0 0
0
 

Si te flasim me besim ne nje mbledhje?

nga aleda

Mënyra se si ju e prezantoni veten në një mbledhje të kompanisë mund të kenë ndikim të madh në karrierën tuaj. Në rast se ndërmerrni rolin e një vëzhguesi pasiv, për shembull, nuk ofroni asnjëherë ndonjë opinion apo koment, ju mund të jepni përshtypjen se ju nuk jeni të sigurt për atë që po ndodh apo që thjesht nuk e vrisni mendjen.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Si te flasim me besim ne nje mbledhjeNë të njëjtën kohë, në rast se ju flisni në çdo rast që ju jepet mundësia, duke dominuar gjithçka, që nga takimi për caktimin e buxhetit të departamentit te planifikimi i ditëve për pushimet, kolegët tuaj mund të mendojnë se po i fusni hundët kudo, apo se ju pëlqeni të dëgjoni veten duke folur.

Nëse jeni tipi i urtë që zakonisht zgjedh të mos flasë, apo nëse jeni tipi i kundërt, më poshtë do të gjeni pesë këshilla ekspertësh, për të pasur një rezultat sa më efektiv nga mbledhjet.

 

Praktikoni:

 Ashtu si me çdo gjë tjetër, praktika është perfekte kur vjen puna për të folur – veçanërisht në rast se jeni i turpshëm.

Një mënyrë se si njerëzit mund të fitojnë besim për të folur në takime është që të praktikohen jashtë mbledhjeve. Ndani pikëpamjet tuaja dhe merrni pjesë në biseda brenda dhe jashtë vendit të punës. Të bësh këtë të ndihmon të kuptosh se në cilat momente nuk ndiheni mirë me veten. Me kalimin e kohës, do të bëhet më e lehtë dhe më e menaxhueshme për shkak se ju do ta dini çfarë të prisni nga nervat tuaja. Kështu që flisni gjithnjë e më shpesh.

 

Dilni në thelbin e bisedës

 Kur ju flisni në takime, përqendrohuni që të dilni aty ku doni sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë që mesazhi juaj të kuptohet qartë dhe do të shmangni epitetin "mburracaku i kompanisë".

Në rast se keni diçka të gjatë për të thënë, jini i vendosur që ta mbani vëmendjen e njerëzve deri sa të mbaroni. Kjo do të bëjë që kolegët tuaj të dinë që ju keni një ide të qartë të asaj që po thoni dhe nuk po flisni sa për të kaluar radhën.

Në rast se keni frikë se dikush mund t’ju ndërpresë përpara se të mbaroni, bëni një hyrje të ideve tuaja duke thënë, 'Kam katër vërejtje për të bërë rreth situatës. Së pari ...' dhe vazhdoni të numëroni teksa flisni, në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë që ju keni mbaruar kur merrni frymë për t’u qetësuar.

 

Merrni frymë thellë:

 Të flasësh në publik mund të jetë nervoze, por ju nuk duhet ta tregoni këtë gjë. Marrja frymë me gjoks do t’ju bëjë të dukeni i besueshëm duke i dhënë fuqi zërit tuaj.

Për të përdorur këtë teknikë: merrni frymë thellë dhe më pas projektoni zërin tuaj, duke folur nga diafragma. Kjo është thelbësore për ata që janë të turpshëm, për shkak se i jep më shumë fuqi zërit tuaj dhe mund të eliminojë çdo tronditje të zërit.

 

Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit:

 Kjo mund të tingëllojë si tepër e dukshme, por në rast se ju përkuleni ose flisni me zë të ulët nuk ka të ngjarë që njerëzit të marrin seriozisht atë që thoni.

Disa këshilla për gjuhën e trupit janë më poshtë:

- Uluni me trupin lart dhe bëni përpara

- Mbani duart në tavolinë në mënyrë që të projektoni një imazh të besueshëm

- Kushtoni vëmendje 

- Buzëqeshni

- Vendosni kontakt me sy me këdo në tavolinë

 

Mësoni nga të tjerët:

 Një mënyrë e mirë për t’u bërë një folës efektiv është të vëzhgoni ata që e bëjnë mirë këtë. Kushtojuni vëmendje kolegëve që duket se pushtojnë audiencën dhe çfarë i bën ata hipnotizues.

Nëse ka kolegë që ju i admironi për aftësinë e tyre për të ndarë opinionet e tyre dhe dëgjojnë dhe pranojnë pikëpamjet e të tjerëve, atëherë ky është një model i mirë për t’u fiksuar. Mund të studioni prezantimet e tyre, tonin dhe nivelet e volumit të zërit të tyre, po ashtu dhe reagimin e të tjerëve në dhomë. Mund të përpiqeni të përvetësoni cilësitë e tyre më të mira. Kjo mund të funksionojë dhe të ndihmojë me rritjen e nivelit të besimit në takime. 

Çfare ju duhet

Buzeqeshje, Vendosmeri

Keshilla dhe Kujdes!

Mbani duart në tavolinë në mënyrë që të projektoni një imazh të besueshëm



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  1.719 1011090119





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan