marketkonekt
0 0
0
 

Si mund te bej nje make up perfekt per te fshehur defektet

nga akora

Mungesa e melaninës në zonat e fytyrës bën të mundur që atje të shfaqen njollat të ndryshme.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Mungesa e melaninës në zonat e fytyrës bën të mundur që atje të shfaqen njollat të ndryshme.

Korrigjimi i tyre lidhet me homogjenizimin e tyre. Kjo, pasi ato shfaqen në zona të dukshme dhe me ngjyra të ndryshme. Njollat e bardha korrigjohen më lehtë, ndërsa njollat kafe, duan durim. me pak pudër mund t’i mbulojmë ato. Në fillim duhet të gjejmë zonat më të acaruara, që edhe ndikojnë në mimikën tonë. Më pas nisim t’i mbulojmë ato me një ton të lehtë, në mënyrë që të mos rëndojmë pamjen. Por kujdes! Aplikimi i tonit të fytyrës duhet të jetë uniform, në mënyrë që ai të mos ndikojë në format e fytyrës. Kur njollat janë të errëta evitoni sa të mundni trukun e errët, pasi krijoni kontrast në fytyrë. Mësohuni të ekuilibroni ngjyrat. Njollat e bardha me anë të një peneli ose me gishta dhe mundevitohen ngjyrat gri ose të akullta, që zvogëlojnë kontrastin.

Në rast se keni shumë puçrra të lehta si shkak i alergjisë, më anë të një toni me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, aplikoni lehtë mbi to, në mënyrë që mos shkaktoni acarime ose gjakosje. Evitoni çdo lloj parfumi ose esenca acaruese, sidomos poshtë qafës, afër veshëve, pasi bëhen shkak për infeksione të rënda. Në rast se puçrrat nuk janë të acaruara, atëherë vendosni një ton më të zbehtë se e kuqja, në mënyrë që mos krijohen vija të dukshme që prishin uniformën e fytyrës. E kuqja, nëse ndiqet nga një gri e lehtë, i afrohet ngjyrës natyrale të fytyrës. Deri në këtë pikë, jeni “OK”, por duhet të kini kujdes që korrigjimet të mos jenë të thella, pasi ato prishin imazhin e zakonshëm dhe të tjerët kuptojnë marifetet e tua.

Aknet janë një patologji e zakonshme dhe e dukshme mbi fytyrë. Kur aknet janë në fazën akute, Aplikimi i ngjyrave të ndezura është zgjidhja më ideale. Kjo arrihet duke u trukuar në mënyrë sa më uniforme. Në pjesët delikate të fytyrës eliminoni kremin gjatë ditës. Ndërkohë që një masazh i lehtë i fytyrës në mëngjes me kompresa me ujë të ftohtë, do të evitojë ngjyrat artificialefiton lëkura në prani të akneve. Megjithatë, me aknet duhet të jeni të kujdesshëm. Kur ato acarohen, mbi to aplikoni vazhdimisht ngjyrat e rekomanduara, sidomos mbi mimikën e fytyrës, pasi atje ato bëhen më të dukshme. Gjatë natës mund të aplikoni krem ose solucion qetësues, në mënyrë që në mëngjes ato të jenë sa më pak të dukshme.




clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
ikub #:
 0
BUKURI
1001250067





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan