ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Si te kujdesemi per floke te bukur ?

nga akora

Dëshira e cdo femre është të ketë flokë të shëndetshëm para dhe pas plazhit. Po si arrihet kjo?

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

0092051Jdzy

Duhet thënë se flokët gjatë gjithë vitit janë nën presionin e pluhurit, të ftohtit, tymit të duhanit e shumë mënyrave të ndryshme ttë të trajtuarit. Ndërsa në verë iu shtohet më shumë edhe prania e diellit, uji i kripur i detit dhe klori. Por me disa përkujdesje të vogla do të mund ti sjellësh në formë. Noël de Casanove, një stilist i njohur flokësh nga Londra këshillon, “përkujdesje për flokët ashtu sic bëni me fytyrën dhe të siguroheni të mos i ekspozoni shumë në diell”. Sipas tij duhen përdorut për flokët produkte mbrojtëse ashtu si edhe për fytyrën, që të mos ekspozohen direct në rrezet UV.

Sipas tij, përvec diellit flokët i dëmton edhe klori që hidhet në pishina, “arrin deri aty sa edhe mund ti cngjyrosë”, – shprehet Casanove. Duke pasur parasysh këtë fakt, stilisti propozon përdorimin e disa maskave mbrojtëse, që nuk lejojnë lagien e flokëve. Por nuk duhet ta merrni si shaka këtë këshillë, pasi stilisti sqaron se nga klori, flokët e lyer në ngjyrë të verdhë, marrin një ngyrë të vjetëruar që i afrohet jeshiles”. Në rast se flokët do të lahen në det, ato duhen shpëlarë menjëherë me uje, në mënyrë që të dalin edhe kokrrizat e rërës, të dëmshme edhe këto për flokët.

Duhet hequr dorë përfundimisht nga zakoni që shampoja e përditshme përdoret në të gjitha rastet. Për ekspozimin e flokëve në diell përdoren shampoo të posacme me faktor mbrojtës si dhe balsam. Një këshillë tjetër është mbajtja e celularit në një distancë prej 20 cm. Edhe mënyra se si ushqehemi ndikon tek flokët. Sa më shumë fruta dhe ujë, për flokë të shëndetshëm. Masazhi, sipas Casanove është një tjetër mënyrë për ti bërë flokët të duken të shëndetshëm. Stilisti këshillon për të gjitha femrat, “të mos përdorin lëngun e limonit si maskë për flokët, pasi sipas tij nuk është gjë tjetër përvecse acid që djeg fijet e flokut”. Si këshillë të fundit rendit mënyrën se si flokët tuaj duhen krehur. “Asnjëherë nga rrënja drejt majave, por nga majat drejt rrënjës, e mundësisht të jenë të lagura”.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 0
BUKURI FLOKE
 1.853 1008030024





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan