6 gjëra që nuk duhet ti ndaloni fëmijët të bëjnë
 
Shperndaje
ikub#: 1705250061
Edukimi i fëmijës është i vështirë dhe asnjë nga prindërit nuk është ekspert në këtë gjë sidomos kur fëmija është i pari.
Prindërit mësojnë dhe rriten bashkë me fëmijët e tyre. Kjo bën që ato të bëjnë disa gabime gjatë rritjes së fëmijës me idenë se janë duke e mbrojtur atë. 
 
Mirëpo në disa raste këto gjerë më shumë bëjnë dëme se sa mbrojnë fëmijën. Ja disa nga gjërat që nuk duhet ta ndaloni kurrë fëmijë tuaj të bëjë nëse dëshironi që ai të rritet i pavarur dhe me vetëbesim.
 
1.Të bëjnë pyetje të ndryshme.
 
Kur fëmijët rriten ato janë kureshtarë për të mësuar sa më shumë gjëra rreth botës. Kjo do i bëjë ato të bëjnë shumë pyetje. Mund të jetë e vështire për prindërit të kthejnë përgjigjen e duhur, por mos e ndaloni kurrë fëmijën të bëjë pyetje. Pyetjet i ndihmojnë fëmijët të zhvillohen, mësojnë dhe krijojnë një lidhje më të fortë me prindërit.
2.Të qajnë. 
 
Fëmijët janë më të ndjeshëm dhe çdo reagim të tyre e bëjnë përmes të qarës. Mos e ndaloni atë të qajë apo të ndihet i turpëruar pse i ka sytë me lot. Kuptoni pse po qan fëmija dhe gjeni një zgjidhje për problemin në vend që ti bërtisni të pushojë së qari.
 
3.Ti thoni  "jo" për çdo gjë.
 
Kjo është e gabuar. Fëmijët kanë të drejtën e tyre për të bërë gjëra. Ju nuk mund ta ndaloni atë, por duhet ti mësoni që disa gjëra nuk duhen bërë.
 
4.Të jetë i zhurmshëm.
 
Fëmija ka të drejtë të këndojë dhe të bëjë zhurmë, pasi në këtë bazohet fëmijëria e gjithsecilit. Në fund të fundit kjo është periudha e vetme kur fëmijët mund të bëjnë ç’të duan.
5.Të kenë frikë.
 
Frika ekziston tek të rritur dhe jo më tek fëmija që nuk e di kuptimin e shumë gjërave. Nuk ka asgjë të turpshme të kesh frikë. E rëndësishme është që prindërit duhet të jenë aty për ta mbështetur fëmijën dhe ti tregojnë se nuk ka asgjë për tu trembur.
 
6.Të bëjnë gabime.
 
Askush nuk i pëlqen gabimet, sidomos kur ka të tjerë që ti vënë në dukje. Duhet të jeni të duruar me fëmijën deri sa ai ti mësojë gjërat siç duhet. Nëse e kritikoni në çdo gjë mos u habisni kur fëmija juaj të mos ketë dëshirë të bëjë asgjë.
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA GJERAT NDALIMI PRINDERIT

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved