marketkonekt
0 0
0
 

Si te dukesh me seksi se kurre?

nga aleda

Shume pak gra lindin me trupin e perkryer, por edhe ato qe jane me fat ne kete pike, duan te ndryshojn edicka ne trupin e tyre. Megjithese shume gra nuk e pranojne, te gjitha duan dhe mundohen te jene sa me te perkryera fizikisht. e dime qe pamja ideale nuk ekziston, megjithate krimbi i konkurences qe na mundon te gjithave, na ben qe te krahasohemi me grate qe na duken te perkryera: Topmodelet, aktoret, kengetaret dhe njerez te famshem. Rezultati i nje krahasimi te tille ben qe te gjejme tek vetja nje mije defekte.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: I Moderuar

Trup seksi

Si ta luftosh kete impuls?
Thjesht duke e pranuar veten ashtu sic je, me trupin, personalitetin dhe karakteristikat e tjera, qe jane unike. Nese mendon mire per veten, edhe imazhi qe do te projektosh te te tjeret do te jete fantastik. Kemi pyetur eksperte te shumte se si mund te shfrytezosh trupin qe ke per t'u dukur sa me seksi, pa bere ndryshime te medha dhe ja ku eshte rezultati. Gjeja e pare qe duhet te besh eshte te identifikosh tipin e trupit qe ke. Me pas ver ne jete keshillat tona dhe pergatitu te rrezatosh bukuri dhe sensualitet...


Tipi i pare

Trup me shume forma
Ke shume komplekse sepse ke nje trup me shume forma, pra pak te shendoshe. Mendo qe disa vajza te famshme si Bionse dhe Skarlet Johanson, kane bere qe ky lloj trupi te behet i deshirueshem dhe pervec kesaj, burrave u pelqen shume. Studimet e shumta kane nxjerre ne pah se burrat nuk e kane problem qe grate te jene disa kile mbi peshe. Jo me kot shume gra i nenshtrohen kirugjise plastike per te shtuar gjoksin ose te prapmet. Keshtu, mendo qe ti ke ate qe u mungon te tjerave dhe qe burrat e vlersojne kaq shume. Perdor shprehje pozitive per te pershkruar trupin tend, si ''me forma'' ose ''epshor'' dhe fillo ta shohesh veten si shume sensuale.

Cfare te veshesh?
Fustanet elastike dhe te erreta pervijojne me shume silueten tende dhe te bejne te dukesh bukur. Nje mundesi tjeter: Bluzat me dekolte ne forme V-je, qe tregojne dekolten ne menyre diskrete. Pastaj nxirre ne pah trupin tend. Nese rrudh supet ose kryqezon krahet qe trupi yt te duket me i vogel, do te krijosh pershtypjen sikur kerkon falje per formen dhe vellimin e trupit tend. Kur e mban trupin me krenari, do te nxjerresh ne pah imazhin dhe pranine tende.


Kur zhvishesh

Nese hap ndonje reviste per meshkuj, do te shohesh se gati te gjitha grate qe dalin ne fotografi jane me shume forma. Eshte nje tip nudoje qe i josh dhe per te cilen ata fantazojne ne cdo kohe. Keshtu, qe ne vend qe ta lodhesh veten duke menduar per celulitin apo qe ke gjoks te madh, mendo qe shume burra do te ziheshin per te pasur nje grua si ti ne shtrat.


Tipi i dyte


Trup me muskuj dhe atletik
Mbase krahet dhe kembet muzkuloze nuk duken shume estetike, por nese mendon per avantazhet qe ke duke pasur nje trup te tille, do te shohesh anen pozitive te tij dhe do ta vleresosh me shume. Shume gra bejne gabimin qe perqendrohen vetem tek pamja e jashtme e trupit, ne vend qe te mendojne te jene sa me te shendetshme dhe te forta. Trupi i sportisteve eshte i shkathet e i forte dhe kjo eshte dicka e bukur.

Cfare te veshesh?
Per te nxjerre ne pah kembet e tua, perdor minifunde dhe pantallona te shkurtra. Vish bluza me rripa qe nxjerrin ne pah krahet e modeluar mire. Nese preferon nje stil me klasik, zgjidh bluza ose fustane me zbukurime, si pershembull pala ose bluza me menge te gjera. Nga ana tjeter rripat e trashe i japin trupit tend nje pamje me me forma. Zakonisht, personat atletike kane kurriz me te drejte dhe kjo nganjehere krijon pershtypjen e ngurtesise. Kur te jesh ne kembe duke folur me dike, mbeshtete doren ne bel dhe relaksoi supet. Do te dukesh seksi dhe e sigurte njekohesisht.

Kur zhvishesh

Meqe ben palester, je mesuar te vishesh lehte (pantallona dhe bluza te shkurtra), pra ke edhe me shume kontakt me trupin tend. Sinqerisht je nga ato gra qe fitojne pike kur jane lakuriq, sepse ke nje imazh me estetik dhe muskujt e tu bien me shume ne sy. Pervec kesaj, fakti qe nuk ke tule te teperta, te ben te mos e kfhehesh trupin tend ne shtrat, por te jesh e lirshme.


Tipi i trete

E holle dhe e himet
Grate e imeta dhe me gjoks te vogel, zakonisht kane nje pamje rinore dhe energjike. Pavaresisht nga mosha qe ke, kjo strukture trupi gjithmone do te bej te dukesh e re. Mikeshat e tua te kane zili, sepse rrobat te rrine shume bukur, por nese edhe keshtu nuk te pelqen vetja, kjo ndodh se do te doje te kishe pak me shume gjoks. Megjithate, duhet te dish qe gjoksi i vogel eshte i perkryer per silueten qe ke, sepse eshte ne perpjestim me pjesen tjeter te trupit.

Cfare te veshesh?

Per trupin tend ka disa lloje veshjesh qe te bejne te dukesh mire, per shembull, nje fund i shkurte me nje bluze pa tiranda duket shume mire tek ti dhe shume vulgar tek nje vajze me gjoks te madh. Fustanet mini gjithashtu te tregojne mire, sepse nxjerrin ne pah kembet dhe terheqin vemendjen nga busti. Nese, ne vend te pafajeise do te tregosh autoritet, mbaje trupin drejt, coji supet mbrapa dhe nxirre gjoksin perpara. Do te dukesh me pak femije dhe me shume grua.

Kur zhvishesh

Kur je ne shtrat me ndonej djale, kompleksi yt per gjoksin nuk do te kete asnje kuptim, sepse ti mendon se atyre u pelqejne gjinjte e cdo lloj madhesie dhe forme. Ne fakt, seksologet sigurojne qe kenaqesia seksuale nuk varet nga madhesia e gjoksit. Shume djemeve u pelqen nje trup si i yti, sepse delikatesa e tij u duket eksituese. Keshtu, pra clirohu ne shtrat dhe shijo seksin.


Tipi i katert


Trup me ije te gjere
Nje studim per levizjen e syrit ka treguar se personat qe nuk u pelqen pamja e tyre kur shihen ne pasqyre, fiksojne vetem pjeset qe urrejne me shume. Nese nuk te pelqejne ijet e tua sepse te duken shume te gjera, perqendrohu tek nje karakteristike tjeter e trupit qe te pelqen dhe nxirre ne pah. Mund te jete cilado pjese: Qafa, kembet, krahet. Pranoji komplimentet qe vijne nga personat e tjere, sepse ne kete menyre do te nxjerresh ne pah aspektet e tua pozitive. Kur dikush te lavderon, besoje, riafirmo komplimentin e tij, shihe veten ne pasqyre dhe binde veten per ate qe thone te tjeret: Ke shume cilesi pozitive sesa difekte.

Cfare te veshesh?
Ne keta lloj trupash, gjeja me e rendesishme eshte te gjesh veshje dhe aksesore qe e ekuilibrojne figuren tende. Per te kompesuar ijet e gjera, vish nje bluze me shpatulla jashte dhe pantallona me kembe e gjera e ngjyra te erreta qe te minimizojne pjesen e poshtme te trupit. Kepucet me taka ngrene te pasmet nga ana vizuale dhe ecja me trupin drejt ben qe supet te duken me te gjera dhe te ekuilibruara me ijet. Per te theksuar sensualitetin tend, tundi ijet gjat ecjes. Keshtu po i thua gjithe botes se te pelqen trupi yt.

Kur zhvishesh
Hapi i pare qe duhe te besh eshte te mesohesh me trupin tend. Shumices se njerezve u pelqen fytyra qe kane, sepse e veshtrojne cdo dite ne pasyre  dhe do t'u ndodhte e njejta gje me trupin, nese do ta shihnin ne te njejten menyre. Shihu ne pasqyre kur te jesh krejtesisht lakuriq, para ose pas dushit dhe cdo dite do te pelqeje vetja pak me shume. Edhe burrave u pelqen nje trup i tille, sepse e shohin si nje shenje pjellore. Ke nevoje per me shume te dhena qe te ndjehesh mire dhe seksi?


Rrobat e brendshme:


1. E imet dhe e holle: Komplete me tanga dhe sutjena tip ballkoni krijon nje figure delikate dhe shume joshese.

2. Me shume forma: Vish sutjena-korse me ngjyre te erret dhe mbathje.

3. Ije te gjera: Kemishat e shkurtra fshehin kete pjese te trupit.

4. Muskuloze dhe sportive: Sutjena te tilla te kombinuara me mbathje tip kilote duken shume femerore.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!

Duke e pranuar veten ashtu sic je, me trupin, personalitetin dhe karakteristikat e tjera, qe jane unike.



living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 0
SEKSI TRUPI
1005240088





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as