Mama në pritje të ëmbël
 
Shperndaje
ikub#: 1705130023
Ka gjithmonë këshilla, pafund, për mamat që janë në pritje të ëmbël. Ky artikull ve theksin tek rreziqet reale dhe shfuqizon disa mite të tjera.

 

Puna para kopmjuterit, si duhet të qëndroni tani që jeni në një situatë jo të zakonshme, që ky qëndrim mos të jetë i dëmshëm? Gjatë shtatëzanisë duhet të bëni më shumë kujdes se normalisht, kujdesuni që mos të ushtroni më shumë trysni në shtyllën kurrizore, sepse një trysni të ngjashme e ushtron dhe barku i rritur.

Këshilla në rastin e punës para kompjuterit është të merrni sa më shumë pauza, ti hiqni herë pas here sytë nga kompjuteri dhe të bëni lëvizje fizike. Mos e afroni asnjëherë laptopin afër apo mbi bark.

 

 

Përdorni sa më shumë perime, por bëni kujdes me perimet e gjalla dhe frutat e freskëta që rriten në kontakt me tokën, kanë një nivel më të lartë toksikimi.

E njeta gjë vlen edhe për produktet e mishit të gjalla, krudo, dhe sallamët.

Përsa i përket alkoolit gjatë shtatëzanisë duhet ta perdorni sa më pak. Nëse mamaja e ardhëshme do të bëjë një dolli, mund ta bëjë, vetëm se nuk duhet të ekzagjëroni me të. Keni semafor jeshil për të përdorur sushin, thjesht duhet të kujdeseni që peshku i përdorur të jetë i freskët dhe me prejardhje të sigurtë.

Një nga mitet e pavërteta është që gjatë shtatëzanisë nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Gratë gjatë shtatzëanisë mund të vazhdojnë të kryejnë seks, përvec rasteve që rrezikojnë një abort apo rasteve të tjera të mirëpërcaktuara nga mjeku gjinekolog. Pas lindjes, 4-6 javë pas, është mjeku që pas një vizite të detajuar do ju thotë nëse ka ardhur momenti për të rifilluar aktivitetin normal seksual.

 




Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA MAMI SHTATEZANI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved