0 0
1
 

Si te mesoheni me nje pale syze te reja optike?

nga nino

Syzet optike jane shume te rendesishme per shikimin, megjithate syri kerkon pak kohe per tu adaptuar me nje pale te reja, ja disa keshilla qe mund tu hyjne ne pune...

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

reading-glassesCilado qofte aryeja se pse mbani syze me kalimin e kohes mund te duhet ti ndryshoni pasi eshte e rendesishme per ndryshimet ne shikimin tuaj. Edhe pse nje pale syze te reja mund tju bejne te shihni me qarte, ndryshimi i menjehershem mund te shkaktoje efekte anesore. Shqetesimi shkaktohet nga perpjekia e syrit per tu adaptuar me lentet e reja. Edhe pse tranzicioni ne nje pale syze te reja mund te jete i veshtire, ka disa menyra per te zbehur paksa shqetesimet.

1. Here pas here beni pushim. Mbajtja pa pushim e syzeve te reja mund te lodhe shume syte tuaj pasi syri eshte ne perpjekje konstante per tu ambjentuar me lentet e reja. Heqja e tyre per te pakten 3-4 minuta cdo ore ne ditet e para mund te shlodhe syte tuaj.
  
2. Ne fillim vendosini syzet e reja kur ta shikoni te nevojeshme. Nese jeni duke pare TV, duke ngrene ose ndonje aktivitet tjeter qe nuk ka nevoje per perdorimin e syzeve, mos i vendosni. Mbajtja e syzeve te reja per nje kohe te gjate nderkohe qe jeni duke u perpjekur te fokusoheni ne nje pike do tu shkaktoje marrje mendsh dhe dhimbje koke.
  
3. Alternoni perdorimin e syzeve te reja me ato te vjetrat. Alternimi i te dy paleve i lejon syte tuaj te ambjentohen gradualisht me syzet e reja. Me kalimin e kohes, rrisni kohezgjatjen e mbajtjes se syzeve te reja per te eleminuar te gjitha efektet anesore te mundeshme.
  
4. Vini re efektet anesore te zakoneshme si per shembull marrje mendsh, dhimbje koke dhe tharje te siperfaqes se syve. Nese vuani nga keto probleme, hiqi syzet dhe jepuni kohe syve tuaj te pushojne deri sa efektet te zhduken. Nese efektet nuk eleminohen automatikisht atehere kontaktoni me mjekun tuaj te syve. Mund te keni nevoje per je testim te ri te syve dhe per nje numer tjeter lentesh te reja.

Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nino
Lexuar: ikub #:
 1
SHENDETI SHIKIMI SYZE
 1.998 1012200135





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
sana
Para 11 muajsh  
  
shume mire qe lexova kete artikull per t'i thene djalit tim si te veproje se ai ka patur mjaft problem ndryshimin e nr. te lenteve te syzeve. por me duhet te di sa ndryshon numri I lenteve te kontaktit me nr. e lenteve te syzeve. pra duhet te jete me I madh apo me I vogel
-1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan