5 mënyra për të qenë e lumtur në punë   
Sidomos kur nuk e pëlqeni punën që bëni.
Nga ikub.al 21 Pri
 
0
0
Orari i punës është i lodhshëm për të gjithë si për ato që e dashurojnë punën e tyre dhe si për ato që janë të detyruar të punojnë për të paguar faturat dhe jetuar. Pavarësisht punës që kryeni nuk duhet patjetër që të kaloni një ditë të mërzitshme dhe plot strese. Fillimisht arsyeja e parë për të cilën duhet të buzëqeshni është që jeni në punë. Pjesa më e madhe luftojnë çdo ditë për të gjetur një punë. Ja disa mënyra të thjeshta si ta bëni ditën më të lumtur dhe të ndiheni më mirë në punë edhe kur nuk e pëlqeni atë që bëni. 
 
1- Niseni ditën mbarë.
 
Kur zgjoheni bëni një gjë që ju pëlqen dhe më pas nisni punën. Dëgjoni muzikë, shkruani, lexoni, stërvituni apo punoni në një projekt personal dhe më pas nisuni për në punë. Zgjohuni pak më herët nëse është e nevojshme.
 
2-Flini gjumë mjaftueshëm. 
 
Duhet të flini 8-9 orë gjumë çdo natë në mënyrë që të shplodheni dhe të nisni ditën plot energji të reja. Nëse qëndroni gjithë natën duke parë Tv apo në facebook atëherë ditën tjetër nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë.
 
3-Bëni pushim gjatë punës duke thithur ajër të pastër.
 
Qeniet njerëzore nuk janë projektuar për të ndenjur gjithë ditën përpara kompjuterit. Pushoni dhe dilni bëni një shëtitje të shkurtër ose merrni ajër të pastër. Kjo do të largojë stresin dhe do të risjellë energji të reja.
 
4-Dekoroni dhe mbani lule në tavolinën tuja të punës. 
 
Sipas studimit kjo rrit dëshirën për të punuar dhe largon stresin, ankthin dhe tensionet e punës.
 
5-Filloni të kurseni para. 
 
Në këtë mënyrë do ta shikoni punën me një sy tjetër dhe më të lumtur. Pse? Sepse mirëqenia juaj do të rritet dhe të ardhurat tuaja do të shtohen.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
ebuy
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Një dashuri e sinqerte nuk mbaron kurrë, ajo mund te ketë di...
RECETA E DITES

Sallatë me pulë, rrush dhe djathë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: KOLEGET LUMTURIA POZITIVITETI PUNE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1704210047




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9