ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
4
 

Si te shpjegoni disa mistere te trupit?

nga aleda

Gunga nen lekure, duar qe dridhen, vija nen thua...cfare jane ato?

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Per shumicen jane mister, por jo per specialistet. Per te ditur edhe ju me shume, lexoni shkrimin e meposhte...

Misteret e trupit

1. Cfare jane gungat nene lekure?

Ato mund te jene lytha, nishane ose rritje te tjera beninje qe behen me kalimin e moshes. Nder me te zakonshmet jane keratozat seborreike; kokrra dhjami  qe mund te shfaqen vetem ose disa kokrra bashke, zakonisht ne fytyre, gjoks, shpatulla ose supe. Te zakonshme jane edhe kokrrat e mishit (copa te vogla mishi, qe dalim mbi lekure dhe jane te lidhura me te me nje fill te holle), qe shpesh dalin ne qafe, gjoks, shpatulla ose atje ku ferkohet lekura. Ju mund t'i injoroni keto rritje te pademshme ose t'i kerkoni doktorit t'jua heqe, por ato mund te jene gjithashtu edhe kancel lekure. Ju duhet te beni vetekontrolle te shpeshta te lekures ose te shkoni tek doktori per te kontrolluar ndonje ndryshim te pazakonte te tyre, vecanerisht nese ju kruhet, rrjedh gjak ose rritet shpejt. Duhet nje sy i stervitur per te dalluar beninje nga kanceri i lekures, thone specialistet. Nese nje kokerr e dyfishon masen e vet brenda dy javeve, kjo eshte nje shenje paralajmeruese.

 

2. Pse e ndiej stomakun te fryre?

Ka mundesi te kete lidhje me tretjen jo te mire te ushqimit ose me sindromen paramenstruale (SPM). Ushqimet me yndyre treten me veshtiresi nga stomaku, keni gazra ose jeni para periodave (grate), keta jane faktoret me te zakonshem qe e shkaktojne fryrjen e stomakut. Per te evituar kete, eshte mire te hani 5 vakte te vogla gjate dites ne vend te 3 vakteve te renda. Keshtu stomaku nuk do te ngarkohet shume dhe nuk do te ndjeheni i fryre. Per te evituar futjen e gazit ne stomak gjate ngrenies, hani dhe pini me ngadale. Per te evituar fryrjen nga mbajtja e lengjeve qe shoqeron SPM, eshte mire te evitoni kripen e tepert. 

Megjithate, fryrja e stomakut mund te shkaktohet edhe nga sindroma e zorres se trashe te irrituar (koliti). Nese diagnostikoheni me kolit, mundohuni te perdorni te dieten tuaj kosin ose ushqime te tjera me mikroorganizma te mira. Studimet kane treguar se ato i reduktojne ne menyre domethenese simptomat e kolitit.

 

3. Pse e kam me njolla lekuren e fytyres?

Ka mundesi te jete demtuar nga dielli. Rrezet ultravjollce mund te zgjerojne kapilaret e fytyres dhe ta bejne lekuren te duket e kuqe dhe me njolla, ose te shkatoje prodhim te pabarabarte te melanines, pigmentit qe i jep lekures ngjyren e saj. Demtimi i lekures nga dielli mund te trajtohet me retinoide, antioksidante dhe kremera me substanca zbardhuese. Gjithashtu, ka ilace qe e bejne lekuren me te ndjeshme ndaj diellit, si antibiotiket dhe sulfonilureasi. Mbiprodhimi i melanines mund te shkaktoje ehde njolla gri ne fytyre, nje gjendje e pademshme e quajtur melazme, e zakonshme per grate qe ndjekin terapi hormonale. Doktori mund te keshilloje nje krem qe permban hidrokinon e qe mund t'i zbardhe njollat e erreta.

Megjithate, keto njolla mund te jene edhe nje simptome e semundjes se Adisonit, nje c'rregullim i gjendrave mbiveshkore. Duhet te shkosh tek doktori nese lekura merr ngjyre me te erret ose si ne gri dhe jen injekohesisht duke rene ne peshe, keni dobesi muskujsh, lodhje, marrje mendsh dhe te vjella.

 

4. Pse me dridhen duart?

Ne shumicen e rasteve, kjo ka lidhje me mungesen e gjumit dhe pirjen e shume kafeve.E kombinuar me lodhjen, kafeina qe mund te merret ne menyra te ndryshme, shkakton dridhje ne duar dhe krahe. Kafeina gjendet jo vetem ne kafe, por edhe ne disa ilace qe merren pa recete, sic eshte Excedrina. Ne keto raste, pakesimi i kafeines duhet te sjalle permisim te situates. Ka edhe ilace te tjera qe mund te shkaktojne dridhjen e pjeses se siperme te trupit, sic jane ato qe hapin bronket, per shembull albuteroli, ilacet kunder konvulsioneve dhe imuniteti. Nese jeni duke marre nje nga keto ilacet, thuajini doktorit tuaj te rregulloje dozimin. Duart, gjithashtu, mund te dridhen edhe prej te ftohtit ose nervozitetit.

Megjithate dridhja e duarve mund te jete shenje e nje problemi te fshehte, si semundja e Parkinsonit ose crregullimi i teroideve, semundje qe mund te trajtohen me beta-bllokues, levodopa ose mjekime per tiroiden. Duhet te shkoni tek doktori nese dridhja vazhdon edhe kur jen ii relaksuar, ndjeni dhimbje edhe ne kembe dhe keni veshtiresi ne koordinim.

 

5. Pse me dhemb vazhdimisht shpatulla?

Kjo mund te shkaktohet nga qendrimi i vazhdueshem para kompjuterit. Mbajtja e kraheve ne pozicion per te perdorur tastieren e kompjuterit, mund ta lodhe shpinen. Per te evituar kete duhet te beni nje pushim 5-10 minuta cdo 1 ore per te bere pune te tjera qe keni. Per te lehtesuar dhimbjen e bezdine dhe per te shtuar perkulsherine e fuqine e shpines, beni keto 5 ushtrime per pjesen e siperme te trupit, tre here ne jave: mblidhni supet, beni ngritje girash ne lartesine e gjoksit, ngritje e gires me nje krah (nderkohe qe dora tjeter dhe gjuri jane mbeshtetur ne toke), ngritje girash anash trupit dhe perpara, me krahet e shtrire.

Megjithate, dhimbja e shpatulles mund te jete edhe borsit, qe shkaktohet nga inflamacioni i lengut qe ndodhet te kycet, qe zbut ferkimin e kockave, muskujve dhe tendinave. Shkaku eshte shpesh perdorimi i tepruar, qofte ne palester, tenis ose ne bahce. Doktori mund ta diagnostikoje kete duke shtypyr lehte keto qeska lengu, per te pare nese keni dhimbje. Keto mund te lehtesohen duke perdorur ilace qetesuese, akull dhe duke u clodhur. Doktori juaj, gjithashtu, mund t'ju keshilloje te ndiqni fizioterapi ose injeksione me kortizon.

 

6. C'jane vijat e zeza nen thua?

Ka mundesi te jete gjak qe ka ngecur mes lekures dhe thoit, qe ka formuar vija te holla te shkaktuara nga goditja e gishtit. Keto hemoragji do te zhduken vete pas nja dy muajsh.

Megjithate, ato mund te jene edhe melanoma te ashtuquajtura akrale lentixhinoze, nje lloj kanceri lekure qe zhvilloet ne disa zona te trupit, si ne shputen e kembes ose nen thua, ku formon nje rrip te erret, te ngushte. Keto lloj melanomash zene 5% ne melanomat e diagnostikuara. Melanoma duhet te hiqet menjehere ne menyre kirurgjikale.

 

7. Pse kam qime ne mjeker (per grate)?

Kjo mund te shkaktohet nga renia e nivelit te estrogjeneve. Nderkohe qe estrogjenet pakesohen pas menopauzes, androgjenet, hormonet mashkullore, te cilat grate i kane ne sasi te vogla, behen relativisht te forta dhe mund te shkaktojne daljen e qimeve te trasha, te erreta, ne mjeker dhe faqe. Ato evitohen me piskatore ose metoda te tjera depilimi.

Megjithate, dalja e qimeve mund te jete edhe simptome e hirsutizmit, nje sindrome qe karakterizohet nga sasi jonormale, e larte, androgjenesh, qe ka lidhje me sindromen e ovareve policistike, sindromen e Kushingut ose tumore ne vezore ose gjendrat mbiveshkore. Nese keni edhe tipare te tjera mashkullore, si ze me te trashe, renie flokesh ose zvogelim gjoksi duhet te shkoni tek doktori.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 4
TRUPI
 8.495 1009110052





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Une
Para 27 ditesh  
  
@dita ka shum arsye per dridhje duarve,nga nervoza,nga paniku,nga shqeri ne trup e keni te ulet,nga uria mundet dhe stresi,por ti duhesh te analizosh ne ato momente qe deri tani ceka a po te ndodh ne keto raste,si te ke pa nderprej dridhje ne duar ather duhesh ta kontaktosh mjekun se ka lendim diqka ne tru dhe mundet me qen semundja e Parkinson.
Por ti duhesh ta analizosh dhe te shikosh a po vien nga ata shkaqe qe me heret ceka,ather nuk eshte reziksepse kjo ndodh te shumica dhe mundohesh me kontrollu semundjen me let dhe trupin,por si te ke pa nderpreh dridhje te kisha keshillu te mjeku sa me heret te takosh
     
Une
Para 27 ditesh  
  
shpetim vijat formohen te personat nga ndryshimi i trupit shpejt,shembull je rrit me gjatesi shpejt,ose ke qen i shendosh dhe pastaj je dobesu,kjo ndod edhe te femra te disa ne shtatzani,ndryshimi i trupit behet fjal
     
shpetim
Para 16 muajsh  
  
perse kam vija ne trup tek shpatullat vija te gjata jo shum por edhe ne shpin kam do vija vetem vija pak te kuqe
+1     
dita
Para 33 muajsh  
  
akish mujt kush mem tregu per dridhje durave qka me ba se kam shum dridhje durarve ,,edhe kur nuk jam nervoz ekam ket problem flm shum
+0     


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan