marketkonekt
0 0
6
 

Si te kujdesemi per floket me trajtime bimore?

nga a.k

Shkaktaret qe nderpresin rritjen e flokut. Testosteroni, armiku kryesor per renien e flokeve.Nje njeri i shendetshem ka nga 100 mije deri ne 130 mije qime flokesh.

Instruksione
Niveli i Veshtiresise: E paspecifikuar

Floku i njeriut zgjatet me rreth dy milimetra ne jave. Ushqimi i keq dhe semundjet e nderpresin procesin e rritjes se flokeve. Eshte thelbesore mbajtja e higjienes per flokun. Me kete duhet te kuptohet zgjedhja e shampos se pershtatshme per tipin e flokut.

Nuk eshte e keshillueshme nderrimi i shpeshte i llojit e shampos.

Nese floket i lyeni, boja duhet aplikuar se pari ne nje tufe te vogel flokesh per shmangien e efekteve anesore. Rreth 70 per qind e meshkujve ne bote, sipas studimeve, vuajne nga renia e flokeve. Sipas specialisteve, pervec trashegimise, fajin per kete e ka edhe hormoni testosterone, i cili eshte armiku numer nje per renien e flokeve.

Renia e flokeve

Floket rriten per dy deri tre vjet perpara se te bien. Renia e flokeve te vjeter eshte krejtesisht natyrale. Nga porja e ciles bie floku i vjeter, zakonisht pas nje fare kohe del nje qime e re floku. Ne nje dite njerezve mund t´u bien 150 qime flokesh. Ka shkaqe te ndryshme qe shkaktojne renien e flokeve, si ndonje semundje infektuese, perdorimi i nje ilaci te caktuar etj. Kur renia e flokeve nuk eshte gjenetike ose e lidhur me semundje, parandalimi i ketij fenomeni eshte i mundur duke ndjekur disa keshilla. Fenomeni fillon reth moshes 20 deri 30 vjec. Floket behen me te dobet, bien ne menyre masive dhe nuk dalin me te rinj. Renia e flokeve mund te shkaktohet edhe nga trashegimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me nje enzime te caktuar dhe shnderrohet ne nje dihidrotestosteron, apo sic emerohet ndryshe DHT. Kjo futet nepermjet gjakut qe riqarkullon ne rrenjet e flokeve dhe ngujohet aty. DHT jo vetem pengon rritjen e flokeve, por edhe ndalon daljen e flokeve te rinj. Me kalimin e kohes poret mbyllen krejt. Rreth 20 per qind e femrave ne bote vuajne nga renia e flokeve. Zakonisht nje femer mund te humbase floke vetem nese kalon stres, perdor boje te keqe, nuk i ushqen floket ose dhe nese perdor lende narkotike te ndryshme. Kurse 30 vjec eshte mosha mesatare kur nis fenomeni i renies se flokeve. Specialistet tregojne se, realisht fenomeni nis qe ne moshen 20-vjecare, kohe kjo kur ne koken e njeriut fillojne te perdoren produkte te ndryshme kozmetike.

Floket normale

Floket jane normale atehere kur nuk kane anomali ne rrenje dhe ne gjatesine e tyre. Floke te tille jane te shkelqyeshem, te forte dhe te shendetshem. Ideale per to eshte kur ne i kemi gjithnje ne ekuiliber, duke perdorur produkte delikate ne larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe ne trajtim. Eshte mire te mos perdorim shampo dhe balsame shume agresive, dhe nje here ne muaj te perdorim maska ushqyese.

Floket e thate

Thatesia e flokeve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shume here floku eshte i thate, sepse nuk lubrifikohet mire nga organizmi, por mund te behet i thate dhe per shkak te diellit, eres, si dhe per shkak te mungeses se lageshtise se ajrit qe e privojne ate nga hidratimi. Floke te tille dallohen, sepse jane te ashper, te thate me fije ne rrenje dhe nuk rrine bukur. Trajtimet e ashpra e keqesojne akoma dhe me shume punen. Dhe keto jane tharja me tharese, drejtimet me piaster, dekolorimet dhe permanenti. Floket e thate kane gjithnje dy fije dhe keputen menjehere. Qe t’i kthejme ne te shendetshem duhet t’i trajtojme me prodhime hidratuese dhe te embla. Maskat qe duhet te perdoren ne kete rast jane me baze avokadoje, vaji dhe veze.

Floket me yndyre

Kur floket kane nje pamje prej vaji dhe te ndritshme, qe duken sikur peshojne shume dhe behen pis menjehere, natyra e tyre eshte floke i yndyrshem. Ky fenomen ndodh per shkak te nje sekrecioni te shpeshte dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit te njeriu, menyra e te ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka keto lloj flokesh perpiqet t’i laje shpesh, madje edhe cdo dite. Nese keni nje tip te tille floku duhet te kini kujdes nga sapuni i tepert, sepse sjell nje perkeqesim te situates. Produktet qe duhet te perdoren te floku i yndyrshem jane specifike per floket me yndyre dhe per larje te shpeshta. Nese ka nje problem shendetesor duhet t’i drejtoheni dermatologut, ne menyre qe ky i fundit te vendose nje trajtim te personalizuar. Perdorimi i nje caji me nenexhik perpara se te shpelani i ndihmon floket. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shume, sepse riekuilibron lekuren e flokut.

Floket me zbokth

Zbokthi qe shihet mbi floke, vjen si rrjedhim i nje shqetesimi te vertete dhe ka te beje me shperberjen e lekures se kokes dhe nje shkembim i shpejtuar i lekures se kokes. Ne keto raste floket jane shume te dobet dhe shpesh, bashke me zbokthin, kemi dhe shtim te se kruares se kokes dhe yndyre. Shkaqet vijne qe nga menyra e te ushqyerit deri te problemet psikologjike. Trajtimet duhet te jene specifike dhe delikate, ne menyre qe te mos e rendojme fenomenin e zbokthit. Mund te ndihmojne ne kete rast maska me vaj dhe me masazh. Nese fenomeni rritet duhet te shkohet te mjeku. Ndihmojne dhe maskat me rozmarine, apo me hithra, qe perdoren pas larjes.

Floket e trajtuar

Floket e trajtuar dhe te lyer kane nje nevoje te vecante per perkujdesje. Perberesit qe perdoren ne lyerje, ne drejtimin dhe perberesit e permanentit i dobesojne. Shampoja duhet te jete shume delikate dhe specifike, sepse ajo perben karakteristikat e trajtimit dhe ne te njejten kohe mbron kuroren e flokeve. Per t’i dhene ndricim dhe peshen e duhur mund te provojme nje maske me vaj bajamesh ose arrash.

Floket qe bien

Te gjitha floket bien ne periudhen e pak viteve, duke u zevendesuar gjithnje me te reja. Ne vjeshte kemi nje rritje te renies se flokeve. Faktori eshte stinor dhe zgjat disa jave, ne rast te kundert duhet te perdorim ushqime qe rrisin formimin e keratines. Per kete sherben proteina, glicina dhe cistina, oligoelementet, si dhe vitaminat apo aminoacidet. Shampot qe duhet te perdoren duhet te respektojne lekuren dhe t’i japin vitalitet. Vaji kryesor qe mund te perdoret si popullor eshte ai i borzilokut, i cili stimulon rritjen e flokut. Nje zgjidhje qe mund te behet vete ne shtepi eshte te ferkosh lekuren e kokes me disa luge raki, nje trajtim qe duhet bere ne mbremje dhe duhet lare ne mengjes. Ne vend te rakise ka njerez qe perdorin dhe lengun e zier me rozmarine.

Koka tulle

Reniet e flokeve prekin si burrin, ashtu dhe gruan dhe shkaqet jane gjithnje te lidhura me faktore hormonale dhe gjenetike. Ne rast se koken e keni tulle duhet te pastroni me shume kujdes lekuren e saj. Duhet te perdorni trajtime me balte termale per bukurine e lekures se kokes. Mund te perdorni dhe ujin e rozmarines dhe te eukaliptit per floket qe nuk duan t’ju rriten.

Trajtimet

Maske me veze dhe vaj ulliri

Duhet te dini se vaji i ullirit dhe veza jane perberes ushqimore qe ndikojne shume ne forcimin e flokut tone. Vecanerisht miksi qe arrihet mes te verdhes se vezes dhe vajit te ullirit, i cili preferohet te jete i prodhuar ne vend. Per floket e shkurter perdoren tre te verdha veze dhe tre luge vaj ulliri. Pasi e verdha e vezes me vajin e ullirit miksohen, vendosen mbi floke me anen e nje furce flokesh, ne cdo sasi floku dhe lihet ne te per nje periudhe kohore prej 60 minutash. Pas kesaj, floku lahet me uje te ngrohte duke fituar kompaktesi, ushqim dhe shkelqim. Per floket e gjate perdoren gjashte te verdha veze dhe gjashte luge vaj ulliri, dhe mbahet per periudhen nje ore dhe me pas lahet me uje te nxehte.

Maske me qumesht

Nje maske shume e mire eshte edhe perdorimi i qumeshtit te lopes. Pasi e keni zier qumeshtin mund te lagni gjithe gjatesine e flokeve dhe ta mbani mbi floke per nje ore. Me pas floket lahen me uje te ngrohte. Kjo maske i jep flokut shkelqim dhe e ben me te forte e te shendetshem.

Per floke qe shkelqejne

Ushqimet qe jane te pasura me vitaminen B jane fantastike per t’i bere floket tuaj qe te shkelqejne. Ju mund ta gjeni vitaminen B me shumice te vezet, qumeshti, zarzavatet dhe mishi i shpendeve. Silika eshte gjithashtu shume e rendesishme qe ju te keni floke sa me elastike, qe shkelqejne e mbi te gjitha te shendetshem. Kete lloj minerali ju mund ta gjeni te lekura e kastravecit, qepet dhe bishtajoret. Nese lekura juaj eshte shume e thate, atehere beni mire qe te hani shume peshk. Lloji me i mire i peshkut qe mund te hani eshte salmoni, tek i cili gjendet acidi omega bashke me tre te tjere, te cilat jane shume te mire per te hidratuar e shkelqyer lekuren tuaj.

Hithra

Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore, per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Ne kozmetike hithra ndihmon kunder renies se flokut dhe zbokthit. Personat qe kane probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokes me lengun qe perftohet nga zierja e hithres. Eshte mire qe larja te kryhet dy here ne jave dhe te vazhdoje deri ne eliminimin perfundimtar te zbokthit. Larja e kokes me ujin e hithres keshillohet edhe per ata qe kane probleme me rritjen e ngadalte te flokut.

Te rejat nga shkenca/ Propecia, nje mjet kunder renies se flokeve

Propecia eshte nje lloj medikamenti i zbuluar kohet e fundit. Ai ben te mundur bllokimin e enzimes qe lidhet me testosteronin, duke e penguar keshtu kete lidhje. Numri i DHT-ve ne lekuren e kokes pakesohet keshtu me dy te tretat. Kjo ben qe te ndaloje renia e flokeve ne pjesen me te madhe te burrave dhe ne shume raste arrijne rrenjet e flokeve te rigjenerohen dhe te prodhojne floke te fuqishem si me pare. Jo pak, por 150 fije floku eshte sasia qe u bie te gjithe njerezve nga koka thuajse cdo dite. Ne pranvere dhe ne vjeshte ky numer eshte edhe me i larte. Nese kjo shifer shtohet, atehere te gjithe personat duhet te shqetesohen. Nderkohe qe 2 milimetra ne jave zgjatet floku i njeriut nese ai demtohet me produkte jo te pershtatshme kozmetike (si per meshkuj, ashtu edhe per femra), atehere ai keputet po kaq milimetra gjate javes.


Çfare ju duhet

Keshilla dhe Kujdes!



clubfmradio
living






Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 6
FLOKE
1101150053





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Floriana
Para 3 muajsh  
  
Kam Floket kacurrela dhe gjithmon pas larjes se flokeve i lyej me gell.Dhe Ju Lutem a Mund te me Tregoni se a i demton floket gelli
Ju Lutemmm Me Tregoni!!
     
leonora
Para 4 muajsh  
  
shum bukurrrrrrrrrrrrrr
     
leonora
Para 4 muajsh  
  
shum mir
     
endrit
Para 8 muajsh  
  
a demtohen floket dhe a bien nga gelli ?? ka 1 muaj qe perdor gell per floke por dua te sigurohem se a demtohet floku ose a bien .
+0     
hahhahhaha
Para 21 muajsh  
  
ffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
+1     
mirelda
Para 29 muajsh  
  
shume bukur
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan