Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Bisturia që zbukuron dhe bën të lumtur!
 
Shperndaje
ikub#: 1704030035
Dëshiron hundën më të drejtë, gjoksin më të madh, vetullën më të ngritur, lëkurën më të shtrirë... Mund ta kesh çdo gjë perfekte, falë kirurgjisë estetike. Mjafton të marrësh vendimin për t’iu drejtuar kirurgjisë plastike.

Op. Dr. Rezarta Kapaj

Spitali Amerikan

Op. Dr. Rezarta Kapaj ju përgjigj për ne të gjitha pyetjeve që mund t’ju lindin para se të gjendeni përballë një kirurgu estetik; çdo gjë që nuk e keni të qartë lidhur me ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj pas një operacioni dhe çdo pyetje tjetër që do t’ia kishit bërë një mjeku para se t’i nënshtroheni bisturisë.

 
Hapi i parë drejt kirurgjisë plastike; ide të qarta dhe këshillim me mjekun.
 
Një pacient qoftë ky mashkull apo femër, para se t’i drejtohet kirurgut estetik, duhet të ketë të qartë se çfarë e shqetëson në pamjen e tij, përse mendon se ka nevojë për një ndërhyrje dhe çfarë pret nga kjo ndërhyrje. Hapi tjetër është që t’i ndajë këto shqetësime me kirurgun. Kirurgët estetikë quhen shpesh edhe “psikiatër me bisturi” dhe janë mjekë me eksperiencë jo vetëm në fushën e tyre, por edhe në të kuptuarit e problemit që pacienti paraqet, në vlerësimin e problematikës dhe në dhënien e zgjidhjes më të mirë. Eshtë e rëndësishme që të pyesni mjekun për çdo detaj që ka të bëjë me operacionin dhe të ndani me të gjithë pritshmëritë që keni.
 
Si është raporti mes kostos së një ndërhyrjeje dhe aftësisë së kirurgut? Faktorët që ndikojnë në çmimin e ndërhyrjes.
Ka shumë faktorë që përcaktojnë çmimin e një operacioni. Përmasat dhe kohëzgjatja që pritet të ketë operacioni, si dhe instrumentet që përdoren janë përcaktuese në kosto. Ndërkohë çmimi që çdo mjek apo spital vendos për një ndërhyrje të caktuar pasqyron në një farë mënyre vlerën e punës së tij. Rrjedhimisht puna e një mjeku me më shumë eksperiencë e reputacion sikundër shërbimi i një spitali të afirmuar është relativisht më i kushtueshëm. Megjithatë, nuk duhet të jetë çmimi i një ndërhyrjeje shtysë për të zgjedhur një mjek apo një tjetër, por besimi që pacienti ka krijuar ndaj mjekut dhe punës së tij.
 
Si mund ta kuptoj se një mjek i suksesshëm mund të jetë i duhuri edhe për rastin tim?
Duke pasur parasysh se secili prej nesh ka një individualitet, pra një fytyrë dhe trup unik, që nuk Ngjason me asnjë tjetër edhe ndërhyrja estetike që do t’i aplikohet secilës fytyrë duhet të projektohet në mënyrë të veçantë për secilin. Sikundër një veshje e qepur enkas për dikë nuk do të qëndronte po aq bukur në një trup tjetër, edhe një operacion në hundë nuk do të rezultojë njëlloj i kënaqshëm nëse aplikohet njëlloj në dy hundë të ndryshme. Për këtë arsye çdo ndërhyrje dizenjohet me shumë kujdes sipas fytyrës apo trupit ku do të aplikohet. Por megjithatë gjithmonë ndërhyrjet e suksesshme janë një provë e mirë për mjekun kirurg dhe kredibilitetin e tij.
 
Sa e drejtë është që ndërhyrjet që nuk kanë nevojë për bisturi, si injektimi i botox-it apo lëndëve të tjera mbushëse të kryhen edhe në qendra estetike?
 
Për të qenë shumë e sinqertë, më duhet të them se nuk është aspak e drejtë. Për vetë faktin se megjithëse Botox-i duket si një injektim i thjeshtë i një substance, procedura ka nevojë për një njohuri të thellë të anatomisë së fytyrës. Injektimet e Botox-it mund të shkaktojnë nga humbje të shprehisë së fytyrës deri në paraliza, që megjithëse kalimtare, shpesh lënë edhe pasoja permanente. Kjo procedurë që duket si një injeksion i thjeshtë mund të ketë pasoja katastrofike, si humbja e shikimit, nëse nuk bëhet nga një dorë e sigurt. Ajo që do t’u këshilloja lexuesve është që thesarin e tyre të çmuar, fytyrën, t’ua besojnë vetëm duarve të ekspertëve.
 
Për sa kohë qëndrojnë shenjat e operacionit?
 
Në fakt për gjithë jetën. Po ju shpjegoj se ç’dua të them. Çdo prerje sado e vogël që bëhet në trupin tonë mbetet aty përgjithmonë. Prandaj ekzistojnë kirurgët estetikë; që ta bëjnë këtë shenjë sa më pak të dukshme. Një ndërhyrje e bërë me kujdesin maksimal nga mjeku estetik do të jetë e padukshme për një sy të thjeshtë, por të mos harrojmë që ka edhe faktorë që ndikojnë në dallimin e prerjes. Për shembull të qenit duhanpirës ose jo është një prej tyre.
 
Sa i rrezikshëm është një operacion plastik? Çfarë efektesh anësore mund të ketë?
 
Duke qenë se pacientët e kirurgjisë estetike u përkasin kryesisht grupmoshave të reja dhe pa probleme shëndetësore, ndërhyrjet që ne bëjmë mbartin më pak rrezikshmëri se ndërhyrjet e tjera kirurgjikale. Sigurisht që ekzaminimi paraprak gjatë përzgjedhjes së pacientes ose pacientit është shumë i rëndësishëm. Operacionet e kirurgjisë estetike kanë avantazhin e të qenit ndërhyrje jo shumë të thella dhe kryesisht pranë lëkurës, duke mos krijuar kështu nevojën për anestezi të thellë dhe duke lejuar reanimimin e pacientit për një kohë të shkurtër pas operacionit. Shumica e pacientëve tanë rikuperojnë menjëherë brenda ditës dhe largohen nga spitali të njëjtën ditë ose të nesërmen. Pas një ndërhyrjeje në hundë, pacientja nuk ka nevojë të qëndrojë në spital, por mund të shkojë në shtëpi që ditën e parë. Megjithatë, ata që kanë dëshirë mund të qëndrojnë një ditë nën mbikëqyrjen tonë.
 
Mund të bëhen dy ndërhyrje në të njëjtën kohë? Për shembull edhe në hundë, edhe gjoks?
 
I bëjmë shpesh këto kombinime, sidomos në ndërhyrjet në fytyrë. Kirurgët plastikë e marrin në vlerësim fytyrën në tërësi dhe jo organet një nga një. Për shembull, për një profil më të bukur dhe estetik, korrigjimin e hundës e shoqërojmë shpesh edhe me një ndërhyrje të lehtë me protezë në mjekër. Në të njëjtën mënyrë shoqërojmë ndërhyrjet në veshë apo hundë me korrigjimet e kapakëve të syve me liposuction ose me zmadhim të gjirit në të njëjtën seancë. Në të gjitha kombinimet merret parasysh gjendja shëndetësore e pacientit dhe kohëzgjatja e secilës ndërhyrje.
 
Çfarë problematikash shfaqin kryesisht pacientët shqiptarë për sa i përket kirurgjisë plastike dhe estetike?
Problemet estetike janë shumë të ngjashme në gjithë vendet e Mesdheut. Korrigjimet e formës së hundës dhe zmadhimi i gjoksit janë dy operacionet më të kërkuara, por mund të them se nuk mbeten pas edhe kërkesat për korrigjime të kapakëve të syve, lifting të fytyrës, rregullim të formës së veshëve apo ngritje të vetullave. Gjithashtu ka një kërkesë në rritje për botox-in dhe rikonturimin e formës së trupit nëpërmjet liposuction-it, si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt.
 
A mund të themi se çdo problematikë e kirurgjisë estetike dhe rikonstruktive mund të trajtohet tashmë në vend pa pasur nevojën të bëhen shpenzime marramendëse jashtë Shqipërisë?
 
Nuk shoh asnjë arsye për të kërkuar mundësitë e një operacioni estetik jashtë Shqipërisë. Në Spitalin Amerikan kemi një ekip shumë të dedikuar dhe të specializuar në Turqi, që i përkushtohet pacientëve, si gjatë marrjes së vendimit për ndërhyrje, ashtu edhe pas saj. Është shumë e rëndësishme që pacienti të ketë pranë mjekun në fazën pre dhe post operatore, të këshillohet me të dhe të mund të bëjë sa herë dëshiron kontrolle periodike. 
 
 
 

 



ventouris


Postuar: 03 Pri
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KIRURGJI PLASTIKE REZARTA KAPA SPITALI AMERIKAN

Albtelecom
loading...




Merita pataj   Para 3 muajsh     
Unaza ne stomak sa eshte tariffa
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living


Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved