marketkonekt
0 0
4
 

Si te ushqehemi shendetshem?

nga akora

Të gjithë e dimë se ushqimi ka rol të rëndësishëm për shëndetin tonë.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

dimagrire-in-estate-con-frutta-e-verdura

Është shumë e rëndësishme që t’i konsumojmë përbërësit e vërtetë ushqimorë të cilët do të ndikojnë pozitivisht në disponimin tonë, energjinë dhe mirëqenien e përgjithshme, madje edhe kur kemi menstruacion ose kur kemi situatë stresi në punë apo në shkollë...

Produktet ushqimore që do tua lehtësojnë simptomat paramenstruale

A thua ndonjëherë keni disponim të ndryshueshëm para se të fillojnë gjakrrjedhjet menstruale, vuani nga fryrja ose ndjeheni të irituar? Ushqimi i drejtë mund t’ju ndihmojë: që të mos keni disponim të ndryshueshëm përpiquni të konsumoni sa më shumë produkte ushqimore të cilat përmbajnë vitaminat e B–kompleksit, si për shembull: drithëra, oriz të kaftë dhe thekër ose ndonjë produkt vitaminoz.

Magnezi ndihmon në zbutjen e ngërçeve në muskuj. Shumë femra para menstruacionit kanë dëshirë të madhe për çokollata pasi që ato përmbajnë shumë magnez. Por, çokollatat përmbajnë edhe shumë sheqer i cili nga ana tjetër e zvogëlon shfrytëzimin e materieve minerale. Domethënë, më mirë është të shfrytëzoni burime të shëndetshme magnezi, si për shembull: lloje të ndryshme të perimeve që kanë gjethe të gjelbra, peshk dhe prodhime qumështore.

Produkte ushqimore që japin energji

Jeta e sotme me strese mund të jetë tejet e lodhshme. Rrallë kush mund ta kalojë ditën pa u ndjerë i lodhur ose i tendosur. Edhe në këto raste ushqimi i drejt mund t’ju ndihmojë: Mos e konsumoni menjëherë filxhanin me kafe ose copën e tortës – sheqeri dhe kafeina japin vetëm energji të përkohshme, kurse më vonë vlerat e sheqerit në gjak shpejt bien dhe së shpejti do të ndiheni të rraskapitura në tavolinën tuaj të punës ose në stol. Gjatë tërë ditës do të jeni në formë të mirë nëse rregullisht konsumoni sasi të vogla albuminash dhe karbohidratesh. Përpiquni që çdo ditë të konsumoni nga një mollë të gjelbër me një grusht fara liri ose jogurt të rëndomtë me arra të prera në feta të holla.

Produkte ushqimore që ndikojnë në zbutjen e stresit

Keni pasur grindje me partnerin, terminët për përfundimin e detyrave të punës afrohen, çdo ditë ngecni në rrëmujën e trafikut rrugor...Stresi i përditshëm ka shumë pasoja. Mposhteni tendosjen duke konsumuar produkte ushqimore të cilat e nxisin gjëndrën veshkore që të prodhojë antistres hormone.

Ju nevojitet vitamina C – dredhëzat, kivi dhe speci i kuq janë burime të shkëlqyeshme të kësaj vitamine.

Vitamina B gjithashtu ndihmon. Konsumoni thjerrëza, bizele, perime të gjelbra dhe prodhime qumështore.

Produkte ushqimore që e pasurojnë jetën intime

Nëse nuk ndjeni dëshirë për marrëdhënie seksuale atëherë kjo mund të jetë shenjë se keni mungesë të disa materieve ushqyese: vitamina E është shumë e rëndësishme për instinktin seksual, prandaj më së paku dy herë në javë konsumoni peshk të yndyrshëm, si salmon dhe ton. Furnizohuni me sasi të mjaftueshme të vitaminës A prej prodhimeve qumështore si edhe prej portokajve dhe pemëve të verdha. Mineralet krom (i pranishëm në mish dhe djathë) dhe bor (e gjejmë në të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve), ndikojnë që të balancohet gjendja energjetike dhe kontribuojnë në krijimin e hormoneve seksuale.

Produkte ushqimore për përmirësimin e sistemit imunologjik

Shpesh herë keni kollë, ftohje ose infeksione të tjera monotone? Atëherë, ndoshta sistemit tuaj imunologjik i nevojitet pak mbështetje. Përforconi forcat tuaja mbrojtëse përmes konsumimit të vitaminës C në sasi të bollshme, si për shembull: domate, portokaj, si dhe pemë e perime të tjera. Ju nevojitet zinku, të cilin e gjejmë në përbërjen e vezëve, peshkut si dhe farave të lulediellit dhe në susam.

Produkte ushqimore për gjumë të thellë

Më e rëndësishmja që duhet ta dini është se kafeinën dhe alkoolin nuk duhet t’i pini para se të flini. Ekzistojnë produkte ushqimore të cilat to t’ju ndihmojnë që të flini më lehtë dhe të bëni gjumë të thellë: Amino acidi triptofan është i nevojshëm për gjumë të shëndetshëm. Më së shumti e gjejmë te kumbullat, bananet, hurmat e thata dhe qumështi. Mungesa e magnezit dhe kalciumit mund të sjellë deri te tendosja trupore dhe shpirtërore. Që të mos keni probleme të këtilla konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër të errët, peshk, arra dhe drithëra. Ideal për gjumë është jogurti i rëndomtë, në të cilin do të fusni hurma të copëtuara, bukë thekni ose pije prej bananesh dhe qumësht soje. /Telegrafi/

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: akora
Lexuar: ikub #:
 4
USHQIMI
 9.914 1010080046





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
ela
Para 5 muajsh  
  
si mund te te ndihmoje ushqimi te ndihesh mir psikoligjikisht?????????
+2     
fatmir
Para 33 muajsh  
  
si mund te ushqehemi ne mengjes ne drreke mbasdite dhe ne darke qe te jemi mire fizikish dhe psikoligjikish
+0     
fatmir
Para 33 muajsh  
  
si mund te ushqehemi ne mengjes ne drreke mbasdite dhe ne darke qe te jemi mire fizikish dhe psikoligjikish
+3     
fatmir
Para 33 muajsh  
  
si mund te ushqehemi ne mengjes ne drreke mbasdite dhe ne darke qe te jemi mire fizikish dhe psikoligjikish
+0     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty