Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si të visheni bukur në punë gjatë pranverës
 
Shperndaje
ikub#: 1704200029
Jeni duke qëndruar përpara dollapit dhe po mendoni se nuk keni asgjë për të veshur. Kjo tingëllon e njohur për të gjithë femrat.
Të gjithë femrat vuajnë nga sindroma "nuk kam asgjë për të veshur" edhe kur dollapi është plot e përplot me rroba.
 
Problemi nuk qëndron tek sasia e rrobave që femrat kanë, por cilësia dhe lloji i tyre. Nëse nuk blini veshje që mund ti mbani dhe kombinoni në raste të ndryshme atëherë ju keni bërë një shpenzim të panevojshëm. Veshjet që nuk janë praktike dhe në përdorim të përditshëm janë të pavlefshme , pasi gjithmonë do t'ju duket se nuk keni asgjë për të veshur. Prandaj investoni në veshje klasike që janë gjithmonë në modë dhe që mund të krijoni kombinime pafund me to.
 
Ja se çfarë duhet të përfshini në veshjet e punës në mënyrë që të dukeni elegante, shik dhe praktike. Këto veshje i rezistojnë gjatë kohës dhe duken gjithmonë bukur.
1-Investoni në një pallto të gjatë pa mëngë. Sigurohuni që të zgjidhni një ngjyrë neutrale që të mund ta vishni me çdo gjë dhe t'ju rrijë mirë.
2-Kur blini veshje bazike investoni në një cilësi të mirë dhe firmë. Përdorimi i tyre do të jetë i shpeshtë dhe i gjatë në kohë. Prandaj sigurohuni që këto veshje të rrojnë gjatë, t'ju rrinë mirë pas trupit dhe të jenë një cilësi e mirë. 
3-Investoni në një fund midi të ngushtë ose të gjerë. Këto funde janë ideale për punë si dhe për raste pasi japin një pamje klasike, elegante dhe kombinohen lehtësisht me çdo gjë.
4-Veshjet e punës nuk mund të mendohen pa printe gjeometrike apo florale. Këto veshje janë të bukura, moderne dhe femërore.
5-Investoni në një jumpsuit elegant, luksoz, të një cilësie të mirë dhe që t'ju rrijë perfekt.


ventouris


Postuar: 20 Pri
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: IDE KOMBINIME PRANVERA PUNE VESHJA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Alviero
Chez Moi
Living


Më të lexuarat


Turizmi
Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved