Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si te ushtrohemi ne shtepi per tu dobesuar?
 
Shperndaje
ikub#: 1005120088
Mos u mërzisni nëse nuk mund të paguani palestrën. Me ndihmën e disa ushtrimeve që do të bëni në shtëpi do të mund t’u thoni lamtumirë kileve të tepërta.

losing-stomach-fat

Ushtrimet e shoqëruara nga një dietë e përshtatshme do t’ju ndihmojnë të dobësoheni. Sipas lajmit të publikuar në adresën ehow.com paraqiten ushtrimet më popullore dhe më të njohura të cilat mund të realizohen në shtëpi:

Gjimnastika periodike: në këtë lloj ushtrimi pjesën e pare bëni një nxehje të mire ndërsa në pjesën tjetër vazhdoni të ushtroheni në një temp më të ngadaltë. P.sh në fillim ngjisni shkallët fluturimthi (pjesa e shpejtë) pastaj zbrisni poshtë (pjesa e ngadaltë). Ndërsa një shembull tjetër është të vraponi për një minute mbi shiritin vrapues ose të ecni në një temp të caktuar pastaj një minute më vonë të ecni në një temp më të ngadaltë. Gjatë 20 minutave realizoni një ndërthurje mes tempit së shpejtë dhe të ngadaltë. Ky lloj ushtrimi do të jetë më efektiv se vrapimi i shpejtë për 30 minuta.

Stërvitja e rezistencës: duke përdorur pajisje si shiritat e qëndresës apo pesha të ndryshme mund të përforconi muskujt dhe t’i bëni më elastikë. P.sh përkulja muskulore realizohet në këmbë apo ulur, pa lëvizur shpatullat , duke sjellë krahët e përkulur në bërryla në nivelin e fytyrës. Mund të uleni dhe ngriheni duke përdorur shiritat e rezistencës.

Ecja: ecja është një nga ushtrimet më të thjeshta. Nuk kërkon ndonjë lloj pajisjeje dhe është një ushtrim që mund ta praktikoni kur dhe ku të doni. Përveç dobisë që sjell për zemrën tuaj ecja ndihmon edhe në përforcimin e këmbëve. Rëndesa e kyçit të këmbës apo të dorës e vështirëson atë. Duke ecur mund të dëgjoni diçka me MP3. Për të përshpejtuar hapat duhet të ecni më shpejt.

Përforcimi i muskujve të barkut: të gjithë e dine sesi bëhet ky ushtrim. Ushtrimi shërben për të zhvilluar dhe forcuar muskujt në zonën e barkut. Përveç kësaj është një ushtrim që mund të bëhet pa ndihmën e ndonjë mjeti. Shtrihuni në shpinë dhe këmbët mbajini drejt. Vendosini duart pas koke dhe përpiquni të ngriheni aq sa të largoni shpatullat nga toka. Qëndroni dy tre sekonda në këtë pozicion dhe pastaj kthehuni përsëri në fillim. Asnjëherë mos i hiqni duart nga koka sepse mund të keni probleme me qafën.





Postuar: 12 Maj
 
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIM

Albtelecom
loading...




sara   Para 50 muajsh     
me pelqen shume kjo diete dhe keto ushtrime do ti vazhdoj qe sot :) :) :)
emanuela   Para 51 muajsh     
dua ta di a esht e vertet sepse do ta provoj qe nga sot
khfgkjyn   Para 55 muajsh     
dsgfdfg
luiza   Para 64 muajsh     
te perdoren
ivana   Para 64 muajsh     
me shum foot me ushtrime si ato te triat qe i keni dergu nese i dergoni ju faleminderit shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmm klm
ivana   Para 64 muajsh     
of bre nuk me pelqen shneta shume madhe dua te humbas shum pesh teper sepse kohve te fundit nuk ju kom kushtu vets po tasht e mbas dua qe ti kushtohem vetes dua ta kthj trupin tim si me heret
ivana   Para 64 muajsh     
hahaaha veq edh me shum foto si duhet me ba ushtrime
ju lutem PLASE dergoni edh me shum nese e dergoni jeni me te mir qao
flm
hahah
me pelqen ju faleminderit
ivana   Para 64 muajsh     
flm per te dhenat
ivana   Para 64 muajsh     
me pelqen shum kjo per qdo dit bje ushtrime ne shtip ju
eni   Para 65 muajsh     
shume mire eshte ta ushtrosh kete prandaj edhe une do ta bej
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved