ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Si te joshim nje mashkull?

nga lepuri

Nëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëhere padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë: "Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli për t'u kthyer në shtratin tim.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: I Moderuar

teensNëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëhere padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë:
"Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli për t'u kthyer në shtratin tim.

Nuk është kush e di se çfarë, s'ka ndodhur kushedi se çfarë, por vet rruga deri në kufi, është ajo që llogaritet. Ështe shumë me rëndësi nxitja e gjahut dhe deri në joshje. Ajo nxitje duhet të jetë e përkryer."

Disa këshilla për femra nga Christine Keeler, femër kjo e fuqishme, që gati e rrëzoi qeverinë e Anglisë, në skandalet me politikanët dhe diplomatët!

• Bëhu misterioze - Unë isha e zhveshur, kur John Profumo më pa për të parën herë dhe besoj se lidhja që bëri emrat tona pjesë të historisë moderne filloi po atëherë. Ishte ajo joshje seksuale, joshje primitive për të. Unë isha me trup të formuar mirë. Ai më dëshiroi. Mirëpo nuk ishte mësim i mirë për joshje të një mashkulli të fuqishëm. Ajo çfarë John Profumo pa rastësisht, në pishinën e Klivedenit (Cliveden) ishte e tëra. Ajo duhej të ishte gjëja e fundit që një mashkull duhet të shohë që nga fillimi.

• Bëhu nënqeshëse - Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje - duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për ti dhënë rast që ai të jepet pas jush. Jeta e tij në shtëpi dhe në zyre është biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sillni në mënyre të drejtë balancin e personalitetit. Armët nga bombonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe!

• Bëhu femër e fortë - Meshkujt duan që edhe goja e tyre të goditet. Ata duan që ju të jeni me vlerë ashtu që ai të mund të vendos bazamentin e tij, prandaj ajo që ju duhet është të fitoni titullin e femrës së fortë. Kjo e vërteton triumfin e tij edhe me shumë.

• Mbaje kontrollin - Në joshje të përkryer, ti gjithmonë e kontrollon situatën, por lere që mashkulli të mendoj se ai është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e ze, nuk është se çfarë ti bënë për të, por ajo se çfarë ai mendon që ti mund të bësh. Ushqimi i imagjinatës së tij duhet të jetë zgjedhje e afrodizijaku i secilës femër.

• Bëhu sugjestive - Kur hani darkë në restorant, ulu afër tij, dhe asnjëherë përballë tij. Atëherë, gjuri yt mund të prek gjurin e tij, dora jote mund të godas lehtë kofshën e tij dhe ju mundeni që në mënyrë tërheqëse të pëshpëritni në veshin e tij. Dhe gjithashtu, ai nuk do t'ju shoh që jeni mërzitur, nëse ju flet për strategjitë afatgjata të biznesit. Në esencë, meshkujt kanë një interes primar - veten. Ata nuk duan të dijnë nëse ju keni pasur ditë të keqe në zyre.

• Bëhu e guximshme - Finesa është me rëndësi. Ndonjëherë, epshet, madje edhe të meshkujve më të fuqishem, duhet të tunden. Fustanet e shkurtëra (mini) dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, rikujtojnë ngazëllim por dhe rrezik. Meshkujt ngazëllehen nëse mendojnë se ata rrezikojnë diçka.

• Veshu bukur - Nuk ka nxitje më e madhe për mashkullin se sa femra e veshur bukur, pa gabime, duke e habitur me take të larta, gjithmonë më shumë "Gucci" se "Gap". Ndërresat e brendshme të "Janet Reger"-it, që reflektojnë feminitetin e vërtetë dhe fortësinë për të hyrë në betejën e gjinive.

• Të jesh aromatike - Gjithmonë duhet të vini era që të bën të jesh e dëshiruar. Parfumi "Chanel No5" e bënë atë për ju. Mua gjithashtu më pëlqen "Caron's Bain de Champagne" të cilën mongoli amerikan William Radolpf Hearst e ka krijuar për dashnoren e tij, Marion Davies, ashtu që ajo të pëkujton në flluska të shampanjës - çfarë edhe është e duhur, nëse porositni fruta deti. Me siguri ekziston ndonjë arsye shkencore për atë, sepse ai kombinim i bënë meshkujt të pafrenueshëm.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 0  5.288 1001050006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan