
Ja disa keshilla per tu kujdesur per thonjte.
1. Largimi i lëkurës rreth thonjve
Për një pamje të bukur të duarve, përpos kujdesit të rregullt me krem, duhet që ta hiqni edhe lëkurën rreth thonjve, që qërohet dhe mund të dhemb. Këtë më së lehti do ta bëni, nëse më parë këtë lëkurë e zbutni me krem special. Vejeni në lëkurë rreth thonjve, lëreni që të rrijë 2-3 minuta dhe – veproni.
2. Formësimi i thonjve
Pas largimit të lëkurës së qëruar, radha i vjen formësimit të thonjve. Nëse keni limë me katër anë të ndryshme, për shkurtim, formësim, lëmim dhe shkëlqim, atëherë thonjtë tuaj do të duken për mrekulli edhe pa llak fare.
3. Lyeni majat e thonjve
Shumica e femrave pajtohen se thonjtë më së miri duken me manikyr francez. Majat e thonjve më së lehti dhe në një mënyrë më precize do t’i lyeni me llak të bardhë duke përdorur markerë vetë-ngjitës. Nëse doni që thonjtë tuaj të duken interesant, atëherë përpos formave klasike, mund të përdorni edhe forma jo të rëndomta.
4. Llaku pa ngjyrë si bazë
Pritni derisa të thahet llaku i bardhë në majat e gishtave, e më pas tërë thonjtë lyejini me një shtresë të llakut pa ngjyrë. Mos prisni përsëri që të thahet llaku, por menjëherë kaloni në hapin tjetër.
5. Renditni stolitë
Në mënyrë që të jeni sa më efektive, duhet që qysh më parë të paramendoni sesi do t’i stolisni thonjtë. Ndonjëherë vetëm një detaj në njërin thua mjafton që ta tërhiqni vëmendjen te thonjtë tuaj. Në fund, pa marrë parasysh se a jeni përcaktuar për gurëza me ngjyra të llojllojshme, fotografi, apo llak shkëlqyes, në fund lyeni thonjtë edhe me një shtresë të llakut pa ngjyrë, në mënyrë që t’i fiksoni stolitë.