marketkonekt
0 0
1
 

Si te bejme nje grim te pershtatshem?

nga aleda

DISA SEKRETE MBI GRIMIN

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: Mesatar

GrimiSecila prej nesh deshiron te jete e bukur dhe te duket gjithmone kendshem. Disa prej nesh kane tipare shume te bukura dhe nuk kane nevoje per shume grim, ndersa disa kane nevoje per t'i nxjerre me ne pah tiparet e tyre.

Megjithate eshte shume e rendesishme qe te kujdesemi per pamjen tone dhe t'i pershtatemi vendit ku punojme, ngjarjeve ne te cilat marrim pjese etj. Ndersa ne jeten e perditshme ne mund te qendrojme sa me afer natyrales, per raste te vecanta do te ishte mire te tregonim nje kujdes me te vecante per grimin tone. Por kur aplikojme grimin eshte mire te mos e ekzagjerojme me te, ne menyre qe te mos e tjetersojme pamjen tone per keq. Asnjera nga ne nuk eshte e persosur, por gjithmone mund te bejme dicka per te permiresuar pamjen tone. Ja disa sekrete qe mund t'ju ndihmojne per t'u dukur bukur dhe per te nxjerre me ne pah tiparet tuaja.

FYTYRA

-Kremi puder duhet te pershtatet me tonalitetin e fytyres dhe te qafes, keshtu qe para se ta blini, provojeni.

-Aplikojeni kremin puder vetem pasi ta keni pastruar dhe hidratuar mire me pare fytyren dhe qafen.

-Kremi hidratues duhet perdorur patjeter para kremit puder, sidomos kur lekura eshte e thate.

-Kremi puder duhet te jete me filtra mbrojtes ne menyre qe t'ju mbroje nga plakja e parakoheshme per shkak te rezeve te diellit.

-Ne periudha te ndryshme te vitit lekura ka tonalitete te ndryshme per shkak te plazhit ose faktoreve te ndryshem, keshtu qe edhe kremi puder duhet te pershtatet me keto ndryshime.

-Ndonjehere ngjyra e persosur per t'u pershtatur me lekuren tuaj arrihet kur perzieni disa ngjyra te ndryshme.

-Kremi puder duhet perhapur mire mbi lekure dhe pergjate gjithe fytyres dhe qafes. Ai e ndihmon pjesen tjeter te grimit te qendroje me gjate.

-Per te mbuluar njollat qe mund te keni, perdorni korigjues. Aplikojeni ate me kujdes mbi njollat dhe jo me shume se duhet, ne menyre qe te duket sa me natyral.

-Asnjehere mos perdorni korrigjues mbi kapaket e syve.

-Kremi puder i lengshem eshte me i pershtatshem per lekuren e thate ndersa kremi puder i thate eshte me i pershtatshem per lekuren e yndyrshme.

-Nese kremi puder eshte teper i trashe perziejeni me pak krem hidratues.

-Kremi puder i lengshem duhet tundur mire perpara perdorimit.

-Gjithmone aplikojeni grimin para nje pasqyre te qarte dhe ne nje vend te ndricuar mire.

FAQET

-Pudra e faqeve u shton ngjyre dhe nje shkelqim rinor faqeve, hundes, ballit dhe mjekres.

-Gjithmone perhapeni mire pudren e faqeve qe te duket sa me natyrale.

-Per lekurat me tone te erreta perdorni puder ngjyre bronzi.

-Pudra e faqeve ngjyre bronzi mund te perdoret per te krijuar hije ose per te fshehur palen nen mjeker.

-Perdorni nje furce me madhesi mesatare per te aplikuar pudren e faqeve.

-Aplikoni puder tek mollezat e faqeve dhe tek nofullat ne menyre qe fytyra te duket me elegante.

-Per nje pamje fantastike dhe natyrale perdorni puder faqesh me ngjyre pjeshke.

-Kur nuk perdorni krem puder, perdorni puder faqesh te lengshme ose kremoze.

-Buzeqeshni para se te aplikoni pudren e faqeve dhe aty ku formohen mollezat, lyejini.

 

SYTE

-Per gjate dites eshte me mire te perdorni ngjyra te lehta te toneve te syve.

-Perdorimi i tre nuancave te toneve te syve i ben syte tuaj te duken me te medhenj. Tre nuanca jane ideale, me e erreta mbi kapakun e syrit, me e lehta tek pjesa nen vetull, dhe ngjyra tjeter mes ketyre te dyjave.

-Nese keni sy bojeqelli perdorni si tone sysh ngjyrat kafe dhe trendafili. Keto bejne qe ngjyra bojeqelli te behet me e dukshme.

-Nese keni sy jeshil perdorni si tone sysh ngjyrat kafe te erret per gjate dites dhe te kuqe purpur per mbremjet. Kombinojini me rimel kaf. Keto ngjyra krijojne efekte shume natyrale per syte jeshil.

-Nese keni sy ngjyre kafe perdorni si tone sysh ngjyrat jeshile dhe te arte.

-Nese keni sy ngjyre lajthie perdorni si tone sysh ngjyrat jeshile te erret dhe te verdhe te lehte.

-Toni i syve kremoz ka tendencen te shkrije. Perdoreni ate sa me pak kur moti eshte i nxehte dhe i lagesht.

-Toni i syve pluhur qendron me gjate dhe nuk e tregon lodhjen ose rrudhat.

-Lapsat e syve vendosini ne frigorifer per rreth 15 minuta para se t'u mprehni majat.

-Kujdes, kur perdorni nje kthyes qerpikesh, mos e mbani afer rrenjeve ne menyre qe te mos i demtoni. Perdoreni kthyesin para aplikimit te rimelit.

-Rimeli i zgjat qerpiket, i ben te duken me te plote dhe si rezultat ben qe syte tuaj te duken me te bukur dhe te vihen me ne pah.

-Rimeli dhe peneli i zi jane zakonisht pak egersues per biondet.

-Rimeli duket me bukur kur beni dy lyerje. Lyerja e pare duhet te jete thare para se te aplikoni te dyten.

-Rimeli kundra ujit nuk eshte i pershtatshem per perdorim te perditshem, por duhet perdorur patjeter kur merreni me sport ose shkoni ne plazh apo pishine. Gjithashtu mund te perdoret edhe ne ngjarje te ndryshme emocionuese.


Çfare ju duhet

Krem hidratant, make up, tone.

Keshilla dhe Kujdes!

Kremi puder duhet te pershtatet me tonalitetin e fytyres dhe te qafes, keshtu qe para se ta blini, provojeni.



clubfmradio
ventus






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: aleda
ikub #:
 1
GRIM KESHILLA
1101140096





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Donnesa
Para 3 muajsh  
  
A mund te me tregoni si mbulohen do pika te zeza qe i kam me qka duhet
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan