ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
1
 

Si te respektoni veten tuaj?

nga honkyponky

Respekti për veten është shume I rëndësishëm dhe zakon pozitiv

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: I Moderuar

 respektoni veten

Mënyra se si ndiheni për veten tuaj mund te  te ndikoje  ne mënyrën se si trajtoni te teret. Ju mund te mendoni  se respekti për veten është i thjeshte dhe akoma shume njerëz nuk i japin respektin e kërkuar vetes se tyre.  E vërteta e trishtuar është: nëse ju nuk respektoni  veten tuaj, mund te ndodhe qe dhe te teret mos te keni shume respekt për ju. Ju gjithashtu mund te shikoni qe është shume e vështire për te respektuar  te teret kur ju nuk respektoni veten. Respekti fillon me ju, kështu qe mësoni se si te respektoni  veten tuaj.


Hapi I
Kini besim tek vetja juaj.  Njerëzit qe kane besim tek vetja  kane gjithashtu edhe respekt për veten e tyre.  Nëse keni  mungese besimi ne vetvete është koha te filloni  te besoni ne veten tuaj  dhe ne aftësisë tuaja.


Hapi II

Beni një listë te gjerave pozitive qe keni.  Mësoni te fokusoheni ne këto aspekte  te vetes.


Hapi III

Trajtoni te tjerët me respekt dhe duke bere ketë  do te zhvilloni respektin e vetes suaj.  Ashtu siç trajtoni te tjerët me pamjaftueshmëri respekti ashtu do t’ju trajtojnë edhe ju.  Ata qe respektojnë te tjerët  me pak respekt  shpesh  trajtojnë me pak respekt edhe veten e tyre.  Trajtoni te tjerët me respekt pavarësisht si ata ju fajtojnë juve dhe kuptoni  qe ju po ndihmoni  te mësoni ata  vete-respekt si dhe ndërtimin e respektit për veten ne te njëjtën kohe.

Hapi IV
Rrethoje veten nga njerëz qe e respektojnë veten e tyre dhe te tjerët.  Duke qene ne prezence te atyre qe janë pozitiv dhe konfident,  ju do te injektohen nga entuziazmi I tyre te, vetë-respekti dhe energjia pozitive.  Kjo është me shume e shëndetshme se sa ata qe ju nen vlerësojnë disa here


Hapi V

Zgjidhni miqtë tuaj me mençuri. Zgjidhni kualitetin ne vend te sasisë. Njerëzit shpesh  pëlqejnë te kenë  shume miq sepse  i bën ata te ndihen  te  kërkuar dhe te rëndësishëm por ka disa miq me karakter te mire qe vlen me shume se një rreth te madh miq me popullaritet sipërfaqësor.  Nëse  miqtë tuaj  ju ofendojnë ose nuk ju respektojnë ne asnjë mënyre, atëherë është koha për te ri-vlerësuar miqësinë tuaj.


Hapi VI
Bëhuni Lider dhe jo ndjekës. Mos lejoni ndonjë  te mundohet te  thotë diçka apo te beje diçka qe ju nuk  ju pëlqen.  Njerëzit shpesh bëjnë gabime duke u bere si kameleon  ne mënyre qe te  kënaqin te tjerët.  Ata dyshojnë  sipas kompanisë qe ata kane. Mos lejoni  sedrën te zvogëlohet ne mënyre qe te jeni ne përputhje me dëshirat e te tjerëve.  Qëndro vetvetja  për çdo gjë.  Njerëzit do te pëlqejnë dhe respektojnë  juve për personin qe ju jeni.

Hapi VII

Puno për te përmirësuar veten tuaj ne te gjitha nivelet, do te thotë fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Nëse jeni te pakënaqur me çdo aspekt te vetes, ju mund ta keni te vështire te respektoni veten.  Askush nuk është perfekt. Çdo njeri bën gabime. Fal veten për gabimet e kaluara dhe ecni përpara. Gjithmonë te përpiqeni qe te jepni me te mirën qe ju mundeni dhe ju do te fitoni respektin qe meritoni.  
 

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: honkyponky
Lexuar: ikub #:
 1
RESPEKT
 2.114 1008260151





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Mirjettaa
Para 31 muajsh  
  
Respekti per veten esht themelor,shum i rendesishem-te dish te respektosh
mendimin tend dhe te mbrosh idet tua...mirpooo gjithmon brenda kufive se po
e kaluam kufirin dhe mbivleresojm veten kalojm ne mendjemadhsi.
     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan