ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
1
 

Si te pastrojme dhembet.

nga akora

Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit të dhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës në përgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe një zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit të dhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës në përgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe një zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale. Është shumë e rëndësishme të krijomë një rutinë për sa i përket larjes së dhëmbëve dhe atë pas çdo të ngrëni dhe në darkë para fjetjes. Tek fëmijët e vegjël duhet të kemi kujdes që ti ndërgjegjësojmë ata dhe ti bëjmë të vetëdijshëm që në fëmijëri të hershme rreth rëndësisë së madhe që ka mirëmbajtja e higjienës orale. Në pesëvjeçarin e parë te jetës së fëmijës duhet të kemi  kujdes që ti ndihmojmë dhe ti mësojmë rreth larjes sa më të rregullt të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve deri sa fëmija të fitojë siguri në vetvehte që larjen mund ta bëjë vet.

 

B8E94F9F45B0A9A8192D6D485354F3

 

Në ditët që jetojmë gjithnjë e më tepër i kushtohet kujdes, madje i jepet një vëmendje dhe rëndësi të veçantë larjes së dhëmbëve dhe mirëmbajtjes së higjienës orale si dhe theksi gjithmonë vendoset në faktin se e rëndësishme është që këto shprehi të fitohen që në fëmijëri të hershme. Shëndeti i dhëmbëve ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës sonë.  Një buzëqeshje e bukur e plotëson madje e zbukuron pamjen tonë të jashtme, ndërsa dhëmbët e shëndetshëm mundësojnë të kemi një ushqyerje sa më të shëndetshme.

PASTAT E DHËMBËVE

Zgjedhja e një paste sa më të mirë nuk është aspak një detyrë e lehtë. Nëpër vitrina në dyqane shpesh gjejmë me dhjetra lloje pastash për dhëmbë nga dhjetra prodhues. E rëndësishme është të zgjedhim pastën e cila përmbanë fluor. Disa nga pastat ofrojnë edhe mbrojtje nga depozitimet e mundshme të disa mineraleve të forta. Në qoftë se zgjedhni pastë dhëmbësh për fëmijën tuaj, atëherë kini kujdes që pasta të ketë shije të mirë, në mënyrë që larja e dhëmbëve të jetë sa më e këndshme për fëmijën.

Mësoni dhe këshilloni fëmijët tuaj që pasta e dhëmbëve nuk është ushqim që gëlltitet dhe se është shumë e rëndësishme që pas larjes pasta të nxirret  jashtë me pështymë dhe të shplahet sa më mirë goja. Gjithmonë të përdoret sasi e vogël e pastës, sa madhësia e kokrrës së bizeles, në mënyrë që gjatë larjes së dhëmbëve tek fëmijët, në rast gëlltitjeje,  fëmija të mos gëlltisë sasi të madhe fluori.

FURÇAT E DHËMBËVE

Problemi i zgjedhjes së një furçe sa më të mirë e të përshtatshme nuk është aspak më i vogël se ai i zgjedhjes së pastës. Gjatë zgjedhjes së furçës duhet të kemi kujdes që fijet e furçës të jenë të buta dhefund të mos jenë të ashpra por të lakueshme. Në varësi të madhësisë së hapësirës së gojës kini kujdes në zgjedhjen e madhësisë së kokës së furçës.

Koka e furçës do të duhej të ishte e vogël në mënyrë që të ketë mundësi të depërtojë në të gjitha pjesët e kavitetit oral dhe në të gjithë dhëmbët.Çdo tre ose katër muaj zëvendësoni furçën tuaj me një të re.
Kur të blini furçën për fëmijën tuaj, kini parasyshë që dhëmbët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe se zgjedhja dhe përdorimi i një furçë të gabuar do të çonte në dëmtime serioze të indit dhëmbor. Kështu që është tejet e rëndësishme që furça për fëmijë të ketë fije të buta. Derisa fëmija të jetë i vogël edhe furça duhet të jetë shumë e vogël që të përshtatet me kavitetin oral të fëmijës. Kur fëmija të rritet, furça le të jetë aq e madhe sa që të mund të furçohen (lahen) një deri në dy dhëmbë njëkohësisht. Furça duhet të ketë vetinë të përfshijë edhe hapësirat interdentare në mënyrë që pastrimi i dhëmbëve të jetë sa më i plotë.
Furçat elektrike mund të jenë argëtuese për fëmijët. Përparësi tjetër është se për një kohë të shkurtër bëjnë më shumë lëvizje, çka bën që të shkurtohet koha e furçimit aktiv. mund të kenë rëndësi praktike edhe tek fëmijët me probleme të veçanta, tek të cilët qëndrimi i gjatë dhe i disciplinuar gjatë pastrimit me furçë mund të jetë i bezdisshëm dhe kjo paraqet problem.

SOLUCIONET PËR SHPLARJEN E KAVITETIT ORAL

Ekziston një diferencë e madhe midis solucioneve të thjeshta ujore për shplarjen e gojës dhe solucioneve të cilat përmbajnë fluor. Të parat çlirojnë fytin dhe frymëmarrjen si dhe i japin gojës freski, por nuk ofrojnë mbrojtje për dhëmbin. Shumica e këtyre preparateve përmbajnë alkool dhe nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare, sepse mund ti gëlltisin.

