amg
0 0
0
 

Shtatëzania-zhvillimi embrional deri në lindje


Procesi dinamik me anë të të cilit zigota nje..

11 Tet

Procesi dinamik me anë të të cilit zigota njerëzore njëqelizore bëhet një i rritur me 100 trilionë qeliza është ndoshta fenomeni më i mrekullueshëm në të gjithë natyrën.
Studiuesit tani e dinë se shumë prej funksioneve rutinë të përmbushura nga trupi i të rriturit themelohen gjatë shtatzënisë - shpesh shumë kohë para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes po kuptohet gjithmonë e më shumë si kohë e përgatitjes, gjatë së cilës njeriu në zhvillim siguron strukturat e shumta, dhe praktikon aftësitë e shumta, që nevojiten për mbijetesë mbas lindjes.


Shtatzënia tek njerëzit zakonisht zgjat rreth 38 javë, që matet nga koha e fekondimit ose mbarsjes, deri në lindje.
Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit, njeriu në zhvillim quhet embrion, që do të thotë "duke u rritur brenda për brenda". Kjo kohë, e quajtur periudha embrionike, karakterizohet nga formimi i shumicës së sistemeve kryesore të trupit.
Mbas përfundimit të 8 javëve deri në fund të shtatzënisë, "njeriu në zhvillim quhet fetus", që do të thotë "pasardhës i palindur". Gjatë kësaj kohe, që quhet periudha fetale, trupi rritet dhe sistemet e tij fillojnë të funksionojnë.
Të gjitha moshat embrionike dhe fetale në këtë program i referohen kohës mbas fekondimit.



Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerëzor fillon me fekondimin", kur një grua dhe një burrë kombinojnë secili 23 kromozone të tyre nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese të tyre.
Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezë" por termi i saktë është ovocit.
Në të njëjtën mënyrë, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerësisht si "sperm", por termi i preferuar është spermatozoid.
Menjëherë mbas shkëputjes të një ovociti nga vezorja e gruas, në një proces që quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njërit prej tubave të mitrës, të cilat shpesh quhen tubat e Falopit.
Tubat e mitrës lidhin vezoret e gruas me mitrën e saj.
Embrioni rezultues një-qelizor quhet zigotë, që do të thotë "çiftëzuar ose bashkuar".


Menjëherë 24 deri në 48 orë mbas fillimit të fekondimit, shtatzënia mund të konfirmohet me anë të zbulimit të një hormoni të quajtur "faktor i hershëm i shtatzënisë" në gjakun e nënës.



Brenda 3 deri në 4 ditë mbas fekondimit, qelizat që ndahen të embrionit marrin një formë sferike dhe embrioni quhet morulë.
Brenda 4 deri në 5 ditë, formohet një zgavër brenda këtij lëmshi qelizash dhe atëherë embrioni quhet blastulë.
Qelizat brenda blastulës quhen masë qelizore e brendshme dhe krijojnë kokën, trupin dhe struktura të tjera, thelbësore për njeriun në zhvillim.
Qelizat brenda masës qelizore të brendshme quhen qeliza embrionike të origjinës pasi kanë aftësinë të formojnë secilën prej më shumë se 200 llojeve të qelizave që përmbahen në trupin e njeriut.









ventus

IKUB ne Instagram


ilma




Sondazh
Vajza
(A ju pelqen trupi juaj?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ikubfemra
ikub #:
 0
810110507





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan