1 0
1
 

Si të bësh seks pa frikë?

nga lepuri

Bëj seks pa pasur frikë. Mënyrat e mbrojtjes tani janë te shumta. Pa bezdisur partnerin dhe duke u ndierë të lirshëm në shtrat, kjo është motoja e kontracepsionit.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

sex

Në jetën seksuale të çifteve të reja edhe seksi duket monoton. Përdorimi i prezervativit në të shumtën e rasteve sjell pakënaqësi në marrëdhëniet midis dy të rinjve. Ata mund të ndihen në siklet! Ajo që ke ëndërruar, bie viktimë e frikës, se mund të ngelesh shtatzënë.  Sipas mjekeve gjinekologe, gjate dhjetë viteve te fundit, çiftet e reja nuk parapëlqejnë që të lindin fëmijë. Shkaku: liria, frika se mund të kesh një fëmijë. Thjesht, një shtatzëni e padëshiruar. Për këtë flasin edhe shifrat e larta te numrit të aborteve në këto vite. Pra, siç duket, te çiftet e reja, ajo që ka më shumë rëndësi është seksi, por ka vend edhe për pasiguri! Kontraceptivet sollën njëherazi mbrojtjen më të mire dhe rritjen e kënaqësisë në jetën seksuale të çifteve të reja.

Injeksioni

Në të gjitha qendrat e këshillimit të grave mund të gjesh shumë mënyra për t'u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Mjekja gjinekologe Aleksandra Shkurti tregon: "Një nga mënyrat për të parandaluar shtatzëninë është injeksioni. Është më efektivi dhe më i sigurti. Të gjitha gratë dhe vajzat e reja, mund ta marrin këtë injeksion pranë këshillimoreve të grave, një herë në tre muaj. Kjo duke respektuar datat e fillimit të injeksionit". Ky injeksion bëhet në pjesën intravenoze të trupit dhe ndryshe quhet me emrin gjilpërë. Emri i saj i vërtetë është Depo Provera dhe përmban hormonin e progesteronit, i cili gjendet në të njëjtën kohe edhe në trupin e gruas. Ky hormon lëshohet ngadalë në rrjedhën e gjakut dhe pengon daljen e vezës nga vezorja. Ai ndikon duke trashur sekrecionet vaginale të qafës së mitrës, duke vështirësuar depërtimin e spermës dhe mundësinë e një shtatzënie. "Ky kontraceptiv është shumë i sigurt dhe efekti i tij fillon që në momentin e bërjes se injeksionit"- shprehet specialistja. Është mjaft i lehte për t'u përdorur edhe nga vetë gratë dhe nuk ndikon gjatë marrëdhënies seksuale në çift, parandalon shtatzëninë dhe nuk ndikon aspak te nënat me fëmijë.


Pilula

Pilula është një tjetër mënyrë e parandalimit të barrës. Edhe Pilula përmban hormonin femëror dhe pengon depërtimin e hormonit mashkullor ne vezore. Sipas mjekes gjinekologe, "Pilula merret çdo ditë në një orë të caktuar". Asnjëherë mos harro se cili është orari, në të cilin pi gjithmonë këtë pilulë, pasi, nëse e ngatërron, le shkak për prodhimin e hormonit femëror dhe shpërndarjen e tij në kanalin seksual, një mundësi për shtatzëni aksidentale. Në rast se harroni ta merrni pilulën, atëherë mund ta pini atë menjëherë edhe mbas pirjes, këshillohet që asnjëherë të mos bëni marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Ne këto raste këshillohet shoqërimi me kontraceptiv tjetër si: spermicidet dhe prezervativ për dy ditë me radhë, derisa te fitosh rregullsinë e humbur. Ky kontraceptiv është i këshillueshëm për moshat e reja dhe për vajzat adoleshente, qe kane një jete seksuale te dendur. Ne rast se kjo pilule përdoret jashtë normave të parashikuara si: mbi doze, mund të lejoje edhe nxitjen e efekteve dytësore.


Kontraceptivi i urgjencës

Është një kontraceptiv, i cili përdoret ne rastet kur abuzohet seksualisht ose bëjmë marrëdhënie seksuale te pakujdesshme dhe të pambrojtura. Vajzave të përdhunuara dhe të keqtrajtuara seksualisht, në momentet kur paraqiten pranë qendrave te policisë, u rekomandohet nga mjeku pirja e këtij Kontraceptivi, për të mos lejuar shtatzëninë. "në shumë raste, të rinjtë bien pre e pasioneve seksuale dhe harrojnë që të mbrohen. Ata përfundojnë aktin seksual dhe atëherë kujtohen se duhet te ishin mbrojtur. Për raste te tilla shërben Kontraceptivi i urgjencës. Mbas aktit seksual, vajza përdor këtë kontraceptiv kokërr dhe kështu parandalon shtatzëninë. Por mund të përdoret edhe në rastet, kur është përdorur një tjetër kontraceptiv, por vajza ka dyshime për pirjen në orën e duhur ose vendosjen e kontraceptivit ne forme sterile"- përfundon mjekja gjinekologe Aleksandra Shkurti. Kontraceptivi i urgjencës duhet te merret brenda 72 orëve, kur është kryer akti, duke kombinuar 2 pilulat me një dozë standarde ose katër kokrra, kur doza është më e ulët. Edhe pse mund të përdorësh kontraceptive, në asnjë mënyrë nuk duhet menduar se eliminohet marrja e virusit vdekje prurës të AIDS-it. Pra, kontraceptivet nuk te mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sipas mjekëve, efektet e përdorimit të këtyre kontraceptiveve janë të dukshëm vetëm kur gruaja ka dhembje, te vjella dhe të marra mendsh. Ndërsa në lidhje me efektet anësore, përdorimi i këtyre kontraceptiveve nuk sjell asnjë defekt për shtatzënitë e ardhshme. Kjo mund të rifitohet brenda një kohe të shkurtër, që në momentin kur gruaja ndërpret kontraceptivet për te pasur një shtatzëni të dëshiruar.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
Lexuar: ikub #:
 1
FRIKA SEKS
 10.345 1001250075





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
eda
Para 38 muajsh  
  
ju lutem ku mund ta gjej kete doktorresh sepse me thane qe ka dal ne pension ...do te me benit nje nder shume shum te madh
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan