0 0
1
 

Si te parandalojme dhe kurojme venat varikoze?

nga akora

Do të përshkruhen risqet që shoqërojnë të sëmurin nga prezenca e venave varikoze.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

prevenir-et-soigner-les-varices-3445250ztkhu_1370

Do të përshkruhen risqet që shoqërojnë të sëmurin nga prezenca e venave varikoze (edhe në mungesë të simptomave) si dhe risqet e komplikacioneve gjatë trajtimit kirurgjikal dhe nga terapia konservative. Në çdo moment duhet të kërkohet një informacion i nevojshëm mbi kurat dhe trajtimin që propozohet.

Çfarë janë variçet?
Venat varikoze (variçet) janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Në venat normale, gjaku kalon nga poshtë me drejtim lart. Në rastin e variçeve, gjaku kalon në drejtim të kundërt me sensin normal. Kjo mund të provokojë një simptomatollogji që karakterizohet nga ndjenja e rëndesës dhe e irritimit, krampet, djegiet dhe fryrjet e këmbës së sëmurë. Variçet formohen si rrjedhojë e një debulese (dobësimi) të venave. Kjo debulesë mund të jetë si pasojë e trashëgimisë gjenetike: Në fakt është vërtetuar që në një familje mund të jenë disa pjestarë me variçe (më shpesh nëna, gjyshja).

Çfarë janë kapilarët?
I ashtuquajturi “kapilar” (ose “teleangectasie”) janë dilatacione të vogla të venave të dukshme mbi lëkurën e këmbës. Këto nuk shfaqin vetëm një difekt estetik, por mund të jenë të ndjekura edhe nga një insuficiencë venoze në stadet e fillimit.Shpesh, ato shoqërojnë një variçe më të madhe dhe me një simptomatollogji që karakterizohet nga ndjenja e irritimit të këmbës ( e ashtuquajtura “sindromi i këmbëve të rënda”).

Eshtë e vërtetë që kapilarët rikthehen pas trajtimit?
Prezenca e kapilarëve të dukshëm në këmbë është shprehje e një sëmundjeje. Trajtimi i kapilarëve nuk eliminon sëmundjen që progreson në forma të reja. Për ruajtjen e këmbës pas terapisë zakonisht është e nevojshme qëndrimi shume pak në diell (vetëm një herë në vit). Në këtë mënyrë, këmba do të jetë me një pamje të mirë, që eliminon edhe ato pak kapilarë që duken.

Si i kurojmë apo trajtojmë variçet?
Mjekësia sot konsiston në trajtimin me sukses të pjesës më të madhe të sëmundjeve të venave. Metodat kryesore të trajtimit të variçeve jane tre:
- terapia konservative
- terapia sklerozante
- kirurgjia

Momenti më i rëndësishëm për të vendosur cilën terapi do të ndjekim, është vendosja e diagnozës fillestare. Për të vendosur një diagnozë, korrekte është bërja e ekzaminimeve ekografike. Eco-doppler ose Eco-color Doppler (janë komplet të padhimbshme). Këto i lejojnë specialistit që të studiojë rrjedhjen e gjakut në venat siperfaqësore dhe sidomos në vendet e bashkimit të tyre me venat e thella (bashkimet safeno-femorale, safeno-popliteal dhe venat perforante). Ekzaminimi i venave të thella na jep të dhëna të rëndësishme për operacionin eventual.

Terapia konservative
Me terapi konservative kuptojmë terapinë me preparate farmaceutike dhe përdorimin e çorapeve elasike dhe bandazhit elastik. Preparatet farmaceutike janë të nevojshëm për të luftuar shqetësimet dhe komplikacionet e venave varikoze, por nuk bëjnë shërimin e plotë të variçeve. Preparatet që përdoren më shumë dhe që janë të njohura për efektin e tyre venotonik janë: Daflon, venosmin, nutra vari-eze,etj.

Efekti i medikamenteve është se pakësojnë edemën, ulin zgjerimin venoz, përmirësojnë qarkullimin kapilar. Në rastin e tromboflebiteve për të ulur shenjat e tromboflebitit përdoren edhe tubeta me përmbajtje heparine ku më kryesori është Lioton-gel, Çorapet e llasikut dhe bandazhi elastik janë gjysmë efikase për të luftuar shenjat e edemës së këmbës.

Për një komfort më të mirë të pacientit corapet e llastikut duhet të jenë të përshkruara nga mjeku dhe jepen duke bërë matjet. Për një rehabilitim vaskular dhe një përmirësim të drenazhit limfatik, përdoret metoda manuale (dore) Leduc (një formë e fizioterapisë që aplikohet nga persona të specializuar). Çorapet e llastikut duhet të jenë me një kompresion të fuqishëm (20-40mlhg në nivel të artikulacionit talo-krural).

Terapia sklerotizante
Terpia sklerozante (skleroterapia) është injeksion në venën e sëmurë i një sasie të vogël sklerotizanti, i cili shkakton fibrozën e venës pa koagulim. Me fjalë të tjera, të shkaktojë një inflamacion steril brenda lumenit të venës. Preparatet që përdoren më shumë janë Aethoxisklerol, Polidocanoli 0,5%,1%,2%, Glicerina e kromatizuar. Kjo terapi nuk është e dhimbshme. Avantazhet e skleroterapisë janë:
-Mund të bëhet në kushte ambulatore.
-I lejon pacientit të bëjë jetë normale.
- I sëmuri është në gjendje pune menjëherë pas terapisë.
Per trajtimin e variceve me te medha sot eshte e mundur qe terapia sklerozante,te behet nen ndjekjen e Eko-color Doppler qe lejon te shikohet ekzaktesisht vena dhe futja e ages te jete me precision. Me kete teknike (ekosklerozi) eshte e mundur qe rastet te seleksionohen dhe te evitohet nderhyrja kirurgjikale.

Interventi (ndërhyrja) kirurgjikale
Mjekimi kirurgjikal i venave varikoze ka tre qëllime: Njëri prej tyre është largimi përgjithmonë i venave varikoze dhe i shkaktarëve të tyre. Tjetri është evitimi në masën e mundshme të komplikacioneve postoperatore. Dhe qëllimi i tretë është arritja e një efekti sa më të mirë estetik. Sot është e mundur që për kryerjen e interventit kirurgjikal të përdoren: Anestezia lumbare ose lokale (bërja e injeksionit në kofshë) dhe kjo bën që i sëmuri sa të vejë në dhomë, të ketë mundësinë që të ecë (pra pas pak orësh).

Lloji i anestezisë caktohet në bazë të gjendjes së të sëmurit, preferencave të kirurgut dhe dëshirave të të sëmurit. Para operacionit është e nevojshme që të markohen të gjitha venat varikoze. Markimi bëhet në pozicion në këmbë, dhe është mirë që markimin të bëjë vetë kirurgu.

Alternativat në dispozicion të kirurgut janë: Strippingu i venës Safena Magna (të madhe), në të gjithë gjatësinë e saj ose strippingu segmentar i venës safena magna, ligaturë e venës safena magna, ligaturë e venës me skleroterapi, ligaturë E venave perforante për të parandaluar rekurencën e venave varikoze.

KOMPLIKACIONET e VARIÇEVE
Venat varikoze shoqërohen me një numër komplikacionesh më të shpeshta që janë:
- Hemorragjia varikoze që shoqërohet me një rrjedhje gjaku në mënyrë abondante.
- Hipodermite inflamacioni dhe induracioni i lëkurës së këmbës.
- Ulcera venoze
- Tromboflebitet dhe flebitet superficial (inflamacioni i murit të venës dhe indeve përreth, i shkaktuar nga tromboza)
- Flebitet e thella (koaguli i një vene të thellë) që është forma më E rrezikshme e flebiteve dhe që mund të provokojnë një emboli pulmonare, me konseguenca për jetën, që shumë herë çojnë në mortalitet (vdekje).

RISQET e TERAPISE
Progresi i mjekësisë ka bërë që sot variçet të kurohen me risqe shumë të ulta, si në të gjitha rastet, një risk minimal gjithmonë ngelet. Por më e rëndësishme është që mjeku të kuptojë që gjithmonë mundësia e komplikacioneve ngelet.

Dhe këto komplikacione bëhen gjithmonë e më të pakta për mjekun, kur përdoren me efikasitet preparatet medikamentoze, kur përdoret skleroterapia për të trajtuar kapilarët apo venat me kalibër më të madh, gjithmonë është rreziku i reaksioneve alergjike ose i provokimit të flebiteve apo rreziku i nekrotizimit të lëkurës në rastet kur lënda sklerotizuese del jashtë venës ose në rastet kur mund të injektohet lënda sklerotizuese në arterie apo nerv, raste trajtimesh që përbëjnë edhe komplikacionet më të rënda.

Në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale ngelen gjithmonë rreziqet e komplikacioneve si ( hemoragjia, infeksioni, plagët që shërohen vonë, flebitet, dëmtimet e nervit si dhe rezultatet jo të mira estetike). Eshtë e rëndësishme që të kujtohet që risqet e çdo terapie vijnë duke u ulur, por megjithëkëtë, këto rreziqe ende ngelen në trajtimin e venave varikoze.

Qëndrimi ulur dëmton damarët e këmbëve

Edhe të qëndrosh ulur për kohë të gjatë dëmton damarët e këmbëve. Qëndrimi ulur qoftë edhe për një orë, është tepër i dëmshëm për personat që kanë variçe. Damarët e ënjtur të këmbëve fillojnë të pulsojnë dhe shkaktojnë dhimbje. Këmbët dhe kyçet enjten thuajse dyfish dhe në shumë raste dhimbjet bëhen të padurueshme.

Nisur nga kjo, mjekët këshillojnë një lëvizje për rreth 30 minuta në mëngjes dhe një të ngjashme në mbrëmje, është e rëndësishme që edhe gjendja shpirtërore të jetë e mirë. Po ashtu këmbët tuaja mund ti ndihmoni me anë të një xheli. Për këmbët, ai ka efekt freskues. Ndikon në kapilarët duke i dhënë ndjesi freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kontribuon në tonifikimin e mureve të enëve të gjakut.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 1
 5.011 1005140028





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
nexhmije
Para 39 muajsh  
  
jma ba operacion por ende kam dhembje afer ntjes pak e skuqur ni njoll
-1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan