Buqeta e nuses 2017, tendencat më të bukura   
Ka shume mënyra për ti dhënë ngjyra dhe stil ceremonisë tuaj te dasmës dhe midis këtyre sigurisht qe është dhe buqeta e nuses. Me trëndafila apo zambak, e rrumbullaket apo e zgjatur ja cilat janë tendencat me te bukura për 2017.
Nga ikub.al 21 Pri
 
0
0
Ka shume mënyra për ti dhënë ngjyra dhe stil ceremonisë tuaj te dasmës dhe midis këtyre sigurisht qe është dhe buqeta e nuses. Me trëndafila apo zambak, e rrumbullaket apo e zgjatur ja cilat janë tendencat me te bukura për 2017.
 
Nuset e dine se buqeta nuk është një aksesor sekondar. Buqeta e nuses shpreh një mesazh përmes luleve qe zgjidhni dhe ngjyrave. Kështu ne dëshirat dhe planifikimi i nuses bëjnë pjese edhe zgjedhja e luleve. 
 
1. Buqeta e nuses me trëndafila, eukalipt etj
Për nuset me klasike dhe romantike trëndafilat janë gjithmonë një zgjedhje perfekte. Ngjyra dhe arome e mrekullueshme shoqëron nusen ne altar. Por përveç trëndafilave nëse dëshironi mund te miksoni buqetën tuaj edhe me lule te tjera.
 
2. Buqeta e rrumbullaket qe pëlqejnë nuset për 2017
Forma e rrumbullaket e buqetës se nuses për 2017 është e rafinuar. Rrethi është një forme qe përmban ne vetvete dashurinë dhe e mbron atë. Kështu një nuse qe mban një buqete te rrumbullaket zgjedh formën perfekte për dasmën e saj. Është një buqete me e vogël se te tjerat por shoqëron fustanin e nuses me elegance.
 
3. Buqeta e zgjatur
Për te shoqëruar një fustan te gjate buqeta e nuses duhet te jete e zgjatur ne forme ujëvarë lulesh. Kjo lloj buqete është me te vërtet shume elegante dhe ne trend për 2017.
 
4. Për femrat qe preferojnë buqetën boho chic
Ju mjafton një buqete nuseje ne stilin boho chic, me një stil country por e bukur. Maragarita, livande, lule me ngjyra te ndezura e bëjnë këtë lloj buqete shume origjinale duke i dhënë nuses pamjen e një hippy por me klas.
 
5. Buqeta ne pulsin e nuses
Për nuset qe preferojnë ti kenë duart e lira por nuk dëshirojnë te heqin dore nga ky aksesor, buqeta e vendosur ne puls është zgjedhja perfekte për 2017.
 
6. Buqeta e nuses me ngjyrat Tiffany
Tendencat 2017 për buqetën e nuses preferojnë ngjyrën Tiffany e cila është shume ne mode.
 
7. Tendencat e 2017 dëshirojnë buqeta te gjata
Nuset qe preferojnë forma te tilla e bëjnë edhe për te zgjatur siluetën. Për te realizuar këtë lloj buqete preferohen lule te gjata, rezultati do te jete minimal por shume i rafinuar.
 
8. Dhe për nuset me krijuese, buqeta alternative
Çdo nuse ka historinë e saj, plote pasion dhe emocione. Ne fakt shume femra zgjedhin buqetën e tyre te dasmës me një pamje dhe kuptim me specifik, ndryshe se zakonisht.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Dasma
Chez Moi
Yasmine
Big Brother
(Format i konsumuar apo jo?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Një dashuri e sinqerte nuk mbaron kurrë, ajo mund te ketë di...
RECETA E DITES

Sallatë me pulë, rrush dhe djathë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: BUQETA NUSE TENDENCA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1704210072




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9