Gjithmonë me dhimbje koke? Ja arsyet   
Mjekët thonë se këto janë faktorët që shkaktojë gjithmonë dhimbje koke.
Nga ikub.al 19 Pri
 
0
0
Dhimbjet e kokës janë të zakonshme tek pjesa më e madhe e njerëzve. Ato shkaktohet për arsye të ndryshme si pagjumësia, lodhja, stresi, keq ushqimi etj. Shpesh këto dhimbje koke kalojnë me pirjen e medikamenteve qetësuese, mirëpo kur këto vazhdojnë në kohë apo janë të përditshme atëherë gjendja mund të jetë më e rëndë nga sa mendohet. Dhimbjet kronike të kokës  apo migrena kërkojnë trajtimin e duhur mjekësor. Vetëm se dhimbjet e kokës janë të zakonshme kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të jetojnë me këto dhimbje.
 
Ja disa nga arsyet pse jeni thuajse çdo ditë me dhimbje koke.
 
1-Stresi është shakatari kryesor i dhimbjeve të kokës. Kur stresi është i lartë edhe dhimbjet e kokës do të jenë të vazhdueshme.
 
2-Hormonet. Ndryshimi i përmuajshëm i progesteronit dhe estrogjenit shkaktojnë dhimbje koke gjatë ciklit menstrual, por nëse këto dhimbje vazhdojnë në kohë, atëherë duhet të bëni një kontroll për çrregullimet hormonale.
 
3-Presioni i lartë i gjakut shkakton dhimbje koke. Në këtë rast duket sikur koka bën zhurmë. Hipertensioni është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Kjo kalon me mjekimin e duhur dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe dietës ushqimore.
 
4-Problemet orale. Infeksionet dhe prishja e dhëmbëve  ndikojnë në krijimin e dhimbjeve të kokës. Kjo ndodh për shkak të  inflamacionit të krijuar.
 
5-Pagjumësia është një tjetër arsye pse dhëmb koka. Pagjumësia shkaktohet nga ushqimi i keq, stresi, lëvizjet hormonale etj. Pagjumësia shkakton tensione dhe stres të muskujve dhe fijeve nervore duke shkaktuar dhimbje koke kronike.
 
6-Alkooli dhe kafeina. Kur kafeina merret në sasi të madhe ditore shkakton dhimbje koke. E njëjta gjë ndodh edhe me alkoolin. Nuk është i panjohur fakti se po të konsumohet shumë alkool, të nesërmen dhimbjet e kokës do të jenë të pranishme.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
ebuy
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Një dashuri e sinqerte nuk mbaron kurrë, ajo mund te ketë di...
RECETA E DITES

Sallatë me pulë, rrush dhe djathë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: ARSYET DHIMBJA KESHILLA KOKA KRONIKE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1704190083




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9