marketkonekt
0 0
0
 

Higjena orale? Si te kujdesemi per te?

nga aleda

Dhëmbët flasin jo vetëm për bukurinë e një personi dhe për higjienën e tij, por edhe për situatën në të cilën ndodhet gjendja e tij shëndetësore. Madje, në këtë rast vlen thënia: Më thuaj si i ke dhëmbët të të them se çfarë shëndeti ke.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Higjena oraleDhëmbët, si çdo pjesë e trupit, kanë një lidhje me pjesët e tjera, por në këtë rast shëndeti i tyre është një tregues i dukshëm dhe i saktë i shëndetit të të gjithë organizmit.

Ajo çfarë shohim në gojë është në fakt gjendja e trupit tonë në miniaturë. Por edhe e kundërta është e vërtetë. Nëse organizmi ynë ka probleme, edhe dhëmbët i ndiejnë këto probleme dhe sëmuren. Madje mendohet se pjesa më e madhe e problemeve dentare vjen nga dhëmbët. Ndaj këshilla e parë që duhet të thotë një dentist është që njerëzit të kenë kujdes në radhë të parë për shëndetin e tyre dhe më pas edhe për dhëmbët, sepse në fakt është e njëjta gjë. Mbi të gjitha nëse kemi ndonjë problem me dhëmbët nuk duhet që ta lëmë situatën të degjenerojë, sepse në një rast të tillë bëhet fjalë për shumë më tepër se dhëmbët e gojës.

 

Të ngrënët e dhëmbëve

Shumë njerëz çuditen kur e kuptojnë se janë “ngrënës dhëmbësh”, sepse në fakt e bëjnë këtë gjë ndërsa janë në gjumë, pra kur nuk janë të ndërgjegjshëm. Dhe ata nuk e kuptojnë se kjo është një mënyrë përmes së cilës trupi shpreh stresin e tij, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme për personin. Sipas mjekëve, ngrënia e dhëmbëve, ose kërcëllitja e pavetëdijshme e tyre është shenjë e stresit psikologjik dhe emocional.

Shpesh njerëzit e vënë re krejt papritur se i kanë dhëmbët të ngrënë, apo të sheshtë, ose e kuptojnë se çfarë ka ndodhur nga dhimbja e nofullës. Si pasojë e kësaj kërcitjeje mund të shkaktohen edhe dhimbje koke. Për këtë mund të përdoren disa pjesëza të quajtura “ruajtëse të gojës”, që i vëmë natën në gojë.

 

Thyerja e dhëmbëve

Të rriturit veçanërisht janë shumë të brishtë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe shpesh ato u çahen, u krisen, apo dhe u thyhen. Zmalti bëhet shumë i hollë dhe thuajse i tejdukshëm. Por në fakt ky lloj erozioni nuk është pasojë e zakonshme e plakjes, sepse mund të ndodhë në çdo moshë. Kjo shkaktohet zakonisht nga acidet që vijnë prej stomakut, kryesisht gjatë natës, të cilat i shkatërrojnë dhëmbët. Shkërmoqja e dhëmbëve mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera, si tharja e gojës, apo dhimbjet e zemrës.

 

Kanceri i gojës

Ka shumë njerëz që i kafshojnë pjesët e gojës së tyre dhe ky shpesh konsiderohet si një veprim nervoz. Nga këto kafshime shkaktohen plagë të vogla brenda gojës. Por kur një plagë e vogël nuk arrin që të mbyllet brenda një apo dy javësh, që është edhe koha normale e shërimit të saj, atëherë duhet shkuar te dentisti apo te mjeku. Zakonisht problematike është situata nëse plaga bëhet e kuqe, madje kur merr ngjyrë rozë. Shpesh është shenjë e kancerit të gojës. Të shumtë janë ata persona që gjatë një viti diagnostikohen me kancerin e gojës. Pjesa më e madhe e këtyre të sëmurëve janë mbi 60 vjeç. Kanceri i gojës ka një përqindje mbijetese në 35%, por është i rrezikshëm kur ai identifikohet me vonesë. Ata që pinë duhan kanë shanse më shumë se të tjerët për të pasur kancer goje, ndërkohë duhani nuk është kusht, sepse edhe ata që nuk pinë duhan e kanë këtë sëmundje. Zakonisht plagët e gojës nuk duhen lënë pas dore. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes dhe nuk duhet harruar se mund të jenë vdekjeprurëse nëse janë të ndonjë natyre të dyshimtë.

 

Goja e tharë

Tharja e gojës mund të shkaktohet nga një sërë shkaqesh, duke filluar nga dehidratimi,alergjitë, duhanpirja dhe ilaçet. Në fakt, për sa u përket ilaçeve, ato kanë një efekt shumë të madh te mënyra se si e ndiejmë gojën. Shpesh tharja e gojës është efekt anësor i përdorimit të ilaçeve. Por mungesa e pështymës në gojë është gjithashtu edhe shenjë e sëmundjeve të brendshme të organizmit si për shembull me diabetin. Tharja e gojës, sipas statistikave, vihet më shumë re te meshkujt se sa te femrat dhe te njerëzit në një moshë kryesisht mbi të 50-at.


Rritja e mishit të dhëmbëve mes hapësirës së dhëmbëve 

Nëse vini re mishin e dhëmbëve që të rritet mes dhëmbëve tuaja dhe jeni duke marrë mjekime për zemrën, është mirë që t’ia përmendi këtë dukuri doktorit tuaj. Kjo mund të ndodhë për shkak të një dozimi jo të mirë të medikamentit dhe mjeku duhet që ta rregullojë një gjë të tillë. Një situatë e tillë mund të shkaktojë një ndjesi të keqe në gojë, mund të shkaktojë erë të keqe dhe ta bëjë të vështirë larjen e dhëmbëve.


Njolla të bardha brenda faqeve 

Gjëja e fundit që prisni kur lani dhëmbët është që të zbuloni ndonjë sëmundje të lëkurës. Por ndodh. Ka shkaqe të sëmundjeve që kanë mbetur të panjohura. Kështu, për shembull, mund të vini re disa plagë të bardha, të vogla te pjesa e brendshme gojore e faqeve. Deri më tani mjekët mendojnë se bëhet fjalë për një çrregullim të lehtë të mikroklimës së gojës dhe kjo ndodh nga moshat 30 deri në 70 vjeç. Zakonisht ato largohen vetë, por mund të përhapen në disa raste edhe në pjesë të tjetra të trupit. Vetëm në raste të rralla është i nevojshëm trajtimi mjekësor.

Çfare ju duhet

Larja e dhembeve, kontroll tek dentisti.

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
Lexuar: ikub #:
 0  1.547 1011270073





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan