur me harxhimet e muajit. Në momentin që çiftet flasin lirshëm lidhur me shpenzimet, edhe marrëdhënia do të qëndrojë më e fortë dhe e paprekur.
 
2-Mbështesini njëri-tjetrin në ngjarje të ndryshme të jetës.
 
Mbështesni njëri-tjetrin gjatë ngjarjeve të jetës si gjatë sëmundjeve, problemet me punën,  vështirësitë në familje etj. Janë këto çështje që do të testojnë lidhjen dhe martesën tuaj. Në momentin që i përballoni së bashku ato, çdo gjë do shkojë mirë.
 
3-Mos kini frikë të konsultoheni me një terapist çiftesh.
 
Nëse marrëdhënia juaj ka filluar të shfaqë probleme këshillohuni me një terapist për çiftet. Shpesh diskutimi hapur me një person të tretë të bën ti mendosh gjërat më qartë si dhe ku qëndron problemi.
 
4-Mos harroni asnjëherë se ju jeni një ekip.
 
Shpesh zënkat  krijojnë idenë se uniteti i çiftit thyhet dhe prishet. Mirëpo kini parasysh që sido që të jetë situata ju jeni ende një ekip që duhet të punojë së bashku për të përmirësuar lidhjen .
 
5-Dëgjoni me vëmendje njëri-tjetrin.
 
Mos e ndërprisni partnerin në momentin që është duke folur me ju, por dëgjojeni atë me vëmendje dhe mundohuni të kuptoni se çfarë është duke kërkuar apo se çfarë po e shqetëson. Mos u justifikoni në çdo gjë, por mendoni me qetësi se cila është zgjidhja më e mirë e gjerave.
 
6-Gjestet e vogla kanë shumë rëndësi.
 
Numri më i madh i divorceve ndodh për shkak se partneri nuk tregohet i përkushtuar në raste të caktuara festash apo përvjetorësh. Partnerët duhet ta bëjnë njëri-tjetrin të ndihen të veçantë çdo ditë, jo vetën për festat apo përvjetorë. Gjestet e vogla, por kuptimplotë dhe që tregojnë dashuri dhe vlerësim do ta forcojnë më shumë lidhjen tuaj.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Për te qene te lumtur ne jete duhet thjesht t'i lini te vijn...
RECETA E DITES

Qofte peshku me salcë domatesh
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: DIVORCI KESHILLA MARREDHENIA NE CIFT MARTESA
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1703200050




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9