Solucionet që përmbajnë fluor formojnë rreth dhëmbit një shtresë mbrojtëse të fluorit, e cila parandalon kariesin. Gjithsesi e rëndësishme është të konsultoheni me stomatologun e fëmijës tuaj, lejohet apo jo që fëmija juaj të përdorë të tilla solucione. Gjithashtu vërtetohuni që fëmija juaj është vërtetë në gjendje tu përmbahet rregullave të përdorimit të solucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni të nxirret jashtë, jo të gëlltitet!

FILLET DENTARE

Filli dentar është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës orale. me fillë dentar ju mund të pastroni vende ku shpesh mund të formohen depozitime të ndryshme nga mbetjet ushqimore, të cilat aty mbesin edhe pas larjes së dhëmbëve me furçë dhe me pastë dhëmbësh. Filli dentar për vetitë që posedon është në gjendje ti eliminojë këto depozitime edhe në vende ku furça nuk depërton dot. Këshillohet që filli dentar të përdoret të paktën një herë në ditë, ndërsa lloje të ndryshme të fillit dentar janë bërë për t’ju përshtatur nevojave të ndryshme dhe gjendjes së kavitetit oral. Kështu psh: nëse keni një gjendje të mirë të gojës, dmth. i keni të gjithë dhëmbët, poashtu i keni të ruajtur të gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhëmbëve, atëherë është mirë të përdorni fill dentar të prodhuar prej mëndafshi të butë, i cili i ruan edhe papilat interdentare dhe nuk i dëmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar që ju përshtatet më shumë. Fillë dentar për fëmijë mund të gjeni në farmaci duke u konsultuar së pari me mjekun tuaj stomatolog.

edhe PRODUKTET USHQIMORE  JANË TË RËNDËSISHME

Sikurse është e rëndësishme të mbahet higjienë e rregullt orale, në luftën kundër sëmundjes së dhëmbëve dhe mishrave të tyre rëndësi ka edhe kujdesi për një ushqim të ekuilibruar. Këshillohet që ushqimi të përmbajë sa më shumë pemë dhe perime dhe sa më pak yndyrë dhe kripë.

Çimçakezat pa sheqer (posaçërisht ata që përmbajnë ksilitol) janë shumë të mira për dhëmbë dhe këshillohet të konsumohen pas çdo të ngrëni, si mjet ndihmës në mirëmbajtjen e higjienës orale, sidomos në rastet kur nuk kemi mundësi ti pastrojmë dhëmbët. Ato na ndihmojnë në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kavitetit oral dhe në eliminimin e sheqerit të dëmshëm si dhe na mbrojnë nga depozitimet e mbetjeve ushqimore. Evitoni sa më tepër produktet  që përmbajnë shumë sheqer si, ëmbëlsira, akullore, deserte të ndryshme, karamele, etj.

Mos hani në darkë vonë përpara se të flini, sepse ushqimi që mbetet nëpër dhëmbë gjatë natës mund të shkaktojë karies. Gjatë natës sekretohet më pak pështymë, kështu që goja pastrohet më pak sesa gjatë ditës.


SI TI PASTROJMË DHËMBËT

Deri tani folëm për rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës orale dhe mjetet që na duhen për ta bërë këtë, por tani do flasim për mënyrë se si duhet të pastrojmë dhëmbët në mënyrë sa më të saktë dhe sa më të rregullt. Në fakt nuk është e rëndësishme vetëm të lahen dhëmbët pas çdo të ngrëni por edhe mënyra se si e bëjmë ate. Koha e mjaftueshme për të larë dhëmbët është minimum pesë minuta. Së pari pastrojmë pjesën  e pëparme (vestibulare) të dhëmbëve duke i dhënë furçës drejtimin poshtë-lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet në hapërirat interdentare (ndërdhëmbore).

 

larja

 

Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetit oral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë-lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastaj furçohet sipërfaqja okluzale (përtypëse) e dhëmbëve. Pastrimi i kavitetit oral përfundon me pastrimin e hapësirave interdentare me anë të fillit dentar.

STOP  GURËZAVE

Kur të paraqitet sëmundja menjëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut, i cili në bazë të stadit të sëmundjes do të përcaktojë edhe mënyrën e mjekimit. Heqja e gurëzave, të cilat janë formuar si pasojë e mbivendosjes së pllakës dentare, është parimi themelor i terapisë mjekuese tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Gurëzat e dhëmbëve janë depozitime të forta të lokalizuara në sipërfaqen e rrënjës dhe të kurorës së dhëmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakës dentare. Gurëzat duhet të hiqen të paktën dy herë në vit, por më e mira do të ishte katër herë në vit.



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1
BUKURI DHIMBJE
 3.336 1002040061





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
pamela
Para 19 muajsh  
  
pervec pastes me se lahen tjeter dhembet
+1     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan