
Disa mendojnë se uji I gazuar I krijon problem stomakut duke I bere te provojnë një ndjesi fryrjeje, ndërsa sipas disa te tjerëve uji I gazuar kontribuon ne tretjen te mire, pas ushqimit. Po cila është e vërteta e këtij debate? Për te kthyer përgjigje duhet t’i referoheni një studimi specifik qe titullohet “ Nutrition, Metabolisim & Cardiovascular Diaseases “. Shume interesante për çështje është aksioni I anhidritit karbonik qe I jep ujit gazi I shtuar ne te “ i mirëpritur “, prej shume njerëzve ne stomak. Studimi pohon se anhidridi karbonik është ne gjendje te zhvilloje një aksion aktivizues, stimulues, te prodhimit te acidit klorhidrik ne nivel gastrik.
Nga kjo mund te përfitojnë ata qe kane probleme me një tretje te ngadalshëm! Pra këta janë njerëzit qe mund ta pijen! Ndërsa gjithnjë duhet patur kujdes ata qe vuajnë nga hiperacideti apo me shume akoma nga ulcera apo gastriti. Këtyre nuk u lejohet te pine ujë te gazuar! Uji i gazuar do te ishte i gatshëm te shtonte sensin e “ te përzierit “ deri edhe ne dhembje stomaku, pasi shtohet aciditeti. Por nuk mund te thuhet se ai dëmton drastikisht ata me probleme me gastritin apo ezogafun. Persë i përket atyre qe pas pirjes se ujit te gazuar pësojnë një ndjenje fryrje duhet specifikuar se problemi është relativisht i rëndësishëm ne stomak, meqenëse lidhet me aerofagun, ne ketë rast uji i gazuar duhet evituar kategorikisht. Por nëse fryrja paraqitet ne nivel te zorrëve, është e vështire se mund te t’i atribuohet rolit te anhidridi karbonik, meqë ky përthithet para se uji te mbërrije ne zorre. Pra ne ketë rast nuk është uji gazuar ai qe na bën dem drejtpërsëdrejti.