marketkonekt
0 0
0
 

Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve

nga aleda

Ka studime të cilët dëshmojnë qartë, se si dhe sa ndikon dhuna në shtëpi mbi të menduarin e fëmijës me kalimin e viteve. Fëmijët i mësojnë sjelljet e dhunshme nga prindërit e tyre, të cilët janë të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit apo ndaj fëmijëve.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

Ka studime të cilët dëshmojnë qartë, se si dhe sa ndikon dhuna në shtëpi mbi të menduarin e fëmijës me kalimin e viteve. Fëmijët i mësojnë sjelljet e dhunshme nga prindërit e tyre, të cilët janë të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit apo ndaj fëmijëve. Studiuesit tregojnë se rrahjet dhe abuzimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sjellin probleme psikologjike dhe emocionale tek fëmijët. Fëmija dorritet “larg” prindërve dhe në jetë doshfaqet i tërhequr, i ndruajtur, madje dhe “frikacak”, për t u afruar me të tjerët. Janë të shumtë fëmijët, të cilët provojnë dhunë fizike në familje. Ata kërcënohen me rrahjen dhe shpesh goditen nga prindërit e tyre për arsye të tilla si, për shembull; kur dikush u Ka shprehur “mospëlqim” për sjelljen e tyre, kur kanë marrë në shkollë një “notë të keqe” ose kur nuk kanë rregulluar shtratin. Presioni i dhunës i tmerron fëmijët. “Bashkëjetesa” me dhunën i mëson ata t i bëjnë gjërat nga frika. me kalimin e viteve vihen re ndryshime të mëdha në sjelljen e fëmijëve, që kanë provuar apo vazhdojnë të provojnë dhunë në familje.

Shumë prej tyre nuk shkojnë mirë në shkollë, veçohen nga të tjerët dhe janë gati të ngatërrohen në grupet që zihen. dhunafamilje ndikon shumë edhe në lojën e fëmijës. Për shembull, në rastin e Mirës, e cila duke luajtur “shtëpiash” me një shoqen e saj, i kërkon asaj kukullën. Shoqja ia jep, por Mirës nuk i pëlqen kukulla dhe fillon të qajë, ta godasë shoqen dhe ta përplasë kukullën. Kjo sjellje e Mirës i bën shoqet të largohen prej saj. Të gjithë besojmë, se e ardhmja e shoqërisë varet nga mënyra se si ne i trajtojmë sot fëmijët tanë. Megjithatë, për fatkeq, trajtimi i fëmijëve ashtu siç duhet, ende nuk ndodh. Serioziteti për të kuptuar se çfarë pasojash sjell dhuna ndaj fëmijës, Ka filluar shumë vonë në shoqërinë tonë. Shumë fëmijë të dhunuar shfaqin probleme në aspektet njohëse, të kujtesës në qoftë se do t i krahasojmë ata me fëmijët e padhunuar. Fëmijët e abuzuar (dhunuar) shfaqin probleme në marrëdhëniet shoqërore dhe ndodh gjithashtu, që ata të mos fajësojnë veten për gjërat që ndodhin, por të fajësojnë faktorët e jashtëm që nuk janë nën kontrollin e tyre. Gjithashtu, ata mund të kalojnë në depresion. Fëmijët e abuzuar kanë shumë-pak mundësi të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ata shfaqin shumë më pak ndjenja për të tjerët, sesa fëmijët jo të dhunuar. Fëmijët e dhunuar shfaqin më tepër sjellje vetëshkatërruese dhe Ka shumë mundësi të ushtrojnë dhunë mbi fëmijët e tyre kur të bëhen prindër.

Sjelljet që prodhon dhuna
Fëmijët, të cilët shohin apo provojnë vetë dhunën në familje mund të shprehin:
• Frikë, shqetësim për sigurinë e tyre
• Sjellje agresive ndaj të tjerëve
• Shënja depresioni
• Pagjumësi
• Mungesë dëshire për të zbuluar mjedisin rrethues
Dhimbje koke, Dhimbje stomaku (kur nuk është sëmurë)
• Nervozizëm, ankth, siklet
• Çrregullime në të ngrënë
• Vlerësim të ulët të vetes
• Tërheqje, veçim
• Arritje të pakta në mësime, vështirësi në përqëndrim
• Tendenca për vetëvrasje
Stres post-traumatik, një lloj çrregullimi, i cili bën që fëmija të ripërjetojë traumën, të shfaqë
sjellje shmangëse si dhe simptoma të tjera.

Çfarë të bëjmë kur arrijmë kulmin e nervave?

Shumë prindër në momente të ndryshme përjetojnë ndjesi dhune ndaj fëmijëve të tyre. Për këtë arsye atyre i duhet një plan se çfarë të bëjnë kur ndodhen përballë një rasti të tillë: Vëreni fëmijën në një vend të sigurtë - zakonisht në një krevat, nëse është shumë i vogël.
Largohuni nga dhoma dhe shkoni në një vend të qetë. Vendosni çfarë duhet të bëni për të shkarkuar nervat -nëse ju vjen për të bërtitur, bërtisni në një jastëk. Nëse ju vjen për të goditur diçKa, godisni një mobilje apo krevatin. Shtrëngoni dhëmbët duke kafshuar diçKa, apo shplani fytyrën me ujë të ftohtë. Pini një gotë çaj, dëgjoni pak muzikë apo shihni një fotografi të fëmijës suaj, ku ngjan i gëzuar dhe i qeshur, kjo duhet t ju ndihmojë. Nëse këto ndjenjadhunshme dhe agresive ndaj fëmijës suaj i keni shumë shpesh, duhet të flisni patjetër me një specialist, një psikoterapist apo psikolog. Kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht. Kështu, ju mbroni fëmijën tuaj dhe shijoni fëmijërinë e tij bashkë me të.



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0
 3.693 1001250081





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as