marketkonekt
0 0
1
 

Si te trajtojme krizat nga temperatura?

nga aleda

Infeksionet e ndryshme janë origjina e shfaqjes së temperaturës, e cila nëse nuk trajtohet si duhet bëhet shkak për shfaqjen e konvulsioneve febrile. Këto episode janë mjaft të rrezikshme dhe duhen trajtuar menjëherë me mjaft seriozitet.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Sfidues

Termometer

Mjeku neurolog, doktori i shkencave mjekësore Et'hem Kolleshi, shpjegon se si shfaqen dhe si duhet të trajtohen këto episode:

Çfarë janë konvulsionet febrile?
Vlerësohen si konvulsione febrile në fëmijët e vegjël, të gjitha krizat konvulsive, sidoqoftë natyra e shfaqjes dhe kohëzgjatja e tyre, të cilët në momentin e krizave kanë temperaturë mbi 39 gradë. Mund të thuhet se konvulsionet nga temperatura e lartë, shfaqet nga mosha 6 muaj deri 4-5 vjeç dhe kapin 2-5% të fëmijëve të kësaj grupmoshe.

Nga se shfaqen, cilët janë shkaktarët?
Konvulsionet shfaqen nga temperatura e lartë, e cila te fëmijët e vegjël, mund të jenë rrjedhojë e shumë infeksioneve. Midis tyre mund të përmendim: infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksionet e grykës si tonsilitet akute e të qelbëzuara, ato pulmonare (bronkite, bronkopneumoni). Infeksionet e veshit, pavarësisht nga origjina, infeksionet gastrointestinale, infeksionet e sistemit nervor qendror, sidomos me natyrë virale. Natyrisht në disa raste, burimi i shkakut që ka dhënë konvulsion mund të mbetet i panjohur.

Si mund ta dallosh se kemi të bëjmë me konvulsione febrile?
Shenjat klinike të fëmijëve me konvulsione nga temperatura e lartë, mund të ndryshojë nga një rast në tjetrin, e ndërvarur nga lloji i sëmundjes bazë dhe mosha e fëmijëve. Në përgjithësi shenjat e konvulsioneve febrile janë: fëmija qan, grindet, është i zbehtë në fytyrë. Pa pritur fillojnë konvulsionet, fëmija duket sikur trembet, ka dridhje të anësive, gishtat e dorës janë të shtrënguar, anësitë e poshtme janë të mbledhura afër barkut. Koka është e shtrirë mbrapa, mund të jetë e kthyer në një anë, sytë duken "të zgurdulluar", të fiksuara në një pozicion, më vonë lëvizin sa në një anë në tjetrën. Mund të vihen re lëvizje të pavullnetshme të muskujve të mimikës. Goja është e hapur, buzët e mavijosura, cianoza mund të kapë gjithë fytyrën. Në këtë moment fëmija ka një ndërprerje të shkurtër të frymëmarrjes. Dridhjet mund të ndodhin në të katër anësitë, mund të kapin anësitë e së njëjtës anë, ndonjëherë vetëm një anësi dhe muskujt e mimikës.
Përgjithësisht kriza zgjat pak 1-3 minuta, pastaj çlirohet frymëmarrja, zhduket cianoza, fëmija merr ngjyrë normale. Pas krizës fëmija duket i lodhur ose mund të bjerë në gjumë.
Ka pasur raste kur fëmijët nuk kanë pasur konvulsione të mirëfillta, por vetëm lëvizje të qepallave dhe bulbeve të syve (edhe këto duhen vlerësuar si kriza konvulsive në një fëmijë me temperaturë të lartë). Krizat konvulsive hiperpiretike, mund të shfaqen vetëm një herë ose mund të përsëriten në intervale kohe jo të rregullta.

Çfarë mund të ndodh më vonë, pas këtyre konvulsioneve?
Pjesa më e madhe e fëmijëve që vuajnë konvulsione nga temperatura e lartë, shërohen papasur asnjë pasojë të mëvonshme. Një pjesë e vogël e tyre (2-5 %) në mosha më të rritura mund të vuajnë nga epilepsia. Nuk mund të konsiderohen të rralla prapambetjet mendore të shkallëve të ndryshme.

Çfarë mund të bëhet nëse shfaqen konvulsionet febrile?
Në shumicën e rasteve, një konvulsion febril, mund të ndërpritet vetë, para se të jepet ndihma mjekësore. Në këto raste mjekimi reduktohet në marrjen e masave të zakonshme për uljen e temperaturës dhe mjekimi i sëmundjes bazë që ka shkaktuar atë. Përdoren diazepam, antipiretikët, oksigjenimi, dhe më pas duhet bërë përcaktimi i një terapie adekuate për sëmundjen që i ka shkaktuar ato. Nëse krizat përsëriten është e domosdoshme një ekzaminim elektrocefalografik, dhe një mjekim antikonvulsivante në doza të vogla për pak muaj për të parandaluar një epilepsi të mundshme në mosha më të rritura. Mjaft e rëndësishme është që prindërit të mos alarmohen, sepse kjo ndikon në përkeqësimin e të sëmurit.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 1
KRIZA
1004220089





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
valentina
Para 34 muajsh  
  
ju lutem kthemani pergjigjjen sa me shpejt qe eshte e mundur ju faliminderit
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan