Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
7 ushqimet që nxisin prodhimin e energjisë gjatë ditës
 
Shperndaje
ikub#: 1704200067
Ushqimet e duhura për një ditë me energji dhe më pak lodhje.
Disa ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese si hekur, proteina, acide yndyrore esenciale që i japin trupit energji për orë të tëra. Këto ushqime njihen edhe si dobësuese pasi japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Ja cilat janë 7 ushqimet që duhet ti konsumoni çdo ditë për të marrë sa më shumë energji gjatë ditës, sidomos në mëngjes.
 
1-Shalqi: Ky frutë është i përbërë nga 93 % ujë dhe vitamina A, B6 dhe C, që janë aq të nevojshme për trupin. Lodhja më e madhe e trupit vjen nga dehidratimi.
 
2-Bajamet: Këto i japin trupit 30 % të sasisë ditore të magnezit. Kur niveli i magnezit është i ulët, atëherë do të bie fuqia dhe energjia e trupit. Gjithashtu bajamet janë të pasura me vitaminë B, folate dhe riboflavin që ndihmojnë në kthimin e kalorive në karburant për trupin.
 
3-Rrushi i thatë: Ky frutë është i pasur me karbohidrate dhe elektrolite, duke u bërë kështu ushqimi i preferuar i sportistëve për marrje energjie dhe qëndrueshmëri.
 
4-Bizelet: Janë të pasura me folate, vitamina B, magnez duke i dhënë trupit fuqi dhe energji.
 
5-Farat kia: Kanë përmbajtje të lartë proteinash, fibrash, hekur dhe lëndë të tjera që nxisin prodhimin e energjisë.
 
6-Sardelet: Janë një burim i mirë i hekurit dhe furnizimit të muskujve me oksigjen.
 
7-Luleshtrydhet: Janë të pasura me vitaminën C, e nevojshme për prodhimin e energjisë.
loading...


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ENERGJIA LODHJA NXITJA PRODHIMI USHQIMET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
loading...
Raiffeisen


Më të lexuarat


Teuta


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved