marketkonekt
0 0
0
 

Si te shtoni qumështin e gjirit?

nga akora

Të dhënit qumësht është një nga dhuratat më të bukura të nënës për fëmijën e saj.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

_amamentacao

Është rruga më përshtatshme për të rritur fëmijën tuaj në mënyrën më të shëndetshme. Në përgjithësi gjithë familja e në veçanti babai duhet ta mbështesi nënën gjatë këtij proçesi. Po ashtu edhe mjeku gjinekolog dhe ai pediatër duhet të mbajë një qëndrim pozitiv në këtë drejtim.Le të flasim pak për disa këshilla për rritjen e sasisë së qumështit tuaj.

Jepini gji më shpesh

Ushqeheni bebin e porsalindur më e pakta një here në çdo dy orë. Nëse është në gjumë zgjoheni. Mos e lejoni të flejë natën më shumë se 4-5 orë pa pirë qumësht. Pirja e shpesht e qumështit është një mënyrë për të rritur sasinë tuaj të qumështit. Megjithëse kjo është pak e vështirë për një nënë të re kur të shikojë që qumështi po i shtohet dhe se fëmija e saj po shton në peshë ka për ti harruar të gjitha vështirësitë.

Për të ushqyer bebin mos prisni që t’ju mbushet gjiri

Në gjirin tuaj ka patjetër qumësht sa për bebin tuaj dhe gjatë pirjes së tij me disa mekanizma hormonal trupi juaj do të prodhojë përsëri qumësht edhe gjatë të ushqyerit. Të fryrët e gjirit me qumësht nuk do të thotë se fëmija do të ngopet më shumë. Edhe disa nëna që e mbledhin qumështin e tyre me pompë zhgënjehen kur shikojnë sasinë e pakët që del por u themi se nuk është  ky treguesi për sasinë që merr bebi prej gjirit. Nëse bebi po ushqehet mire apo jo kjo matet me peshën e tij.

Jepini të pijë më gjatë

Mos e matni pirjen me kohë por mundohuni që të pijë një gji deri sa të mbarojë pastaj kalojeni tek tjetri. Kështu që ka për të marrë edhe atë pjesën e parë të ujshme që del në fillim edhe atë yndyrnave që del më pas. Gjithashtu edhe gjiri ka për të marrë sinjalet e duhura për prodhimin e qumështit.

Gjatë të pirit lëreni bebin sa më zhveshur

Mund të arrihet një pirje më e gjatë për bebin të cilit i lihet vetëm bebelinat në trup. Sidomos për bebin që lodhet dhe e zë gjumi gjaë pirjes. Kjo mënyrë krijon kontakt mes lëkurës së tij dhe nënës. Por mund të mbulohet me një pëlhurë që të mos ketë ftohtë.Lëreni bebin të preki trupin e nënës me duart e tij pa dorashka.

Fokusohuni tek dhënia gji dhe tek vetja juaj

Dhënia gji është primare për ju në ato momente. Duhet që të mos stresoheni nëse një punë në shtëpi nuk shkon mirë. Duhet ta pranoni si familje faktin që ti bësh të dyja mund të mos jetë gjithmonë e mundur. Kështu që duhet të lini kohën e mjaftueshme për bebin tuaj dhe ushqimin apo shplodhjen e të dyve.

Mos i jepni biberon

Sidomos gjatë muajit të parë ( muaj kur bebi fillon të marri peshën dhe adoptohet me pirjen e gjirit) mos i jepni biberon. Kështu që i tërë proçesi i thithjes të fokusohet tek gjiri. Në këtë mënyrë dhe qumështi juaj do të shtohet.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0  8.288 1005100078





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet



as