marketkonekt
0 0
0
 

Si te bej nje Leter Interesi (Cover Letter)?

nga lepuri

Ne ditet e sotme eshte bere e zakonshme qe sebashku me CV-ne te dergohet dhe nje “Leter Interesi” ne te cilen ju duhet te shprehni fare qarte arsyet qe ju shtyjne te aplikoni ne ate vend pune.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: I Moderuar

Leter Interesi

Letres se interesit duhet ti kushtoni po te njejten rendesi qe i keni kushtuar dhe CV-se tuaj sepse ne te shumten e rasteve punedhenesit ate lexojne me pare. Nuk ka rendesi nese aplikimi juaj behet me ane te e-mailit apo postes, rendesia qe duhet te ju kushtoni te dyjave eshte e njellojte.

Ne fillim te “Letres se Interesit” Drejtohuni ne menyre te drejtperdrejte lexuesit tuaj (ne kete rast punedhenesit) – nese ia dini emrin gjithmone vendoseni ate ne fillim “I nderuar Zoti Astrit” ne vend se te thoni “ I/E nderuar Zoteri/Zonje” sepse kjo mund te tregoje qe ju nuk dini asgje per kompanine ku po aplikoni dhe asgje mbi personin qe po i drejtoheni, domethene ju nuk po i drejtoheni askujt, gje e cila rri ne mendje te lexuesit gjate gjithe kohes se leximit te letres tuaj te interesit.

Fjalia e pare duhet te tregoje qarte arsyen pse ju po aplikoni per ate vend pune, duke mos harruar te permendni emrin e punes per te cilin po aplikoni. Punedhenesit zakonisht kane shume vende vakante ne te njejten kohe dhe mund te ngaterrohen shume lehte duke mos qene te sigurte se cili aplikant po aplikon per cilen pune. Shkruani numrin e references nese ju thuhet qe ta perfshini ,ne menyre qe ta beni me te lehte punen e tyre.

Duhet te cilesoni qarte aftesite tuaja per te qene te zote dhe te afte per ta kryer punen ashtu sic duhet, por mos kaloni ne ekstrem duke bere nje autobiografi sepse keto gjera shkruhen ne CV. Fokusohuni ne pikat se si ju do jeni ne gjendje ti permbushni nevojat e punedhenesit tuaj, keshtuqe mundohuni ti shmangeni pikave te cilat trajtojne rendesine tuaj personale.

Kap pikat kyce ose rolet kryesore qe punedhenesi kerkon te kryhen nga aplikanti ne pozicionin e punes qe eshte vakant dhe mundohu te japesh shembuj se e pers jeni ju personi qe ata po kerkojne. “Eksperienca ime ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerzore do te me ndihmoje qe te perzgjedh njerez te kualfikuar dhe me njohurite perkatese ne menyre qe te rrisim rendimentin dhe efikasitetin e biznesit tuaj” eshte nje shembull per nje nga objektivat qe ju mund arrini nese ju afrohet ai vend.


Kujdes me gjatesine e “Letres se Interesit”

Ne dy paragrafe te shkurter ju keni mjaft hapesire per te “shitur vetveten”. C'do fjali e juaja duhet te godase ne shenje. Duhet ta dini se lexuesi eshte nje njeri qe nuk ka shume kohe te lexoje nje leter te gjate, prandaj e vetmja menyre per ta terhequr ate ta lexoje deri ne fund eshte ajo e te qenit konciz dhe imponues ne te shkruar.

Ju mund te perfshini dicka qe ta adresoje lexuesin ne CV-ne tuaj duke thene fjali te tilla si: “Nese doni te shikoni se si une do te mund ta coj marketingun e kompanise tuaj ne nje nivel tjeter, hidhni nje sy CV-se time per te pare te gjitha arritjet qe une kam patur gjate kohes qe isha me kompanine Coca-Cola”. Kjo e adreson punedhenesin tuaj ne ate pjese te CV-se tuaj qe ju mendoni se do ta binde ate ne menyre qe te ju ofroje vendin e punes per te cilin ju keni aplikuar.

Perfshini menyren tuaj te kontaktit, qe punedhenesi mund te ju kontaktoje nese ju jeni ne interes te tyre. Ky informacion eshte edhe ne CV-ne tuaj por nuk ka asgje te keqe nese e shkruani dy here.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: lepuri
ikub #:
 0
1008260074





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan