Si të keni një trup më fleksibël dhe elastik
 
Shperndaje
ikub#: 1705290103
Këto lëvizje të thjeshta do ju ndihmojnë të merrni frymë thellë dhe të jeni më të shplodhur dhe të shkathët gjatë ditës.
Kur trupi qëndron në një gjendje pasive dhe inaktive për një kohë të gjatë ai humbet elasticitetin e tij dhe lëvizja apo kryerja e aktiviteteve të përditshme kryhet  me vështirësi. Në disa raste shoqërohet edhe me dhimbje.
 
Fleksibiliteti i trupit lidhet me elasticitetin e muskujve si dhe bën që të ndiheni më mirë, më të shkathët si dhe të qëndroni të rinj për një kohë më të gjatë.
 
Çdo ushtrim apo seancë palestre shoqërohet në fund me ushtrime që rrisin fleksibilitetin e trupit dhe nuk duhet të injorohen.
 
Këto ushtrime janë një nga mënyrat më të mira për të luftuar ngritjet e muskujve dhe dhimbjet e ndryshme të trupit.
1-Shtrirja dhe tërheqja e kraharorit.
 
Kjo ndihmon kraharorin dhe shpatullat të jenë të hapura. Gjithashtu  do të zgjeroni kafazin e kraharorit dhe do të merrni frymë më lehtë. Kryeni ushtrimin si në figurë. Mbështetuni tek dera dhe ngrijini duart lartë deri sa të ndjeni tërheqjen  e shpatullave. Qëndroni ashtu 30 sekonda dhe më pas lirojini duart.
2-Bëni streçing për pjesën e sipërme të kofshëve. 
 
Qëndroni drejtë dhe tërhiqeni njërën këmbë mbrapa të përthyer deri sa të ndjeni tërheqjen në pjesën e përparme të kofshës. Më pas përsëriteni këtë ushtrim me këmbën tjetër.
 
3-Streçing në pjesën e shpatullave. 
 
Qëndroni drejtë dhe me dorën e djathtë prekni veshin e majtë duke e përthyer dorën rreth kokës si në figurë. Kjo do tërheq muskujt e shpatullave dhe supeve. Përsëriteni ushtrimin me dorën tjetër.
4-Streçing i muskujve të kurrizit.
 
Mbahuni me duart tek dera dhe tërhiqeni shpinën mbrapa deri sa të formoni një formë të lakuar dhe të ndjeni tërheqjen e muskujve më pjesën e shpatullave dhe anësoreve të shpinës.
Shfleto artikuj te tjere per: ELASTIK FLEKSIBEL STRECING TRUPI USHTRIME

Marre nga ikub.al

loading...






*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved