marketkonekt
0 0
1
 

Si të vishemi këtë dimër ?

nga a.k

Nëse jeni ndjekës të modës qofshi meshkuj apo femra, vjeshta e dimri nuk është e thënë të jenë dekurajues në raport me pamjen, mund të jeni të këndshëm në paraqitje edhe thjesht duke marrë këshilla nga markat e njohura.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

borsa-cavalli-ai-2011

Mbase ndryshimi kohës dhe shirat nuk iu kanë lënë shumë kohë të mendoni për modën, por mos harroni që kur nuk jeni të lagur veshjet tuaja janë gjithmonë më mirë se një kartëvizitë.

Markat e njohura të modës duket se kanë menduar edhe për ata që përtojnë të mbajnë çadër, sidomos po të shohim koleksionin e fundit të Alexander Mcqueen për sezonin vjeshtë/dimër 2010. Stilisti që tashmë nuk jeton më i kishte menduar këto veshje si anti-ujë dhe anti-temperaturë dhe nuk kishte bërë dallime mes meshkujve dhe femrave.

Por dikush tjetër që e sheh të tërë familjen gjatë dimrit është dhe D&G. Italianët i janë rikthyer traditës së materialeve të rënda dhe nga gjyshja deri te nipërit mbizotërojnë kuadratet dhe copa të leshta si të skocezëve.

Në industrinë e modës është dikush që quhet për prerje të esëllta dhe të lehta, nuk ka besuar kurrë tek ngjyrat e shumta Giorgio Armani e aq më pak nuk beson kur bëhet fjalë për veshjet e dimrit. Është pothuajse e kotë të thuash që mbizotëron e zeza si në pallto ashtu edhe në veshje të tjera. Një sugjerim do të ishte edhe Christian Dior. Për këtë sezon të ftohtë nuk ka rëndësi nëse jeni në shi, zyrë apo mbrëmje mondane, sipas tij, ju duhet të jeni seksi, nuk mund të thuash që ka menduar shumë për meshkujt, por për femrat ka menduar mirë.

Versace ka respektuar për këtë dimër komedinë italiane dhe e ka parë femrën më gazmore se zakonisht. Sidoqoftë copat janë të lehta dhe të rehatshme, ndërsa ngjyrat janë më të komplikuara për t’u kombinuar. Lagerfeld duket më i çeluri këtë dimër dhe nëse nuk i trembeni baltës apo gjithfarë ndotjesh në rrugët tona, ai do të ishte një sugjerim i denjë. /telegraf/


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 1
DIMRI VESHJE
1012090094





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
adela
Para 47 muajsh  
  
une u bashkangjitem gjerave te siperpermendura por mendoj se nuk duhen lene pa u permendur dhe bluzat me menga te gjera dhe pantallonat tumane it is fantastic.
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan