ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 

Si te vleresoni performancen e nje punonjesi?

nga nino

Cdo punonjes ofron specifikat e tij ne pune, keshtu qe menyra se si e vleresoni ndikon shume ne performancen e ketij te fundit...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

performance_appraisal-1Vleresimi i paraqitjes se nje punonjesi eshte nje veprim qe kerkon kohe dhe shume mendim, pasi nuk eshte e rendesishme vetem per punonjesin te dije nese i arrin e pritshmerite e menaxherit, por ky vleresim luan nje rol te rendesishem per parate ne avance, ngritjet e rroges, shperblimet dhe pushimin nga puna. Pervec ketyre, nese nje punonjes vleresohet negativisht ne menyre te padrejte, mund te ndodhe qe ky i fundit te humbase vetbesimin dhe njekohesisht te bjere moralisht, ose edhe te largohet nga kompania.

1. Mbani shenim paraqitjen e punonjesit gjate vitit. Eshte e veshtire qe nje menaxher te mbaje mend performancen e nje punonjesi ne dy muajt e kaluar, dhe per me teper priren te harrojne aspektet pozitidhe te mbajne mend ato negative. Duke mbajtur dokumentacion per te dyja llojet e paraqitjeve gjate vitit, menaxheri do te jete ne gjendje te jape nje gjykim me te drejte.
  
2. Evitoni komentet qe nuk jane te lidhura direkt me punen. Mos diskutoni nje incident qe nuk lidhet drejt per se drejti me punen e kryer, pasi do te nxjerre vleresimin jashte teme dhe nuk do te jete korrekte lidhur me punonjesin.
  
3. Perfshini ne pershkrim te paraqitjes se punonjesit, objektivat dhe sa jane arritur keto te fundit. Permbledhja e shkurar duhet te kete komente qe lidhen me punen dhe jo opinione personale. Per shembull, ne vend qe te thoni, "Je dembel!", shkruani: "Ke treguar nje mungese perkushtimi ndaj punes duke ardhur me vonese ne kater muajt e fundit, ke marre nje ore shtese nga koha e pushimit te drekes, dhe njekohesisht ke kaluar afaktin ne te pakten 5 projekte."
  
4. Jepini kohe te barabarte qofte feedback-ut pozitiv dhe atij negativ. Duke shpenzuar kohe te barabarte qofte ne pikat e forta dhe ato te dobeta, mund ta mbani tonalitetin e bisedes miqesor dhe me pak stresues per punonjesin. Pervec kesaj, eshte shume motiviese per punonjesit kur menaxheri vlereson paraqitjen e tyre pozitive.
  
5. Jepiuni mundesi permiresimi. Kur vleresoni punen e nje punonjesi, mos u perqendroni vetem tek gabimet e ketij te fundit por jepini dhe alternativa per sa i perket permiresimit. Me pak fjale pershkrimi vjetor i paraqitjes se nje punonjesi eshte i rendesishem pasi i tregon ketij te fundit se cilat jane objektivat dhe gjerat qe duhet te permiresohen prej tij per sa i perket vitit te ardhshem.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



Club FM
union






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nino
Lexuar: ikub #:
 0  1.358 1012020138





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan