marketkonekt
0 0
0
 

Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?

nga aleda

Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik ne këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Elementar

astrologjia1Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik ne këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti.

 

 

Një gjë duhet kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemigjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e përhershme. Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.

 

 

Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?


T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të vërtetë jeni dhe Si mund të rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon, astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë gjallë atë.

Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtëSi të ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush: ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.

Çka është horoskopi?

Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të caktuar”. horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erës sonë.

horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.

Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe evoluimin tuaj personal.

Për çka shërben astrologjia?

Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. sot, miliona njerëz në botë, kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien tonë shpirtërore.

Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe shpesh ndodhpara njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe Sijetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të njerëzve.

Astrologjia: Shkencë, ose art?

mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori. Ndërsa arti i astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se Si energjitë kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.




clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0
1001250086





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan