marketkonekt
0 0
0
 

Si te kujdesen grate shtatezena gjate veres?

nga aleda

Lëvizjet fillojnë të pakësohen, presioni i gjakut bie dhe ulja në gjunjë duket pothuajse e pamundur. Gjatë këtyre ditëve të nxehta edhe veprimet më të thjeshta bëhen të vështira. Disa këshilla për të zbuluar strategjitë kundër vapës dhe gjithçka që mund t’ju ndihmojë për të qenë mirë edhe me zagushinë e verës

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

ShtatezaniaKur duhet të ekspozohen në diell

Një grua që pret të bëhet nënë duhet të ekspozohet në diell me kujdes dhe gjithmonë duke kontrolluar orën. Ajo duhet të “përkëdhelet” kryesisht nga rrezet e para të mëngjesit, maksimumi deri në orën 9:30, dhe pastaj sërish pasdite pas orës 16:00. Në këtë mënyrë shmangen kapilarët, venat varikoze, këmbët e fryra dhe njollat, të cilat në shtatzëni thekson më tepër. Në këtë rast flitet për kloazmën e shtatzënisë, ose siç njihen ndryshe njollat e barrës (ngjyrosja e lëkurës). Shfaqet me disa njolla kafe kryesisht në qafë, hundë, mbi buzën e sipërme dhe mollëza. Për të shmangur këtë fenomen do të ishte mirë që gratë shtatzëna të mbajnë gjithmonë një kapele me strehë të gjatë, syze dielli dhe të përdorin kremra me faktorë të lartë mbrojtës, të cilët duhen aplikuar mbi lëkurë 10 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikuar pas çdo larje në det, ose çdo dy orë. Gabim do të ishte nëse gjatë shtatzënisë do të hiqnit dorë nga plazhi, sepse dielli ka një efekt mbrojtës për kockat. Përmes rrezeve diellore, stimulohet sinteza e vitaminës D që forcon kockat duke dhuruar edhe thithjen e kalciumit.


Në det apo në mal?

Nëse shtatzënia ecën pa ndonjë problem të veçantë dhe nëna e ardhshme nuk vuan as nga tensioni i lartë, as nga diabeti, ose shqetësime të tjera, atëherë ajo mund të shkojë kudo. Në muajt qershor dhe shtator i bën mirë deti, ndërsa në gusht kur temperaturat janë shumë të larta, do të ishte mirë që pushimet t’i kalonte në mal (por jo domosdoshmërisht). Gjatë shtatzënisë, një grua nuk duhet t’i kalojë 1300-1400 metrat mbi nivelin e detit sepse rritet lartësia, pakësohet oksigjeni në ajër, ndërkohë që sistemi i shtratit placentar ka nevojë të thithë më shumë oksigjen nga organizmi i nënës. Gjithashtu, shtatzënat duhet të shmangin udhëtimet interkontinentale, ose shumë aventureske, sepse në pjesën më të madhe të rasteve janë rrezik infeksionesh dhe kërkojnë vaksina e mjekime të dëmshme për fetusin. Ajo që duhet të keni gjithnjë parasysh është të mbani me vete librezën shëndetësore dhe kartelën me të gjitha analizat e shtatzënisë.


Çfarë duhet të konsumojë një grua shtatzënë

Në shtatzëni ushqimi është shumë i rëndësishëm, por akoma më shumë është gjatë verës, kur nëna duhet të luftojë të nxehtin edhe në tryezë. Dita fillohet në këtë mënyrë: mëngjesi, qumësht ose kos. Rreth orës 11:00 duhet marrë një shtesë hekuri dhe një gotë lëng frutash. Në drekë nuk mund të mungojë mishi i bardhë ose peshku i zier, me zarzavate të pjekura ose të gjalla. Pasdite një frutë dhe në darkë karbohidrate, duke zgjedhur mes makaronave, orizit me zarzavate ose fasuleve. Më pas një vezë e zier dhe 100 gramë djathë. Frutat kanë një rol shumë të rëndësishëm kundër zagushisë. Peshku ka funksion freskues dhe nuk e rëndon as stomakun dhe as mëlçinë. Shalqiri shuan etjen e të gjithë organizmit. Është i pasur me sheqerna, provitaminë A, vitaminë C dhe kalium, elementë që bëjnë të mundur ruajtjen e ekuilibrit kalorik. Kumbullat e thata ndihmojnë në luftimin e dhimbjeve të barkut, pastrojnë gjakun dhe janë vërtet freskuese sepse në 80 për qind të përmbajtjes së tyre kanë ujë.

Gjithashtu nënat shtatzëna duhet të pinë shumë ujë, të paktën një litër e gjysmë në temperaturë ambienti dhe jo të gazuar.


Rikthimi i gjumit

Zakonisht gjatë shtatzënisë femrat flenë më mirë për shkak të efektit qetësues të nivelit të lartë të progesteronit dhe metabolizmit të tij. Megjithatë, gjatë verës, faktorë shqetësues bëhen i nxehti dhe rëndesa e barkut, që i pengojnë nënat të shtrihen në pozicionet e dëshiruara dhe t’i zërë gjumi. Partneri duhet të bëjë shumë kujdes me gërhitjen, një fenomen ky që shqetëson pothuajse 35 për qind të grave shtatzëna. Është një simptomë e cila nuk duhet nënvlerësuar, sepse një grua shtatzënë që gërhet ka rrezik të preket nga hipertensioni. Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes që të mos marrin frymë me gojë, sepse edhe kjo e shton rrezikun e hipertensionit në shtatzëni. Për të shmangur shqetësimet gjatë gjumit, mos pini kafe dhe pije energjike. Para se të shtriheni pini një çaj kamomili ose një filxhan qumësht të vakët.


Tatuazhet, a mund të bëhen gjatë shtatzënisë?

Ju ka hipur në kokë që të bëni një tatuazh këtë verë? Fillimisht duhet të dini se një kapriçio e tillë ka shumë rreziqe për shëndetin. Një tatuazh me përmasa shtatë deri në pesëmbëdhjetë centimetra katrorë, e ekspozon organizmin ndaj një doze plumbi nga 1-23 mikrogramë, një rrezik shumë i lartë për gratë shtatzëna, sepse plumbi mund të shkaktojë deformime të embrionit. Tatuazhet rrisin deri në gjashtë herë rrezikun për t’u infektuar nga virusi i hepatit B dhe C.
Ledhatime për t’u ndier mirë

Gjatë shtatzënisë, këmbët janë të fryra, barku rritet, gjë që i bënë nënat e ardhshme të duken edhe më të shëndosha se ç’janë. Kjo është edhe një nga arsyet që shumë femrave nuk u pëlqen fare vetja gjatë shtatzënisë. Por nuk duhet të ndihen aspak të shëmtuara, madje duhet ta marrin veten me të mirë, që të ndihen sërish të bukura. Për të qenë të tilla ato duhet të kujdesen shumë për trupin dhe lëkurën duke e lyer me krem hidratues të paktën dy herë në ditë, ose me vaj bajameje që i mbron edhe nga çarjet e lëkurës gjatë nëntë muajve të shtatzënisë. Po ashtu duhet të bëjnë shumë masazhe, nuk kanë arsye pse të hiqni dorë, por gjithmonë duke u këshilluar me gjinekologun. Masazhet u bëjnë më mirë këmbëve, sepse favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe i ndihmojnë në shfryrjen duke luftuar mbajtjen e ujit.


Pesha e duhur për të luftuar të nxehtin

Kush është shtatzënë vuan dyfish nga vapa, sepse peshon sa për dy persona. Kjo gjë e rrit ndjesinë e lodhjes dhe të djersitjes. Për këtë arsye një grua shtatzënë nuk duhet të jetë mbipeshë, por të përpiqet që muaj pas muaji të mos shtojë kilet. Kjo e ndihmon atë që gjatë shtatzënisë ta ndiejë më pak të nxehtin, të mos shëndoshet, të shkojë menjëherë në trupin e vet pas lindjes, ta ushqejë më mirë fetusin dhe të ketë një shtatzëni më të qetë. Duke pasur një peshë konstante zvogëlohen edhe rreziqet e komplikacioneve gjatë lindjes.

Një grua shtatzënë duhet të zgjedhë me kujdes edhe rrobat e trupit. Veshjet duhet të jenë me fibra natyrore, si pambuku dhe linoja, të gjera dhe me ngjyra të hapura që të thithin sa më pak nxehtësi. Në këtë mënyrë shmangen irritimet e bezdisshme që formohen në lëkurë.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  3.186 1007130081





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb